Çarja e tubacionit të ujit, UKT njofton kufizime në disa zona të Tiranës
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte n&e...
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte n&e...
Në ditën më të nxehtë të vitit, Tirana u rrethua nga zjarret. Nga Dajti, ku flakët u shfaqën pranë fabrikës ...
Situata e zjarreve në Krujë vijon të jetë alarmante, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe rrezikojnë drej...
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë...
Një situatë e vështirë me zjarret vijon në rrethin e Mallakastrës, ku dhjetëra efektivë zjarrfikës dhe punonj&eum...
Për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça, Gjoni shprehet situata ka qenë e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve at...
Situata me zjarrin në Priskën e Madhe vijon të jetë problematike, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe...
Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas marrjes nën hetim...
Kryetari i PD në Krujë, Aulon Kalaja, ka ngritur alarmin mbi situatën e rënduar nga zjarret, që prej gjashtë ditësh vijojn&...
Banorët e Rrugës Ali Asllani, në zonën Kodër Kamëz (Njësia Bashkiake 11), kanë denoncuar pranë redaksisë s&e...
Dy ditë më parë Thesari i Shtetit kaloi një pagesë 331.1 milionë lekë ose rreth 3.6 milionë euro në llogarinë e kompanisë Timak Defence. Sipas përshkrimit të faturës, arsyeja e transaksionit ishte blerja e automjeteve teknike të transportit për llogari të Repartit Ushtarak 4001, një strukturë logjistike dhe furnizimi e Forcave të Armatosura, që operon nën varësinë e Komandës Mbështetëse.
Por kjo është vetëm pagesa e fundit e një serie agresive transaksionesh të nisur 10 muaj më parë. Nga ajo kohë e deri më sot, buxheti i shtetit ka kaluar më shumë se 31 milionë euro pagesa në llogarinë e kësaj kompanie për blerje sistemi antidron dhe automjete. Pra, qeveria shqiptare është duke i paguar Timak Defence 3.1 milionë euro çdo muaj.
Ky është një biznes më i madh se inceneratori i Tiranës, në terma financiare plot tre herë më i madh. Por ku shkojnë paratë?
Timak Defence u themelua si sot një vit më parë, saktësisht në 13 gusht 2025 si një bashkëortakëri mes shtetit dhe privatit. Qeveria shqiptare mban 20 për qind të aksioneve përmes shoqërisë publike Kayo, ndërsa 80 për qindëshi tjetër zotërohet nga kompania Timak.
Timak ka dy pronarë. Arjeta Puca zotëron 51 për qind të aksioneve, ndërsa 49 për qind mbahen nga izraeliti me nënshtetësi shqiptare Ron Yefet. Rrjedhimisht struktura aksionare e Timak Defence është sa vijon; qeveria ka 20 për qind të aksioneve, Arjeta Puca ka 40.8 për qind dhe Yeffet mban 39.8 për qindëshin e mbetur.
Miliardat që dolën nga hiçi
Deri në verën e vitit të kaluar, Timak ishte një kompani mediokre, pa asnjë lidhje me biznesin e armëve dhe 100 për qind nën pronësinë e Arjeta Pucës. Por gjithçka ndryshoi në mesin e qershorit, kur zonjush Puca vendosi t'i shesë 49 për qind të aksioneve të kompanisë tek Ron Yeffet për 49 mijë lekë, ose pak më shumë se 500 euro me kursin e sotëm.
Shitja e Timak
Nuk dihet se kush ishte kumbari i kësaj "martese", por duke parë atë që polli më vonë nuk është shumë vështirë të imagjinohet. Pas hyrjes së Yeffet si aksioner në kompani, Timak u përzgjodh nga Kayo për të krijuar shoqërinë e përbashkët Timak Defence. Dhe miliardat filluan të rridhnin furishëm, nga xhepi i taksapaguesve tek llogaritë e kompanisë.
Në një farë mënyre ajo që ka ndodhur është e magjishme. Shoqëria nënë e Timak Defence, pra Timak vitin e kaluar realizoi vetëm 950 mijë euro xhiro totale. Por bija e saj Timak Defence po shkon në rendin e 40 milionë eurove në vit. Të gjitha të faturuara nga buxheti.
Me pak fjalë, Timak Defence është rasti klasik dhe më i pastër i crony kapitalizmit, ku qeveria cakton se kë do të bëjë të pasur.
Timak Defence ka monopolin e furnizimit të ushtrisë me mjete dhe dronë. Pra paratë që ajo thith nga buxheti i shtetit nuk vijnë për shkak të garave publike, por janë praktikisht privatizim i drejtëpërdrejtë i buxhetit. Por ky është një rast që me gjasa nuk do të guxojë t'i afrohet askush. aSPAK.
Një mik për kokë
Aktualisht Ron Yeffet është i paditur në gjykatën e Miamit nga për mashtrim nga një ish tregtar energjie i quajtur Mark Faist.
Zoti Faist pretendon se Yeffet i ka marrë 8.6 milionë dollarë duke e mashtruar se paratë do të investoheshin në projekte pasurish të patundshme në Neë York dhe do të gjeneronin fitime të mëdha.
Por në padinë e Faist ka detaje shumë interesante, ku ai shpjegon se pse ra pre e mashtrimit që pretendon.
"Yeffet e ftoi zotin Faist dhe bashkëshorten e tij në një udhëtim në Paris në bordin e avionit të tij privat. Gjatë udhëtimit, grupi vizitoi Pallatin e Versajës dhe bashkëshortët Faist u prezantuan me disa nga kontaktet më mbresëlënëse të Yeffetit: Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako. Këto prezantime u përzgjodhën me kujdes për të përforcuar imazhin e Jafetit si një njeri me ndikim të jashtëzakonshëm global dhe influencë të madhe në biznes," thuhet në padinë e paraqitur nga avokati i Faist.
Në padi ka dhe detaje të tjera se si zotërinjtë priteshin me eskorta në Shqipëri. Por zoti Yeffet nuk e ka mohuar për asnjë moment gjatë proçesit gjyqësor që vazhdon, njohjen e tij me kryeministrin e Shqipërisë.
Në fund të fundit, kush do ta mohonte një miqësi si kjo. 3.1 milionë euro në muaj./Kapitali.al
Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, është kundërshtuar edhe nga socialistët e Maliqit të cilët refuzojnë bashkimin ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar thirrjen e hapur të Agjencisë për Media dhe Informim për krijimin e “Rrjetit MIA”, një n...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi akuzon Edi Ramën për ‘farsën’e konsultimeve për reformën territor...
Edi Rama ka reaguar për qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës, pas deklaratës së presidentit Zelensky në Beograd se Ukraina nuk...
Betoni i “pisët” dhe zhvlerësimi skizofrenik i euros, rruga e Ramës për shkatërrimin e Shqipërisë! Pesëfi...
Kryetari i PD në Krujë, Aulon Kalaja, ka ngritur alarmin mbi situatën e rënduar nga zjarret, që prej gjashtë ditësh vijojn&...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 75-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se dy muaj, qyt...
Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 74-të radhazi në Tiranë, pas disa orësh tubim, fjalimesh dhe marshimi në rrug&...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për situatën e zjarreve në ve...
Pas mbajtjes së fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit “gdhendën” një mesazh në shesh për kryeministrin Edi Rama....