Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit Kombëtar, ka deklaruar se të rinjtë kanë fituar disa herë përballë Edi Ramës dhe do të fitojnë edhe tani.
Ai tha se fitorja e parë ishte ajo për armët kimike dhe tjetra ajo për të ndjerin Klodian Rasha, i cili u vra pak metra larg banesës së tij, ku pas protestave kryeministri Ed Rama shkarkoi ministrin e kohës Sandër Lleshaj.
Për protestën antiqeveritare që sot shënon ditën e 32 Berisha tha se Rama po paguan shuma marramendëse për të kontrolluar algoritmin, por nuk ia ka dalë
“Kjo është një lëvizje e jashtëzakonshme. Gjenerata Z ka në dy dekadat e fundit rekordet e dy betejave më të rëndësishmë: ishte kjo gjeneratë që shpëtoi vendin nga mbeturinat e armëve kimike të cilat i premtoi Rama në vizitën e tij të parë në OKB.
Shqiptarët u mbeten mirënjohës atyre dhe ajo ishte kryesisht betejë e gjimnazistëve.
Ata me një pastërti dhe ideale të gjetur, kur panë rrezikun papritmas u derdhën në rrugë dhe detyruan despotin të anulonte vendimin e tij. Në vlerësime, e vërteta është ajo që na udhëheq, atë betejë s’e bënë focat politike, ne i mbështetëm, por e bënë ata.
Kjo s’ishte fitorja e vetme, kur dora e zezë e shtetit ekzekutoi Klodian Rashën, shteti trilloi, por gjenerata nuk besoi, detyruan Edi Ramën të shkarkonte ministrin e tij.
Tani ata janë në rrugë dhe s’ka forcë që mund t’i ndalojë për përmbysjen e qeverisë, lëvizja e tyre sado që përpiqet Edi Rama, me lëvizjen e tij koploralike, ka marrë kompanitë më të mëdha për të rrëmbyer algoritmin, ka krijuar me qindra faqe fake për t’i sulmuar është i pashpresë. Ajo gjeneratë nuk di të tërhiqet, di vetëm të fitojë.
Rama paguan çdo 30 minuta shuma marramendëse për të mbajtur nën kontroll algoritmin.
Do të shumëfishojmë përpjekjet për suksesin e kësaj lëvizjeje, askush nuk duhet të gabohet nga thirrjet e tyre. Rama një ndër sundimtarët më të rrezikshëm në histori, por idealet e tyre janë fisnike”, tha Berisha.
Në selinë e PD-së po mbahet mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, anëtarët e së cilës u zgjodhën nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur pak javë më parë.
Mbledhja e pritet të zgjedhë kreun e këtij forumi, që është drejtuar nga Edi Paloka prej disa vitesh, por që nuk do të rikandidojë më për këtë funksion.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar ka 3 pika në rendin e ditës:
1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar
2-Zgjedhja e Kryesisë së PD
3-Të tjera.
Propozimet për emrat e rinj që do të jenë pjesë e strukturës drejtuese të PD-së do të propozohen nga kreu demokrat, ndërkohë që anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë të drejtë të propozojnë kandidatura të tjera, nëse do të ketë të tilla.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Korrik18:49
FOTO/ Eurodeputetja gjermane denoncon Erion Braçen: Shikoni si kërcënon aktivistet
Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka denoncuar deputetin Erion Braçe se ka kërcënuar aktivistët me mesazhe në rrjetet sociale.
A...
POLITIKE
1 Korrik18:42
'Raporti i PPE-së sinjal i qartë për Ramën', Zhulali: Kërkohet qeveri kujdestare para zgjedhjeve
Ekspertja e Çështjeve Ndërkombëtare Ilda Zhulali e ftuar në studio e Task Forcë analizoi dy çështje të r&...
POLITIKE
1 Korrik18:34
Balluku nën akuzë për mln euro, eurodeputetja Strik: Politikanët nuk duhet të mbrohen apo të pengojnë hetimet
Delegacioni i eurodeputetëve të grupit të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens/EFA) në Parlamentin Europian ka përfunduar...
POLITIKE
1 Korrik18:08
PPE miratojnë raport dhe rezolutë për Shqipërinë, Berisha: Raporti, pasqyrë e regjimit të Edi Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti raportin dhe rezolutën e miratuar nga PPE për situatën në Shqip...
POLITIKE
1 Korrik17:57
Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin
Delegacioni i deputetëve të grupit të Gjelbërt/Aleanca e Lirë Evropiane (Green/EFA) në Parlamentin Europian përfundoi të...
POLITIKE
1 Korrik17:56
'Na kanë kapur shtetin', Abilekaj: Revolta qytetare është përgjigjja ndaj regjimit të Ramës
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, analisti Enton Abilekaj u shpreh se Shqipëria ndodhet përballë kapjes së plotë t&...
POLITIKE
1 Korrik17:35
Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK
Një libër i dorëzuar simbolikisht në SPAK është kthyer në qendër të debatit politik, pasi grupi i protestuesve q&eu...
POLITIKE
1 Korrik16:20
“Rama ëndërron të luftojë korrupsionin në Gjermani”, Shehaj: Shqiptarët ëndërrojnë ta shohin atë para drejtësisë
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani, ku ai tha se “ëndrra...
POLITIKE
1 Korrik15:29
Eurodeputetja gjermane nxjerr mesazhet e Erion Braçes ku kërcënon protestuesit
Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka denoncuar deputetin Erion Braçe se ka kërcënuar aktivistët me mesazhe në rrjetet sociale.
A...