Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Dashamir Shehi ka propozuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të përbashkët politike me studentët që protestojnë.Shehi theksoi se situata kërkon mjete politike dhe jo përplasje të dhunshme. Sipas tij, protesta nuk duhet parë vetëm si një reagim i studentëve, pasi pakënaqësitë janë më të gjera dhe mund të shprehen edhe nga grupe të tjera të shoqërisë.
“As unë nuk jam për ta rrëzuar me dhunë. Por kriza është politike dhe do mjete politike për ta zgjidhur. Kështu ka ndodhur gjithmonë, edhe në ’91-ishin me mjete politike është zgjidhur. Sa herë mungojnë mjetet politike, rrëshqasim aty ku kemi rrëshqitur, në ’97-ën, gjithë këto histori të tjera.
Duhen mjete politike për ta zgjidhur, sepse kjo protestë nuk është thjesht e studentëve, sepse ka filluar e disa muaj më parë. Mund të vazhdojë dy muaj pas me blegtorë, e ku di unë. Pse? Është poshtë problemi. Kriza është permanente këtu. Edhe plas një herë me atë, një herë me atë“, tha Shehi.
Ai propozoi që zgjidhja të nisë me dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke argumentuar se një hap i tillë nuk do të sillte domosdoshmërisht destabilizim të vendit.
“Kush janë mjetet politike? Unë propozoj… propozoj, se nuk është gjë e re, një herë fillon me dorëheqjen e tij. E do ta shpjegojmë që nuk është ndonjë gjë e tmerrshme, që s’ka ndodhur ndonjëherë. Fillon dorëheqjen e tij. Çfarë kërkojnë të rinjtë? Dorëheqjen e tij. Iku kjo.
Çfarë ndodh? Asnjë gjë nuk ndodh. Fare. Po deshët, nxjerrim edhe socialistë të tjerë kryeministër. Ja ku është Klosi, e ca Klosa të tjerë, për bukuri, nuk ka asnjë problem“, u shpreh ai.
Shehi argumentoi se pas dorëheqjes së Ramës mund të krijohej një qeveri e përbashkët, ku të përfshiheshin përfaqësues të shumicës dhe opozitës, si dhe përfaqësues të të rinjve që kanë protestuar. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për një qeveri teknike, por për një qeveri politike me një platformë të përcaktuar. Sipas tij, kjo qeveri do të duhej të kishte si objektiv kryesor integrimin evropian të Shqipërisë.
“Por qeveria bëhet e përbashkët, në ç’kuptim? Unë i kam gjetur edhe emrin, se ky i gjati thotë Evropa, Evropa, sikur vetëm ky na fut në Evropë. Po pse me lartësi futesh në Evropë? Bëje, do t’ia vësh emrin ‘Qeveria për Evropën’. Edhe hyjnë këta që kanë bërë protestën. E përkohshme, sigurisht. Ata të tjerët nga opozita si komponentë, s’ka asnjë gjë të keqe. Por qeveri politike, jo teknike. Se teknike këtu janë rrëzuar përherë, s’marrin gjë përsipër, i kemi parë se ku shkon. E kjo merr një platformë. Cila është platforma që them unë? Për Evropën ia bëjmë të parën qejfin Edi Ramës dhe Partisë Socialiste dhe jam i sigurt, ditën që dilni me këtë qeveri të përbashkët dhe që e ka emrin Për Evropën, Evropa e parë do të thotë: Më duket se i kanë ardhur mendtë shqiptarëve, hajde t’i fusim”, tha ai.
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe analisti Armand Shkullaku janë përfshirë një debat në stu...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, vlerësoi nismën e një grupi juristësh dh...
Doriana Musai, pedagoge komentoi protestat e studentëve. Musai u shpreh se dialogu i kryeministrit pas hurit ndaj fëmijëve e studentëve nuk ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ka komentuar përplasjet mes policisë dhe protestuesve gjatë protestës studentore, e ...
Këtë mbrëmje një debat mes studentëve dhe përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, është zhvill...
Televizioni amerikan Fox News ka pasqyruar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke publikuar pamje nga seanca plenare e së enjtes në ...
Analisti Fatos Lubonja shprehet se protestat tregojnë se kryeministri Rama ka ndërtuar një narko-shtet policor. Lubonja u shpreh se krimi i organ...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka ndarë një mesazh për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian....