Banorët e Treganit denoncojnë gjendjen e rrugës: Nuk mund të shkojmë në shtëpi!
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ku ngre shqetësimin për djegien e mbetjeve në disa zona të...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...

Deputetët e PD-së, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, kundërshtojnë kërkesën e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut, duke e cilësuar atë të pabazuar në ligj dhe në Rregulloren e Kuvendit. Në qëndrimin e tyre në Këshillin e Etikës, ata argumentojnë se veprimet e pretenduara nga socialistët parashikohen nga një dispozitë që lejon përjashtimin deri në 10 ditë, dhe jo deri në 60 ditë kalendarike.
Në dokumentin e paraqitur në Këshillin e Etikës, Korreshi dhe Himçi analizojnë pretendimet e grupit parlamentar të PS-së ndaj dy deputetëve të opozitës, lidhur me incidentet e ndodhura gjatë seancës plenare.
Sipas kërkesës së socialistëve, Gazment Bardhi akuzohet se ka përdorur gjuhë fyese ndaj drejtuesve të institucioneve dhe deputetëve të mazhorancës, si dhe ka hedhur shishe uji në drejtim të tyre. Ndërsa Klevis Balliu akuzohet se ka hedhur vezë drejt Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, si dhe ka përdorur një pajisje zhurmuese në sallën e Kuvendit.
Për këto veprime, grupi parlamentar i PS-së kërkon marrjen e masave disiplinore, duke i klasifikuar ato si shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.
Por, në qëndrimin e tyre, përfaqësuesit e PD-së kundërshtojnë bazën ligjore mbi të cilën është mbështetur kërkesa, duke iu referuar nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, i cili përcakton shkeljet disiplinore dhe masat përkatëse.
Sipas Korreshit dhe Himçit, pika 1 e këtij neni parashikon përjashtimin nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë kalendarike për veprime të tilla si pengimi i zhvillimit normal të seancës, shkaktimi i kaosit, fyerjet, kërcënimet apo dhuna ndaj deputetëve, drejtuesit të seancës dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Ndërsa masa deri në 60 ditë kalendarike, e parashikuar në pikën 7 të të njëjtit nen, lidhet me përdorimin e lëndëve apo mjeteve piroteknike, tymuese, bojërave dhe materialeve ose mjeteve të tjera të ngjashme brenda mjediseve të Kuvendit.
“Dënim pa ligj, si në kohën e komunizmit”, e cilësojnë dy deputetët e PD-së kërkesën e socialistëve, duke argumentuar se nuk ka pretendime për përdorimin e mjeteve të parashikuara në pikën 7 të nenit 65/1.
Sipas tyre, veprimet e përshkruara në kërkesën e PS-së, pavarësisht pretendimeve për pengim të seancës, shkaktim kaosi, fyerje apo hedhje sendesh, mund të klasifikohen në fushën e veprimit të pikës 1 të këtij neni. Për këtë arsye, argumentojnë ata, masa disiplinore nuk mund të kalojë 10 ditë kalendarike.
Korreshi dhe Himçi nënvizojnë gjithashtu se sesioni i ri parlamentar ka nisur më 8 shtator 2026 dhe, sipas dokumentit të tyre, ndaj Bardhit dhe Balliut nuk rezulton të jenë marrë masa të tjera disiplinore gjatë këtij sesioni. Për rrjedhojë, sipas tyre, nuk plotësohen as kushtet për zbatimin e dispozitave që lidhen me përsëritjen e shkeljeve.
Në përfundim, deputetët e PD-së e cilësojnë kërkesën e grupit parlamentar të PS-së të pabazuar në ligj dhe në Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar rrëzimin e saj. Sipas tyre, kërkuesit nuk kanë bërë klasifikimin e duhur të shkeljeve dhe të sanksioneve, në raport me veprimet që pretendojnë se kanë kryer dy deputetët e opozitës.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ragura pas deklaratave provokative të Ivica Daçiçit. ‘Ivica Daçi&c...
Shqipërisë po i imponohet një tjetër ndryshim i hartës territoriale, me reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, por m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave Ivica Daçiç, i cili është shprehur se flamuri serb do t&...
Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare ku pritet dhe nënshkrimi i marr&...
Për ekspertin e ekonomisë, Dorian Teliti projekti hekurudhor Tiranë-Durrës, është një projekt, vlera e të cilit ë...
Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar.&nbs...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me deklaratat e Elisa Spiropalit në Kuvend, duke i kërkuar kë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një video nga pjesëmarrja e Belinda Balluku në Kuv...
Maxhoranca socialiste ka përgatitur disa ndryshime të rëndësishme në Kodin e Procedurës Penale, sidomos sa i përket aplikim...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar denoncimin për ndërtimin në Parkun Rinia, duke iu përgjigjur në nj&eum...