I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Zëvëndës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku foli për buxhetin e vitit 2025. Gjatë fjalës së saj Xhixho u shpreh se buxheti i vitit 2025 thellon më tej varfërinë e shqiptarëve.
Sipas saj mënyra se si qeveria ka vendosur t’i shpërndajë fondet është prova më e qartë se barrën e korrupsionit të saj do ta mbajnë pensionistët dhe shtresat në nevojë. Ajo theksoi se pjesa më e madhe e buxhetit 2025 shkon për punët publike. Xhixho shtoi se qeveria ka planifikuar që për vitin e ardhshëm, plot 777.2 miliard lekë të shkojnë për projektet korruptive PPP.
Ajo tha se qeveria sërish nuk e ka prioritet arsimin ndërsa theksoi se nuk e ka pasur kurrë prioritet. Sipas saj buxheti i vitit të ardhshëm është sërish më i ulëti në rajon dhe nuk mbështet investimet në asnjërin prej niveleve të tij. Ajo shtoi se është e turpshme, sesi një qeveri që i sheh t’i boshatisen përditë shkollat dhe universitetet, t’i ulet numri i mësuesve e nxënësit të renditen të fundit për nivelin e dijeve në testet PISA, të mos reflektojë duke buxhetuar arsimin.
Deklarata e Zv. Presidentes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:
Të nderuar qytetarë! Buxheti i vitit 2025 thellon më tej varfërinë e shqiptarëve. Mënyra si qeveria ka vendosur t’i shpërndajë fondet është prova më e qartë se barrën e korrupsionit të saj do ta mbajnë pensionistët dhe shtresat në nevojë. Pjesa më e madhe e buxhetit 2025 shkon për punët publike. Dhe jo rastësisht, pasi është zëri përmes së cilit mund të vidhen më lehtë paratë e shqiptarëve. Qeveria ka planifikuar që për vitin e ardhshëm, plot 777.2 miliard lekë të shkojnë për projektet korruptive PPP. Ndërkohë, nga ana tjetër, pensionistët u tallën me një indeksim 4.1%, që është jo më shumë se një panine në ditë.
Pensionistët, kjo kategori që e ka votuar Partinë Socialiste, sot janë më të zhgënjyer se asnjëherë. Sepse me këtë buxhet, qeveria po i zhyt akoma më thellë në varfëri. Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 160 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro.
Indeksimi me vetëm 4.1% është tallës në krahasim me rritjen 20% që bëri qeveria e Kurtit ne Kosovës, me një buxhet sa gjysma e atij që ka qeveria e Edi Ramës. Shqiptarëve u merren paratë gjatë gjithë vitit, por ky buxhet nuk jep asgjë mbrapsht. Shqipëria është vendi me normën më të lartë të TVSH-së për ushqimet me 20%, në një kohë kur Kosova e ka 8%, Mali i Zi 7% e Serbia 10%. Para ka, por ato nuk shkojnë te pensionistët.
Sipas Eurostat, për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension, niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%. Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2013, pensionistë marrin sot 30% më pak pasi çmimet janë rritur dhe pensionet nuk kanë ndryshuar fare. Kjo është e vërteta e hidhur që e ndien sot çdo pensionist që nuk i del të blejë ilaçet apo të paguajë energjinë. Është fakt që qeveria nuk i ka rritur pensionet. Bonuset që ka parashikuar qeveria për ta nuk janë gjë tjetër veçse lëmoshë elektorale. Qeveria po tallet sërish me një brez që i ka pasur familjarët dëshmorë të atdheut, që kanë dhënë gjak për pavarësinë dhe çlirimin e vendit. Asnjë shpresë nuk u jep qeveria as familjeve në nevojë. Për vitin e ardhshëm jo vetëm që nuk është parashikuar rritje, por fondet për familjet me ndihmë ekonomike do të ulen me -9.2% . Nga ana tjetër, qeveria nuk e kursen luksin për vete.
