Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, ku ka bërë një tjetër denoncim ndaj gjyqtares Marsida Xhaferllari. Ajo ka depozituar kërkesën ku kërkon hetimin e Marsida Xhaferllari. Gjatë fjalës së tij para gazetarëvë Kalaja u shpreh se nga data 13 janar e deri më sot nuk kanë marrë asnjë informacion se çfarë ka bërë kryetarja e kësaj gjykate, e cila ka edhe tagrin për të nisur hetimin disiplimor ndaj një gjyqtari i cili konstatohet se mund të ketë shkelje të ndryshme në ushtrimin e detyrës.
Ajo shtoi se më datë 14 janar ka depozituar sërish një kërkesë me prova shtesë, të cilat i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përdoren jo vetëm për hetimin disiplinore ndaj kësaj gjyqtareje, por edhe të përdoren në çështjen me kërkues të Sali Berishës i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari në procesin që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese.
Kalaja shton se kërkesa e dytë që kanë dërguar ditën e sotme ka të bëjë me informacionin, nëse gjyqtarja Marsida Xhaferllari ka marrë pjesë në një proces ku një palë, qoftë kërkuese apo interesuese ka qenë Prokuroria e Posaçme ose SPAK dhe në dijeninë tonë ky proces lidhet me kërkues Pëllumb Gjoka.
"Një denoncim për gjyqtaren Marsida Xhaferllari, deri në shkarkimin e saj për shkak të shkeljes së Kushtetutës por dhe ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese. Nga data 13 janar siç edhe ju jeni në dijeni të faktit, deri më sot ne nuk kemi marrë asnjë informacion se çfarë ka bërë kryetarja e kësaj gjykate, e cila ka edhe tagrin për të nisur hetimin disiplimonr ndaj një gjyqtari i cili konstatohet se mund të ketë shkelje të ndryshme në ushtrimin e detyrës.
Nga ana tjetër, ne më datë 14 janar kemi depozituar sërish një kërkesë me prova shtesë, të cilat i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përdoren jo vetëm për hetimin deisplinor ndaj kësaj gjyqtareje, por edhe të përdoren në çështjen me kërkues të zotit Sali Berisha, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari në procesin që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa e dytë që ne kemi ditën e sotme ka të bëjë me informacionin, nëse gjyqtarja Marsida Xhaferllari ka marrë pjesë në një proces ku një palë, qoftë kërkuese apo interesuese ka qenë Prokuroria e Posaçme ose SPAK dhe në dijeninë tonë ky proces lidhet me kërkues Pëllumb Gjoka.
Pasi siç e kemi cilësuar edhe në kërkesat tona vijuese, kallëzimin e parë, shtesë dhe të dytë, që për ne nuk është ligjore vendimmarrja e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Parësore sipas ligjit, qoftë organik apo kushtetues por mbi të gjitha ligjin për konflikt interesi, është që një gjyqtare nuk mund të marrë pjesë në një proces ku është në konflikt interesi qoftë me kërkuesin. Bashkëjetuesi i saj, ka konflikt interesi me personat në fjalë. E shoh shumë të rëndësishme të paraqesë përpara publikut që ne na intereson ky konflikt interesi," tha Kalaja.
TIRANA- 24 shkurti është afati i fundit për aplikimin e kandidatëve që duan të garojnë për deputet të Partis...
erion veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka lejuar kryebashkiakut Erion Veliaj edhe takime të tjera përveçse atyre me fami...
TIRANË- Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi që do të zhvillohej d...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto dhe deputetët, Erisa Xhixho e Petrit Vasili ka...
TIRANË-Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi do të zhvillohet ditën e so...
sali berisha SHBA- Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili t...
erion veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, lidhur me hetimin...
ajola xoxa TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë...
sula, lala, veliaj TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur mbëmjen e sotme për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deklaratat e tij ...
xoxa, xama, veliaj TIRANË- Gazetarja Ola Xama u shpreh ditën e sotme se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po përdor një gjuh&...