Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbushet plot, protestuesit i përgjigjen policisë, fëmijët dhe gratë udhëheqin marshimin
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së deputetëve të PL-së, që të takojnë presidentin e kësaj force politike Ilir Meta, në burg.
Në një Konferencën për shtyp, Blushi thotë se moslejimi i takimit të deputetëve me Metën është një shkelje flagrante e ligjit. Ai thotë se i është drejtuar dje me një kërkesë zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Klevis Qose, ku i ka kërkuar dhënien e lejes së takimit me Presidentin e PL dhe i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që në mbështetje të ligjit, të mundësonin takimin që u refuzua ditën e sotme, në orën 09:30, të dy deputetëve të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili.
Blushi krahasn arrestimin e Metës dhe kryebashkiakut Veliaj ku thotë se ky i fundit u shoqërua me pekule ndërsa Meta u rrëmbye në mënyrë banditeske. Blushi thotë se Veliajt i janë pranuar vizitat nga familjarët dhe të afërm, ndërsa Meta nuk lejohet që të takojë deputetët e PL dhe Eurodeputetë që kanë kërkuar ta takojnë.
Lidhur me këtë Blushi i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë. Blushi u bën thirrje të gjitha Organizatave Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, të reagojnë për këtë rast sipas tij të përsëritur, pasi është hera e dytë që deputetë apo qoftë edhe Eurodeputetë, pengohen me dhunë të takohen më Presidentin e Partisë së Lirisë.
Reagimi i Blushit
E thirrëm këtë konferencë për të denoncuar një rast të përsëritur të shkeljes flagrante të ligjit, të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nga Narkoregjimi i Edi Ramës dhe institucionet e tij që edhe sot dëshmuan një paligjshmëri, dëshmuan një vullnet të përsëritur për të mos respektuar as ligjin, as Kushtetutën dhe as Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke ju mohuar dy deputetëve të Partisë së Lirisë, të drejtën e tyre për tu takuar sot me Presidentin e Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në institucionin e vuajtjes së dënimit penal, ku ndodhet i izoluar në mënyrë ekstreme, pa fakte dhe pa prova penale nga Narkoregjimi i Edi Ramës.
Në funksion të transparencës dua t’ju ve në dijeni faktin se në mbështetje të plotë të ligjit dhe konkretisht atij Nr.81 të vitit 2020 për të Drejtat dhe Trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, i jam drejtuar dje me një kërkesë zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve z. Klevis Qose, ku i kam kërkuar dhënien e lejes së takimit me Presidentin e PL dhe nëpërmjet këtij maili i kam kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që në mbështetje të ligjit, të mundësonin takimin që u refuzua ditën e sotme, në orën 09:30, të dy deputetëve të Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho dhe z. Petrit Vasili.
Takimin me Presidentin edhe të Kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar, z. Edmond Haxhinasto dhe timin në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.
Jo vetëm e kemi lajmëruar sipas parashikimeve ligjore Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, por dua t’ju informoj se kam patur edhe nje bisedë telefonike me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qosen dhe në funksion të transparencës po bëj publike edhe këtë komunikim.
Pra përvecse e kam vënë në dijeni të kësaj kërkese, kam zhvilluar me të edhe një bisedë telefonike ku e kam informuar se ditën e sotme ne do të zhvillonim dhe kërkonim leje për të zhvilluar këtë takim, mbështetur mbi një rast tjetër po aq skandaloz sa ky i sotmi, ku deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, njëherazi Kryetarit të Partisë së të Drejtave të Njeriut, z. Vangjel Dule, si dhe Eurodeputetit Fredi Bejleri, ju rrefuzua dhe ju mohua e drejta për t’u takuar me Presidentin e Partisë së Lirisë.
Dhe mbështetur mbi reagimin që në datën 31 Janar bëri SPAK-u dhe unë dua t’ju citoj një pjesë të këtij reagimi ku citohet konkretisht që në bazë të nenit Nr.51, të ligjit 81, të vitit 2020, Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, mund të vizitohen nga deputetë pa autorizim paraprak të Prokurorit.
Ky është reagimi zyrtar që SPAK bëri rreth 21 ditë më parë në lidhje me rastin tjetër flagrant të shkeljes së ligjit, të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, kur një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, pra z. Dule dhe Eurodeputetit Fredi Bejleri, j’u mohua e drejta e takimit me Presidentin e Partisë së Lirisë.
