Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i është drejtuar me një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku i kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji. Në shkresë thuhet se ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës.
Po ashtu shtohet se në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Gjithashtu grupi i PD-së shton se këto veprime të organeve të drejtësisë, që cënojnë parimet bazë të shtetit të së drejtës, kanë krijuar një situatë alarmante të goditjes politike ndaj opozitës.
Sipas shkresës, në përputhje me nenin 73, pika 2 e Kushtetutës, dhe nenit 13 të Rregullores, kërkohet mbledhje urgjente e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë.
SHKRESA:
Me një akt hakëmarrës politik, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendim të datës 26 Shtator 2024, ka urdhëruar burgusjen e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, një zyrtari të opozitës, kolegut Ervin Salianji, për një krim të pakryer dhe për një cështje të fabrikuar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës.
Po në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Sipas nenit 73, pika 2, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në cfarëdo llojë forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit”. Këto veprime të organeve të drejtësisë, që cënojnë parimet bazë të shtetit të së drejtës, kanë krijuar një situatë alarmante të goditjes politike ndaj opozitës. Dënimi pa ligj e prova i deputetëve të opozitës, duke shpërfillur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke mos arsyetuar masat represive ndaj deputetëve të opozitës, është akt i paprecedentë në një shtet demokratik.
Për këtë arsye, në përputhje me nenin 73, pika 2 e Kushtetutës, dhe nenit 13 të Rregullores, kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë.
SPAK TIRANË- Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme pë...
Salianji TIRANË- Pas konfirmimit të Gjykatës së Apelit për 1 vit burg për deputetin Ervin Salianjin është hedh...
TIRANA- Lëvizja e radhës e deputetit Ervin Salianji dhe Partisë Demokratike pritet të jetë depozitimi në SPAK i një ka...
TIRANA- Një ditë pasi Gjykat e Apelit dha vendimin për dënimin me një vit burg për të, deputeti Ervin Salianji ka mbër...
SHBA- Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama janë takuar me presidentin e SHBA-ve, Joe Bidan dhe bashkëshorten e tij, J...
TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në përfundim të mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme se do të zhv...
TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike mësohet se janë zhvilluar diskutime për hapat e a...
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha sot se dënimi i deputetit të PD, Ervin Salianji nuk do ta zmbrapsë opozitë...
Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së opoztë...
TIRANA- Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka zbuluar të tjera të dhëna, sipas tij, për gjyqtarin e treshes së Apelit që ...