Këshilli i Emërimeve në Drejtësi reagoi këtë të hënë ndaj sulmeve të vazhdueshme të tv Top Channel ndaj anëtarit më të ri të Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi me pretendimin se dikur ishte anëtar i shërbimeve inteligjente. Në reagimin e gjatë, Gjykata e Lartë thotë se akuzat mbështeten mbi të dhëna të rreme.
Reagimi i plotë:
Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë ushtrimin e tyre me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik.
Në vijim të publikimit të bërë nga “Top Channel”, që ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të kësaj lirie, përmes akuzave të pabazuara dhe pretendimeve të rënda, të pavërteta dhe shumë të rrezikshme, që cenojnë figurën e magjistratëve të përmendur dhe autoritetin e organeve kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson të nevojshme të informojë opinionin publik për disa fakte themelore.
Indikacionet paraprake tregojnë se ky publikim mbështetet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale. Sa më sipër përbën një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik, ndërsa mbetet i paqartë qëllimi i vërtetë i lajmit.
1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Kryetari i tij nuk kanë fshehur asnjë informacion
Çdo veprim dhe vendimmarrje e Këshillit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe është formalizuar me vendime të miratuara, të cilat publikohen në mënyrë të rregullt në faqen zyrtare të KED, në respekt të parimit të transparencës dhe llogaridhënies publike. Një gjë e tillë nuk ka gjetur pasqyrim në raportimin mediatik të lartpërmendur.
2. Administrimi i informacionit të klasifikuar
Ligji përcakton qartë se të dhënat që prekin sigurinë kombëtare administrohen në mënyrë të posaçme dhe nuk mund të bëhen publike. Këshilli, duke respektuar rreptësisht detyrimet ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit, ka verifikuar se të dhënat e përcjella ishin të pabazuara dhe nuk kishin asnjë ndikim ligjor apo faktik në vlerësimin e kandidatit.
3. Cenim i reputacionit institucional dhe i figurës së magjistratit
Publikimi i djeshëm përbën një akt të papërgjegjshëm, që cenon rëndë integritetin e magjistratëve, autoritetin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të institucioneve të tjera kushtetuese. Përhapja e të dhënave të klasifikuara ose interpretimi i shtrembëruar i tyre përbën shkelje të ligjit dhe dëmton besimin e publikut te institucionet kushtetuese.
4. Nevoja për verifikim të burimit të informacionit
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kërkon organeve kompetente të verifikojnë menjëherë mënyrën se si është siguruar dhe shpërndarë informacioni i pavërtetë që mund të përmbajë të dhëna të klasifikuara, si dhe të vlerësojnë përgjegjësitë ligjore që rrjedhin nga ky veprim për efekt të ndjekjes penale ose administrative, në përputhje me parimet e përgjegjësisë dhe etikës publike.
5. Përkushtim ndaj ligjit dhe transparencës
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi siguron opinionin publik se mbetet i përkushtuar që çdo proces të zhvillohet me paanësi, profesionalizëm dhe respekt të plotë për ligjin, i pandikuar nga asnjë formë presioni apo ndërhyrje të paligjshme, duke garantuar që vlerësimi i kandidaturave të bëhet mbi baza të dokumentuara, të verifikueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese.
KËSHILLI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
10 Nëntor08:54
Asnjë surprizë/ Përfundon numërimi i votave, të pesë bashkitë do të qeverisen nga socialistët
Përfundon procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë, ku ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lo...
POLITIKE
10 Nëntor07:34
Altin Bojni i PS merr mbi 66% të votave në Mat, vetëm një kuti pa numëruar
Procesi i numërimit në Bashkinë e Matit është drejt përfundimit, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore ...
POLITIKE
10 Nëntor07:25
Gramos Sako merr mandatin në Bashkinë Tepelenë me 77% të votave
Gramos Sako do të jetë zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Tepelenës, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 n...
POLITIKE
10 Nëntor07:13
Mbyllet numërimi i votave në Vlorë, fiton kandidatja Brunilda Mersini
Numërohen 231 kutitë në Bashkinë e Vlorës ku nga rezultatet fiton kandidatja e PS, Brunilda Mersini me 78.4 të votave.
Brunilda...
POLITIKE
10 Nëntor07:06
Ervin Ceca i Partisë Socialiste, fiton Bashkinë e Beratit me 83% të votave
Ervin Llazar Ceca është zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Beratit, pas përfundimit të numërimit të të gjitha...
POLITIKE
9 Nëntor23:52
Mbi 80% bojkotuan zgjedhjet/ Kreshnik Spahiu: Vlora nuk është më për vendasit, e pajetueshme
Juristi Kres
hnik Spahiu e quajti një shuplakë ndaj establishmentit pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në votimet e...
POLITIKE
9 Nëntor23:10
Numërohen 2 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 310 vota
Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Int...
POLITIKE
9 Nëntor22:20
Nis numërimi i votave në Cërrik dhe Mat!
Numërimi i votave në Bashkinë e Cërrikut ka filluar tashmë, ku janë gjithsej 57 kuti votimi. Në këtë garë p&...
POLITIKE
9 Nëntor21:39
Zgjedhjet e pjesshme vendore, votuan vetëm 18.7% e qytetarëve! Ja arsyet e pjesëmarrjes më të ulët historike
Zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan këtë të diel në 5 bashki të vendit, shënuan numrin më të ulët t&...
POLITIKE
9 Nëntor19:13
Grupi Parlamentar i opozitës thërret mbledhje urgjente, ndalon pjesëmarrjen në komisione deri në vendim final
Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka njoftuar sot se të gjithë deputetët e grupit duhet të marrin pjesë në një ...