“Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Anëtarësimi në BE është në rrezik
Eurodeputetët kanë paralajmëruar Shqipërinë se bisedimet e pranimit në BE janë në rrezik nëse qeveria nuk “nd...
Eurodeputetët kanë paralajmëruar Shqipërinë se bisedimet e pranimit në BE janë në rrezik nëse qeveria nuk “nd...
Protestat qytetare që zhvillohen prej më shumë se 32 ditësh, në Shqipëri shkojnë në Parlamentin Europian. Kështu u...
“Të ndalojmë deputetët të hyjnë në Kuvend”. Kjo është thirrja që një qytetar bëri nga podiumi...
Mbahet sot protesta e 32-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministri...
Ka nisur këtë të mërkurë protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët...
Një rezidencë luksoze buzë ujit në Miami Beach, në rrugën ekskluzive Flamingo Drive, duket si vendi më pak i mundshëm p&...
Delegacioni i deputetëve të grupit të Gjelbërt/Aleanca e Lirë Evropiane (Green/EFA) në Parlamentin Europian përfundoi të...
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se raporti i miratuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë e pë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, deklaroi se pr...
Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 32-të, ndërsa presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare duket se po arrin në një pikë kritike. Në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe arenës ndërkombëtare është "The Albanian File" (Dosja Shqiptare), një libër që po përdoret tashmë si bazë për një padi të dorëzuar në SPAK nga vetë protestuesit.
Publikimi mbledh mbi 50 projekte dhe fakte komprometuese, të cilat argumentojnë se Shqipëria është trajtuar e shitur si një pronë private për të mbajtur pushtetin e kryeministrit.
Sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolonel Dritan Demiraj, kryeministri Edi Rama ndodhet nën një panik të thellë, gjendje që reflektohet në veprimet dhe deklaratat e tij të fundit të përshkruara si jashtë kontrollit dhe skizofrenike.
I ftuar ne SYRI TV, Demiraj u shpreh se administrata amerikane ka qartësuar tashmë pozicionin e saj dhe e ka kuptuar hilenë, duke dhënë sinjale se nuk do t'ia falë këtë lëvizje kreut të qeverisë shqiptare.
Duke komentuar sjelljen publike të kryeministrit, Demiraj tha se Rama ndodhet nën një presion të madh politik. Sipas tij, deklaratat dhe reagimet e ditëve të fundit tregojnë një gjendje paniku, ndërsa ai e përshkroi sjelljen e kryeministrit si “jashtë kontrollit”, duke e lidhur këtë me zhvillimet që lidhen me protestat dhe jehonën ndërkombëtare të tyre.
Sa i përket librit “The Albanian File”, Demiraj deklaroi se publikimi përmbledh denoncime të bëra ndër vite lidhur me mënyrën e administrimit të pasurive publike dhe dhënien e koncesioneve. Sipas tij, libri paraqet pretendime se Shqipëria është trajtuar si pronë private dhe se shumë vendimmarrje janë marrë për interesa personale dhe politike.
Demiraj komentoi edhe punën e SPAK-ut, duke thënë se institucioni ka ndërmarrë hetime ndaj një numri zyrtarësh, por sipas tij, ritmi i hetimeve në disa çështje që lidhen me investimet strategjike mbetet i ngadaltë.
Nuk ka asnjë diskutim që kjo është një nga ngjarjet më të bukura dhe të rëndësishme të 34 viteve të fundit. Është një ngjarje aq e rëndësishme sa ka tërhequr vëmendjen në mënyrë të veçantë të Uashingtonit dhe të Bashkimit Europian, të cilët, nga njëra anë kanë filluar të tregojnë... përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe deri tek drejtuesit e saj më të lartë, dhe është një mësim spektakolar që rinia shqiptare ia jep komunitetit ndërkombëtar.
Atëherë më lejoni të dekodoj disa gjëra që nuk thuhen në media, ose nuk janë analizuar ndoshta deri tani për shkak se unë e kam të pamundur t'i ndjek gjithë mediat shqiptare. Ju e dini që në fillim të ngjarjes, sebepi për ofrimin e këtij investimi strategjik që është i mirëpritur, në të gjitha rastet investimet amerikane në Shqipëri, është kryeministri tashmë i përkohshëm i Shqipërisë Edi Rama. I cili i ofrohet, dhe mënyra, qasja se si ofrohet pjesëtarëve të familjes së Trumpit duke e deklaruar statusin e ishullit të Sazanit si ishull privat, është një qasje e mashtru..., pra një qasje e pavërtetë dhe e paligjshme. Nga ana tjetër ju me të drejtë shtroni pyetjen, cili është reagimi dhe çfarë reagimi mund të vijë nga Uashingtoni?