Ndaj e thirrëm sot këtë konferencë, për të denoncuar shkeljen flagrante të ligjit si dhe përdorimin e dy standardeve ose më saktë për të denoncuar standardet gjoja Demokratike, Europiane, për të cilat Narko-Kryeministri Edi Rama mburret në media, por që në fakt nuk janë asgjë tjetër vecse standardet e një regjimi kriminal, që nga një anë e ka kthyer burgun e Durrsit në një seli të dytë të Partisë Socialiste apo të “ Rilindjes” dhe që sot është kthyer në një “kuplara” ku janë mbledhur të gjithë ish – ortakët dhe ish – bashkëpunëtorët e tij më të afërt në aferrat më të tmerrshme korruptive dhe kriminale, sic është ajo e inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe shumë aferrave të tjera dhe kur në anën tjetër Presidentit të Partisë së Lirisë nuk i lejohet të takohet dhe i mohoet e drejta për t’u takuar me deputetët e Partisë së Lirisë.
Doja të sqaroja edhe një element.
Doja t’ju vija gjithashtu në dijeni të faktit se kërkesën për takim me Presidentin e Partisë së Lirisë, dje, për dijeni, ja kemi drejtuar edhe Avokatit të Popullit dhe kërkojmë sot dhe i bëjmë thirrje edhe këtij Institucioni për të reaguar me forcë lidhur me këtë shkelje flagrante të ligjit dhe të të Drejtave të Njeriut që po ndodh në rastin e Presidentit të PL- së.
Sikundër dhe ju bëjmë thirrje dhe të gjitha Organizatave Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, të reagojnë me forcë për këtë rast të përsëritur, sepse është hera e dytë që deputetë apo qoftë edhe Eurodeputetë, pengohen me dhunë të takohen më Presidentin e Partisë së Lirisë, I cili gjithashtu u rrëmbye me dhunë, u rrëmbye në mënyrë kriminale, u rrëmbye në mënyrë banditeske nga horra me maska, pa dokument identifikimi, të armatosu rëndë që nuk I dhanë të drejtën as të lajmëronte avokatin, që hynë forcërisht në automjetin e tij dhe po forcërisht e detyruan të hipte në një automjet privat, kur gjithë shqiptarët botërisht e panë mënyrën e ndalimit të një delinkuenti, të një krimineli, i cili duhet të ishte arrestuar 8 vite më parë.
Provat për korrupsionin dhe inkriminimin e të cilit ulërasin prej 8 vitesh dhe këtu e kam fjalën për ish – Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, I cili në anën tjetër, sic e patë, me shumë delikatesë dhe me pekule u shoqërua me automjetin e vet dhe ku agjentët e BKH-së, në mënyrë shumë të ulët, sikur të ishin portierë hotelesh, i pastruan edhe sediljen ku do të ulej Kryetari I Bashkisë së Tiranës dhe e shoqëruan me automjetin e tij zyrtar, I dhanë të drejtën për të kontaktuar me avokatin.
Pra në rastin e z. Veliaj u përpoqën të respektonin në ekstrem ligjin, ndërsa në rastin e Presidentit të Partisë së Lirisë faktet dhe ajo video e shëmtuar e rrëmbimit të tij kriminal dhe banditesk, sikundër është po aq i paligjshëm edhe mbajtja e tij në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, tregojnë dhe janë dëshmia më e qartë, përfshi edhe këto dy raste të ndalimit të deputetëve për tu takuar me Presidentin e PL, nuk tregojnë asgjë tjetër vecse standardet “demokratike e europiane” për të cilat mburret Edi Rama në takimet me banditët dhe patronazhistët e regjimit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu morën pjesë në i...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu morën pjesë n&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat ka folur n...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat ka folur n...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto dhe deputetët, Erisa Xhixho e Petrit Vasi...
TIRANË- Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetu...
TIRANA- 24 shkurti është afati i fundit për aplikimin e kandidatëve që duan të garojnë për deputet të Partis...
erion veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka lejuar kryebashkiakut Erion Veliaj edhe takime të tjera përveçse atyre me fami...
TIRANË- Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi që do të zhvillohej d...