Plot 75.1 miliard lekë ose një rritje me 3.9% është parashikuar për shpenzimet operative të luksit.
Ky buxhet nuk ka parashikuar asnjë lek për të mbështetur të papunët, ndërsa fondet për shtresat në nevojë ulen me 7.3%. Buxheti i kujdesit social po ashtu ulet me 2.1 miliardë lekë, sepse qeverisë i duhen paratë për klientët e vet. Buxheti i shëndetësisë nuk premton shërbim më të mirë se ai që iu dha gjatë këtij viti qytetarëve shqiptarë. Fondi prej 2.5% e PBB, i parashikuar për shëndetësinë, do të mbajë të hapura vatrat e vjetra të korrupsionit e do të hapë të reja. Nuk ka asnjë reflektim për skandalet si ai i Onkologjikut, sepse shëndetësia nuk buxhetohet. Sipas OBSH, shqiptarët paguajnë nga xhepi të paktën 60% të shpenzimeve shëndetësore. As me buxhetin e ri, kjo nuk ka gjasa të ndryshojë.
Qeveria sërish nuk e ka prioritet arsimin. Dhe është e kuptueshme pse: nuk e ka pasur kurrë prioritet. Buxheti i vitit të ardhshëm është sërish më i ulëti në rajon dhe nuk mbështet investimet në asnjërin prej niveleve të tij. Për vitin e ardhshëm, investimet në arsim për vitin 2025 do të jenë: Arsimi bazë 0%; Arsimi i mesëm 0%; Arsimi i lartë -11.9%; Kërkimi shkencor -22.8%; Sporti 1.3%. Është e turpshme, sesi një qeveri që i sheh t’i boshatisen përditë shkollat dhe universitetet, t’i ulet numri i mësuesve e nxënësit të renditen të fundit për nivelin e dijeve në testet PISA, të mos reflektojë duke buxhetuar arsimin.
Është akoma më e turpshme që siguria në shkolla është në nivele alarmante. Humbja e Martinit 14-vjeçar është këmbana më e fortë e alarmit se asnjë prej strukturave që garantojnë jetën dhe sigurinë e fëmijëve tanë në shkolla nuk funksionon. Por nëse nuk mbështet qytetarët, pensionistët, familjet në nevojë dhe të papunët, arsimin apo shëndetësinë, çfarë mbështet ky buxhet? Përmes cilëve zëra do të nxitet rritja ekonomike dhe do të përmirësohet jeta e qytetarëve? Ky është buxheti që mbështet dhe u shërben oligarkëve, përfituesve të tenderave publikë e koncesioneve dhe investitorëve strategjikë.
Në pjesën më të madhe të tij, buxheti prej 8.2 miliardë eurosh shkon për projekte infrastrukturore, tendera ku kostot fryhen në mënyrë fiktive, dhe paratë shkojnë aty ku kanë shkuar gjithnjë: në xhepat e klientëve të qeverisë. Ky është buxheti që lë shqiptarët pa para, pa shërbime shëndetësore dhe pa arsim, duke i detyruar edhe ata që nuk e kanë menduar deri tani largimin, të bëjnë gati valixhet! Ne do të propozojmë amendimet tona si Parti e Lirisë, në mënyrë që nga buxhet në shërbim të oligarkëve, të kthehet në buxhet në shërbim të qytetarëve.
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar rezolutën e miratuar sot nga&n...
MALTË- Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratuar mesditën e së premtes Rezolutën ku shpreh shqetësimet ...
Silvio Gonzato dhe Majlinda Bufi TIRANË- Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi, një përsëritëse në rastet e dhunës d...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme në lid...
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha dha lajmin se një tjetër rezolutë kundër shtetit të Edi Ramës është m...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë të ditur se ditën e martë në datën 26 nën...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha tha sot se një grup ekspertësh shqiptarë dhe ndërkombët...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku tha t...
Manastirliu TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në ditën e e dytë të punimev...
sali berisha TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dalë sot me një tjetër njoftim për të sqaruar vendimin e marrë ditën e ...