Tashmë është e qartë për këdo që gjithë ky zullum që po zhvillohet në të gjitha mediat ndërkombëtare, tashmë prej më shumë se 30 ditësh e ka dëmtuar në mënyrën më të padrejtë dhe të panevojshme imazhin e presidentit Trump, i cili s'ka asnjë lidhje me këtë çështje nga njëra anë. Dhe pa diskutim ky imazh, në bashkëpunim edhe me Sorosin dhe me të gjithë organizatat e tjera liberale apo qeveritë liberale të Bashkimit Europian, bëhet me qëllim për të dëmtuar imazhin e presidentit Trump në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë, sikur familja e tij ka ardhur në Shqipëri dhe e ka kërkuar këtë. Në fakt është kryeministri, kryeministri i përkohshëm Rama i cili, për të siguruar, për të garantuar një takim në Uashington, për të blerë influencë, e ka ofruar këtë. Dhe pikërisht për këtë arsye, tashmë që presidenti Trump dhe administrata e presidentit Trump e ka të qartë hilen e Edi Ramës, sigurisht që do të reagojë dhe mos prisni në mënyrë të menjëhershme, por që të gjitha këto janë denoncuar dhe ka një qasje në Uashington të cilën nuk kanë për t'ia falur asnjëherë Edi Ramës. Dhe pikërisht është ky rast dhe ky fakt që Edi Rama është i shkalluar nga trutë ditët e fundit.
Nuk ka diskutim, po filloj këtë nga fundi, ose jo nga fillimi. Shkallimi i tij duket qartazi që një drejtues i një vendi nuk mund të shfaqi shfaqje të tilla skizofrenie në të paktën dy javët e kaluara. Ju e keni ndjekur se ju jepni drejtpërdrejt të gjithë aktivitetet kryesore edhe të opozitës edhe të qeverisë, ju e keni parë, është një turp i madh që Shqipëria ka një kryeministër si ai, me hedhjet, përdredhjet, sharjet, thyerjet, skandalet. Njëherë akuzon Greqinë, njëherë akuzon Serbinë, pastaj akuzon Iranin, pastaj kushdo që është person i cili del flet dhe ka një farë reputacioni dhe mbështetje nga protestuesit, pra nga rinia shqiptare, të gjithë etiketohen përfshi edhe mua në të paktën këto katër-pesë ditët e fundit në tre mediat e fundit dhe postimet e fundit që kanë bërë në mediat e mia sociale.
Dhe pikërisht të gjitha këto fakte tregojnë gjendjen e tij jo stabël psikologjike. Nga ana tjetër përsa i përket librit, 'The Albanian Files', është një libër i cili në mënyrë të veçantë e shfaq para popullit shqiptar asgjë më shumë se ajo që të paktën kemi këto pesë vitet e fundit në çdo intervistë qoftë tek televizionet tuaja po edhe tek mediat dhe televizionet apo portalet tona të përditshme. Sepse e kemi thënë, e kemi paralajmëruar popullin që Shqipëria ka dalë në shitje për interes personal, të qëndrimit të përhershëm të Edi Ramës në pushtet. Tashmë e gjithë Shqipëria është dhënë me konçesion dhe ai në mënyrë të paligjshme po e trajton shtetin si pronë private.
Nuk ka diskutim që po. Në gjykimin tim, ne kemi qenë gjithmonë në mbështetje të SPAK-ut për gjithë veprimet. Por duket qartazi që që nga rasti i zëvendëskryeministrit, dhe në dhjetëra raste ministrash, kryetarë bashkie, deputetë të Partisë Socialiste, ish-deputetë, dhe jo vetëm, në të cilat çuditërisht SPAK-u po e tërheq këmbën zvarrë. Është ulëritëse se si në të gjitha këto investime strategjike, dhe statusin e investitorit strategjik, dhe në të gjitha këto investime janë të përfshirë të gjithë miqtë e kryeministrit të përkohshëm Rama, të cilët janë kokat e trafikut ndërkombëtar në të gjithë botën. Dhe e gjithë kjo që po them dhe që kemi thënë përgjatë këtyre të paktën që nga viti 2014, çdo ditë deri në ditët e sotme, janë vërtetuar, madje në shumë raste janë vërtetuar në mënyrë pothuajse 100% edhe ato që denonconi përditë ju, edhe pjesëtarë të tjerë të opozitës. Dhe kur them opozitës, jo vetëm Partia Demokratike por e gjithë opozita shqiptare, të cilat janë vërtetuar dhe nuk shohim vendime për sekuestrime.
Mbahet sot protesta e 32-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministri...
Pozicioni i Shqipërisë si vend pritës i samitit të NATO-s vitin e ardhshëm është vënë në dyshim për shkak...
Këshilli Kombëtar i PD-së pritet të votojë sot përbërjen e Kryesisë së re, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha n...
Nis pas pak protesta e 32-të kundër qeverisë dhe ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Një grup studentësh zhvillo...
Protesta për largimin e qeverisë dhe klasës politike futet në muajin e dytë. Si çdo natë edhe sot në 19:00 do të ...
Ka nisur këtë të mërkurë protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët...
Deputetja e Partisë Demokratike Denisa Vata, në një postim në rrjetet e saj sociale, ndau foto nga takimi me eurodeputetin Lukas Mandl n&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit Kombëtar, ka deklaruar se t&eum...
Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka denoncuar deputetin Erion Braçe se ka kërcënuar aktivistët me mesazhe në rrjetet sociale. A...
Në selinë e PD-së ka nisur mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, anëtarët e së cilës...