POLITIKE

Deklaratat e forta të Eurodeputetit çek, Kalaja: Rama tashmë në lupën e drejtësisë evropiane, vërtetohen denoncimet e PD

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Korrik 2026, 16:42
Deklaratat e forta të Eurodeputetit çek, Kalaja: Rama tashmë

Një deklaratë e fortë nga një eurodeputet çek ka tronditur opinionin publik, duke hedhur dritë mbi lëvizjet e dyshimta të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Avokatja e njohur Adriana Kalaja, tha gjatë një interviste në edicionin e mesditës ne Syri tv me moderatoren Eneida Ndoci, se raportimet e fundit tregojnë se ndërkombëtarët kanë filluar të ndryshojnë tërësisht qasjen ndaj kreut të qeverisë shqiptare dhe familjes së tij, duke i vendosur ata në "lupën" e drejtësisë evropiane.

Deklaratat e eurodeputetit vërtetojnë atë që opozita ka denoncuar prej kohësh në lidhje me fenomenin "Follow the money". Sipas informacioneve të bëra publike, dyshohet se udhëtimet e shpeshta me charter të kryeministrit nuk kanë qenë thjesht për vizita zyrtare, por janë përdorur për transportin e parave të pista dhe lëndëve narkotike. Këto akuza marrin një rëndësi të veçantë pasi vijnë nga një përfaqësues i institucionit më të lartë të Bashkimit Evropian, i cili ka theksuar se Edi Rama dhe rrethi i tij familjar janë nën vëzhgim dhe hetim.

Eneida Ndoci: Do të ndalemi pak në këto momente tek hapësira e intervistës ku do të kem në këto çaste zonjën Adriana Kalaja për të folur në lidhje me një çështje shumë të rëndësishme që është bërë publike në emisionin "Kafe Shqeto", flas pikërisht për deklaratat e eurodeputetit çek. Do të flasim pikërisht për fenomenin "Follow the money". Tashmë jemi pikërisht në kushtet e kësaj gjëje. Edi Rama tashmë është në lupë nga ana e Bashkimit Evropian, tashmë kemi një tjetër denoncim i cili nuk mund të kalojë nën hundë, le të themi pa u hetuar dhe pa u parë ashtu siç duhet. Denoncime të shumta keni bërë edhe ju, por në rastin konkret në këtë deklaratë që ka bërë eurodeputeti në emisionin e mëngjesit në Syri Televizion, si e keni parë?

Adriana Kalaja: Në fakt më bëri përshtypje për mirë sepse tashmë u bë një periudhë e gjatë kohe, ku edhe vetë ajo pjesë e eurodeputetëve, e kancelarive ndërkombëtare të Evropës apo të botës, kanë filluar të kenë një qasje totalisht ndryshe ndaj fatkeqësisht kryeministrit të Shqipërisë, por edhe familjes së tij. Dhe nga ana tjetër më pëlqeu si fakt se e thënë nga një europarlamentar, ka përveçse ndikim komplet ndryshe, por vërtetoi katërcipërisht denoncimet që kemi bërë në vijimësi ne si opozitë, si Parti Demokratike, por kryesisht edhe kryetari i partisë, zoti Sali Berisha. Për të mos përmendur në vijimësi apo në detaje se çfarë tha europarlamentari, për të cilin në fakt unë shpreh një konsideratë të jashtëzakonshme, mendoj se ato gjëra janë katërcipërisht të vërteta, janë të bazuara në prova dhe në fakte, sepse ndryshe nuk mundet dot një subjekt i këtij kalibri të dali në një televizion dhe të hedhi akuza të pabazuara.

Por ajo që mua personalisht më bën përshtypje është dhe fakti që përputhen këto akuza me ato në fakt që kemi ngritur në mënyrë vijuese, por që i kemi çuar dhe përpara organeve ligjzbatuese, kryesisht SPAK-ut, që fatkeqësisht nuk ka bërë asgjë. Unë dua në fakt, se ka disa probleme që fatkeqësisht populli shqiptar i anashkalon, populli shqiptar i harron, që është shumë kryesore, dua të risjell në vëmendje një akuzë të fortë që ka bërë zoti Berisha kur ka thënë që ka informacione që me udhëtimin charter që bënte Edi Rama, janë transportuar para, janë transportuar drogë. Pra, vijmë sot në 2026-ën dhe këtë e thotë një përfaqësues i institucionit më të lartë evropian, këtë e thotë një person i cili në fakt thotë që po vëzhgohet, po hetohet Edi Rama dhe familjarë të tij. Pra, ndërkohë që ne si Parti Demokratike na është rrëzuar kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor për udhëtimet charter, buxhetit të shtetit në llogaritjet e mia deri në vitin 2022-2023 i kishin kushtuar 23 milionë euro. Pra shqiptarët duhet të bëjnë një llogari shumë të thjeshtë që nuk ka rëndësi se këtë e denoncon zoti Berisha apo një europarlamentar apo Adriana Kalaja.

Rëndësi ka që populli shqiptar duhet të merret me faktin, është e vërtetë apo është e pavërtetë dhe duhet të merret me një logjikë të thjeshtë ekonomike, që ku mund të ishin përdorur 23 milionë euro, çfarë mund të kishim bërë ne për interes publik në shumën 23 milionë euro dhe pa u futur në sektorët e veçantë, çfarë mund të kishim ndryshuar ne në sistemin shëndetësor me 23 milionë euro. Pra kemi një dëm të konsiderueshëm që refuzohet të jepet llogari për një shumë të tillë, por ka akuza konkrete nga zoti Berisha që me charter-in privat janë transportuar drogë dhe para. Nga ana tjetër ju e dini shumë mirë se çfarë ka bërë kjo maxhorancë e implikuar deri në qelizën më të fundit nga krimi, nga korrupsioni, nga mafia, nga paratë e pista, që ka bërë që të gjitha shpenzimet e udhëtimit të kryeministrit bandit të konsiderohen si sekret hetimor.

Pra, qartazi ka shumë gjëra për të parë, qartazi ka shumë gjëra të cilat janë fshehur deri më sot, kjo edhe për shkak të apatisë të SPAK-ut. Por unë e siguroj kryeministrin bandit të Shqipërisë, banditët rreth e rrotull e tij që i shërbejnë, por nga ana tjetër dhe banditët që janë brenda strukturës së SPAK-ut, që një ditë këto dosje të gjitha do shikohen me përparësi dhe një ditë drejtësia do vihet në vend.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan