POLITIKE

Deputetja demokrate në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Shqipëria është kthyer në një problem europian!

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Tetor 2025, 14:18

Deputetja demokrate në Asamblenë Parlamentare të Këshillit

Deputetja Albana Vokshi ka ngritur shqetësimin për situatën e rëndë të klimës së biznesit në Shqipëri, duke iu referuar raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), Vokshi theksoi se korrupsioni sistemik, pastrimi i parave nga trafiku i drogës dhe një gjyqësor i dobët kanë krijuar një ambient ku investimet e huaja pengohen dhe bizneset janë të shtrënguara nga administrata dhe grupet kriminale.

Vokshi vuri në dukje ndërtimin masiv të resorteve luksoze dhe kullave në qytetet kryesore të vendit, si Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Himarë, ku mbi 40 mijë apartamente janë të pabanuara dhe çmimet arrijnë deri në 10 mijë euro për metër katror. Sipas saj, këto ndërtime shërbejnë kryesisht si mjete për pastrimin e parave të paligjshme.

Fjala e Albana Vokshi, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE):

I nderuar President,

Do të flas mbi raportet ndërkombëtare në lidhje me situatën në Shqipëri:

Vetëm pak ditë më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA publikoi raportin e vitit 2025 për klimën e biznesit në Shqipëri. Gjetjet e raportit janë alarmante: Shqipëria mbetet e goditur nga korrupsioni sistemik dhe nga një fluks i madh fondesh të paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, që shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e huaja. Korrupsioni në prokurime, përdorimi abuziv i kontratave PPP, pasiguria e të drejtave të pronësisë dhe një gjyqësor i dobët kanë krijuar një mjedis ku bizneset përballen me presione nga administrata publike por edhe nga grupet kriminale.

Nëse vizitoni Tiranën, apo Vlorën, apo Durrësin, Sarandën dhe Himarën, do të shihni resorte luksoze dhe kulla të larta në vend të lagjeve historike, teatrove dhe stadiumeve. Duken moderne, të këndshme, por mbi 40 mijë apartamente janë bosh. Çmimet nga 3 mijë, 5 mijë deri në 10 mijë euro për metër katror tregojnë të vërtetën: këto kulla nuk janë për shqiptarët, por janë mjete për pastrimin e parave të pista.

Titujt ndërkombëtarë e konfirmojnë këtë. Gazeta Caras y Caretas në Uruguaj raportoi së fundi për shkatërrimin e një klani të fuqishëm shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, duke pastruar miliarda përmes ndërtimit dhe madje duke ndikuar edhe në çmimet e drogës në tregun ndërkombëtar. Ajo që është shqetësuese është bashkëpunimi i qeverisë dhe institucioneve shtetërore me krimin e organizuar, duke e shndërruar problemin e Shqipërisë në një problem europian e më gjerë.

Europa nuk mund të përballojë që të ketë një strehë të sigurt për krimin e organizuar. Pa veprime vendimtare, Shqipëria rrezikon trazira sociale, përplasje të dhunshme mes klaneve, emigrim masiv dhe eksport të pasigurisë në gjithë Europën.

Prandaj, i bëj thirrje kësaj Asambleje të dërgojë një mesazh të qartë dhe të fortë: korrupsioni, pastrimi i parave, mbytja e medias dhe manipulimi zgjedhor nuk do të tolerohen.

Dhe ju nxis të përdorni çdo instrument të mundshëm për ta detyruar qeverinë shqiptare të luftojë krimin e organizuar dhe të mbrojë demokracinë.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë