Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se ditën e martë, Prokuroria e Posaçme bëri publike masat e reja të arrestit për punonjësit e inceneratorit fantazmë të Tiranës, duke i quajtur ata një Grup të Strukturuar Kriminal. Lidhur me këtë Këlliç tha se çuditërisht mes këtyre 8 shtetasve, mungonte një ndër emrat kryesorë të kësaj bande, sipas tij, zbatuesi i të gjithë punëve të pista brenda dhe jashtë vendit të dyshes Mërtiri – Zoto, Elton Bualli.
Këlliçi shtoi se ky individ, herë shfaqet si drejtor i inceneratorit të Elbasanit, herë shfaqet si drejtori i inceneratorit Tiranë, herë shfaqet në komunikimet e tij me zyrtarët në Zimbabëe, herë shfaqet në komunikimet në Hollandë, herë shfaqet duke dhënë urdhëra në e-maile për biznesin e dherave, e çuditërisht, sipas tij, ky zotëri shfaqet në komunikimet mes zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë për investime resortesh qindra milionë euro në Tunizi.
Këlliçi prezantoi në ekran një kontratë noteriale borxhi të tetorit të vitit 2021, në të cilën inceneratori i Tiranës, i jep gjysëm milioni euro borxh kompanisë së Elton Buallit, për të blerë toka pranë landfillit të Sharrës. Me paratë e inceneratorit fantazmë, tha Këlliçi, ky person ka blerë 10.500 m2 tokë në Sharrë, siç mundet ta shihni në këto dy çertifikata pronësie. Po ashtu Këlliçi shtoi se AZHBR i ka dhënë këtij individi plot 310.538 euro për të ndërtuar një sere, pikërisht mbi këto dy parcela toke.
DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:
Ditën e martë, Prokuroria e Posaçme bëri publike masat e reja të arrestit për punonjësit e inceneratorit fantazmë të Tiranës, duke i quajtur ata një Grup të Strukturuar Kriminal.
Çuditërisht mes këtyre 8 shtetasve, mungonte një ndër emrat kryesorë të kësaj bande, zbatuesi i të gjithë punëve të pista brenda dhe jashtë vendit të dyshes Mërtiri – Zoto, shtetasi Elton Bualli.
Në 18 tetor të vitit 2020, sëbashku me deputeten Ina Zhupa, shkuam në landfillin e Sharrës për të denoncuar skemën kriminale të vjedhjes të 130 milionë eurove, përmes një inceneratori që nuk ekzistonte në këtë landfill. Siç e patë dhe në video, personi i cili na sulmoi ne dhe gazetarët e pakët prezent, ishtë pikërisht Elton Bualli.
Ky individ, herë shfaqet si drejtor i inceneratorit të Elbasanit, herë shfaqet si drejtori i inceneratorit Tiranë, herë shfaqet në komunikimet e tij me zyrtarët në Zimbabëe, herë shfaqet në komunikimet në Hollandë, herë shfaqet duke dhënë urdhëra në e-maile për biznesin e dherave, e çuditërisht ky zotëri shfaqet në komunikimet mes zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë për investime resortesh qindra milionë euro në Tunizi.
Ky individ, ndërkohë na shfaqet edhe si biznesmen. Këtu po ndalemi për një çast: Në ekran do të shihni një kontratë noteriale borxhi të tetorit të vitit 2021, në të cilën inceneratori i Tiranës, i jep gjysëm milioni euro borxh kompanisë së Elton Buallit, për të blerë toka pranë landfillit të Sharrës. Me paratë e inceneratorit fantazmë, ose më saktë me paratë e qytetarëve të Tiranës, ky shtetas ka blerë 10.500 m2 tokë në Sharrë, siç mundet ta shihni në këto dy çertifikata pronësie. Por bujaria e Grupit të Strukturuar Kriminal drejtuar nga Erion Veliaj, nuk mbaron këtu.
AZHBR i ka dhënë këtij individi plot 310.538 euro për të ndërtuar një sere, pikërisht mbi këto dy parcela toke që ju treguam më sipër.
Ende sot që flasim, SPAK ka harruar të arrestojë këtë individ, SPAK ka harruar të vendosë sekuestron mbi këto parcela toke të blera me taksat e shqiptarëve, e mbi të gjitha SPAK ka harruar të sekuestrojë serën e ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre europianë. Për shkak të këtyre vjedhjeve, sot fermerët shqiptarë nuk mund të përfitojnë dot më fondet e IPARD.
Dua t’i drejtoj dy pyetje kreut të organizatës partnere të PS, Altin Dumanit.
1. Përse është amnistuar shtetasi Elton Bualli?
2. E kujt është sera dhe toka që SPAK ka frikë të sekuestrojë?
Për çdo qytetar shqiptar, sot është fare e qartë skema e vjedhjes së qindra milionë eurove me inceneratorin e Tiranës nga Grupi i Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, drejtuar nga Erion Veliaj, por është edhe më e qartë amnisitia që SPAK po i bën kreut të këtij Grupi të Strukturuar Kriminal.
Garantojmë qytetarët shqiptarë, se ne jemi të vendosur të bëjmë publik çdo fakt dhe provë dhe të çojmë përpara drejtësisë kupolën kriminale të “Rilindjes”.
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku ka thënë të premten se Lojërat Olimpike do të mund të ofrojnë mund&...
Foto Ilustruese SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se emigrimi i qytetarëve shqiptarë nga vendi mbetet një problem shum...
DASH SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në vendin tonë. Në raportin e DASH b&e...
ASHK SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për pasuritë e paluajtshme në Shqipëri. Në raport theksohet ...
SHBA- Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i ka dhënë një 'shuplakë' qeverisë shqiptare në lidhje me statusin e...
DASH SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se të drejtat e pronësisë në Shqipëri vijon të jetë një...
DASH SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të bërit biznes në vendin tonë. Në raport theksohet...
Genc Gjokutaj dhe Sali Berisha TIRANA- Avokatja e eurodeputetit të Greqisë, Fredi Beleri, Klodiana Gjyzari do të mbrojë kreun e Partis&...
Komisioni TIRANA- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Antikorrupsion në Kuvendin e Shqipërisë, nën drejtimin e F...
Taulant Balla TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, foli sot p...