Çarja e tubacionit të ujit, UKT njofton kufizime në disa zona të Tiranës
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte n&e...
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte n&e...
Në ditën më të nxehtë të vitit, Tirana u rrethua nga zjarret. Nga Dajti, ku flakët u shfaqën pranë fabrikës ...
Situata e zjarreve në Krujë vijon të jetë alarmante, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe rrezikojnë drej...
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë...
Një situatë e vështirë me zjarret vijon në rrethin e Mallakastrës, ku dhjetëra efektivë zjarrfikës dhe punonj&eum...
Për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça, Gjoni shprehet situata ka qenë e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve at...
Situata me zjarrin në Priskën e Madhe vijon të jetë problematike, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe...
Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas marrjes nën hetim...
Kryetari i PD në Krujë, Aulon Kalaja, ka ngritur alarmin mbi situatën e rënduar nga zjarret, që prej gjashtë ditësh vijojn&...
Banorët e Rrugës Ali Asllani, në zonën Kodër Kamëz (Njësia Bashkiake 11), kanë denoncuar pranë redaksisë s&e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi akuzon Edi Ramën për ‘farsën’e konsultimeve për reformën territorial, duke iu referuar takimit të Ramës dje në Kuç të Vlorës.
“Konsultimet për çfarë? Për një hartë elektorale që e ka bërë pa pyetur kënd? Për bashki që i ka shpallur publikisht se do t’i shkrijë? Për një vendim politik që ua ka urdhëruar komuniteteve dhe tani kërkon prej tyre ta pranojnë?
Ky nuk është konsultim. Konsultimi nuk bëhet për të bindur qytetarin për një vendim të marrë më parë. Konsultimi bëhet që mendimi i qytetarit të ndikojë te vendimi” tha Kedhi në një deklarata nga selia e PD-së.
Duke iu referuar takimit të djeshëm dhe përzënies së kryetarit të bashkisë së Poliçanit nga Rama, ai tha se qytetarët, përfshirë dhe socialistë, po e refuzojnë autokracinë, arrogancën dhe përbuzjen që ai shfaq për ta.
Problemi për Ramën nuk është reforma territoriale. Problemi është se, pas vitesh presioni, arrogancë dhe kontrolli absolut, njerëzit kanë filluar t’i thonë jo. Madje po i thonë jo edhe të tijtë. Dje pamë reagimin e tij, harbutërinë ndaj njerëzve që janë të zgjedhur vendorë, jo nëpunës të Kryeministrisë' tha sot Kedhi.
Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi:
Dje, në Kuç të Vlorës, Edi Rama mblodhi kryetarët socialistë të bashkive që ka vendosur t’i shkrijë, si pjesë e hartës elektorale që ai quan Reformë Territoriale. I kishte thirrur për konsultë, por shpejt ‘seanca konsultative’ u kthye në sesion kërcënimesh dhe sharjesh. Disa kryetarë bashkish u nxorën jashtë.
Kështu i koncepton dëgjesat Edi Rama. Kur sillet kështu me të zgjedhurit, imagjinoni çfarë bën me ata që ka emëruar vetë. Për njerëzit e thjeshtë nuk keni nevojë të lodhni imagjinatën, sepse e keni parë me zë dhe figurë si i fyen dhe poshtëron.
Kjo skenë, si në mbledhjet e celulave komuniste, ku bashkëpunëtorët përjashtoheshin nga mbledhja dhe partia, dhe pastaj ‘dekoroheshin’ me një plumb, tregon Ramën në panik.
Në Poliçan, në Selenicë, në Divjakë, në Dimal dhe në komunitete të tjera, qytetarët po kuptojnë se nuk janë të dënuar të pranojnë çdo vendim që vjen nga Tirana.
Po kundërshtojnë. Po protestojnë. Po flasin. Po vrasin frikën.
Dhe pikërisht këtë Rama nuk e duron dot. Një dekadë propagandë, trysni, presion, po shkërmoqet. Milionat e hedhura për patronazhim dhe grabitje zgjedhjesh, e kupton se nuk mjaftojnë më.
Qytetarët, përfshirë dhe socialistë, po e refuzojnë autokracinë, arrogancën dhe përbuzjen që ai shfaq për ta. Disa këshilla bashkiakë kanë votuar unanimisht kundër shkrirjes.
Problemi për Ramën nuk është reforma territoriale. Problemi është se, pas vitesh presioni, arrogancë dhe kontrolli absolut, njerëzit kanë filluar t’i thonë jo. Madje po i thonë jo edhe të tijtë.
Dje pamë reagimin e tij, harbutërinë ndaj njerëzve që janë të zgjedhur vendorë, jo nëpunës të Kryeministrisë. Por ka edhe një absurditet tjetër. Pas gjithë kësaj, propaganda qeveritare na thotë se Edi Rama ‘ka nisur konsultimet’.
Konsultimet për çfarë? Për një hartë elektorale që e ka bërë pa pyetur kënd? Për bashki që i ka shpallur publikisht se do t’i shkrijë? Për një vendim politik që ua ka urdhëruar komuniteteve dhe tani kërkon prej tyre ta pranojnë?
Ky nuk është konsultim. Konsultimi nuk bëhet për të bindur qytetarin për një vendim të marrë më parë. Konsultimi bëhet që mendimi i qytetarit të ndikojë te vendimi.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Karta Europiane e Vetëqeverisjes Vendore kërkon konsultimin paraprak të komuniteteve për ndryshimin e kufijve dhe konsultimin e autoriteteve vendore, në kohën e duhur, për çështjet që i prekin drejtpërdrejt.
Partia Demokratike ka një koncept krejt tjetër për pushtetin vendor.
Ne besojmë te decentralizimi i kompetencave dhe financiar, jo te përqendrimi i pushtetit. Te bashkitë dhe shërbimet pranë qytetarit, jo te bashkitë gjigante larg tij. Te komuniteti që vendos për veten dhe ruan identitetin e vet, jo te Kryeministri që vendos për çdo komunitet.
Këto parime ndajnë dhe qytetarët kudo në Shqipëri. Ndaj sot vendi është ngritur në protestë.
Shqiptarët po humbin frikën dhe kanë kuptuar se zëri i tyre ka vlerë dhe një Shqipëri tjetër është e mundur. Ne jemi ne krah te qytetareve dhe komuniteteve ne betejen e tyre për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen.
Dje në Kuç nuk pamë forcën e Edi Ramës. Pamë panikun e dordolecit në krye të arës që nuk tremb më askënd.
Edi Rama ka reaguar për qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës, pas deklaratës së presidentit Zelensky në Beograd se Ukraina nuk...
Betoni i “pisët” dhe zhvlerësimi skizofrenik i euros, rruga e Ramës për shkatërrimin e Shqipërisë! Pesëfi...
Kryetari i PD në Krujë, Aulon Kalaja, ka ngritur alarmin mbi situatën e rënduar nga zjarret, që prej gjashtë ditësh vijojn&...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 75-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se dy muaj, qyt...
Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 74-të radhazi në Tiranë, pas disa orësh tubim, fjalimesh dhe marshimi në rrug&...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për situatën e zjarreve në ve...
Pas mbajtjes së fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit “gdhendën” një mesazh në shesh për kryeministrin Edi Rama....
Në ditën e 74-të radhazi të protestës përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeve...
Situata politike në Kosovë, e shoqëruar me protesta dhe tensione rreth konstituimit të Kuvendit, ka sjellë edhe një episod që...
Një i ri, pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, tha se largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk lidhet vetëm m...