POLITIKE

‘Dhunë disproporcionale në protestë’/ Nesho: Pika kritike është tejkaluar, ky regjim duhet përmbysur

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 21:44
‘Dhunë disproporcionale në protestë’/ Nesho: Pika

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për zhvillimet politike në vend, si dhe protestën kombëtare të opoztiës, të zhvilluar ditën e shtunë 24 janar përpara Kryeministrisë.

Në një analizë të shpejtë, Nesho argumentoi se Shqipëria ka arritur një "pikë kritike" ku dialogu me qeverinë nuk është më një opsion dhe se opozita duhet të mendojë forma të reja veprimi.

Sipas Neshos, protestat e fundit kanë treguar një rritje të ndjeshme të pjesëmarrjes, çka dëshmon një pakënaqësi të thellë popullore ndaj një "shteti hajdut" që po detyron të rinjtë të largohen dhe po e bën të pamundur përballimin e jetesës.

Nesho: Të tërë njerëzit që merreshin në intervistë, flisnin hapur që nuk e pranojnë më këtë shtet hajdut, që po na largojnë fëmijët tanë, që nuk kemi me çfarë të të kalojmë ditën, me bukë, me ilaçe që nuk kemi mundësi t'i blejmë e kështu me radhë. Pra, pamë një vazhdimësi të opozitës që nga protesta e kaluar, që ishte shumë masive, me një pjesëmarrje të gjerë, e rriti numrin e pjesëmarrësve. Kjo tregon që pika kritike tashmë është tejkaluar. Nga ana tjetër, unë mendoj që u ushtrua një dhunë, një dhunë disproporcionale, nuk ishte me atë që reflektoi, domethënë, edukata edhe dua ta them në thonjëza, mirësjellja e opozitës përpara një një fakti të pamohueshëm, ku shteti vjedh qytetarët e tij. Gjë që i lind e drejta, në prishje të kësaj kontrate sociale që kanë me shtetin, të bëjnë çfarë të duan. Prandaj, unë mendoj që, dhe jam plotësisht dakord me zoti Shkullaku, që opozita duhet të mendojë edhe variante të tjera. Pse? Për arsye sepse kemi arritur në një pikë që shteti i cili ka kapur të gjithë institucionet dhe bën të pamundur rotacionin politik.

Një rotacion politik që sot, në 11 maj, pas 11 majit, vetë eurodeputetët kanë thënë që nuk u mundësuan në Shqipëri nga ekzistenca e krimit të organizuar. Është deklaratë shumë e madhe në Parlamentin Europian që kryetari i grupit parlamentar gjerman që ishte si përfaqësues i Parlamentit Europian në Shqipëri për zgjedhjet, e deklaroi këtë gjë. Ne po e shikojmë nga dita në ditë. A janë arritur kushtet? Janë arritur.

A duhet që opozita të shikojë të gjitha mundësitë edhe kur një mazhorancë fillon edhe përdor dhunë ndaj saj, sepse përdorimi i i gazit dhe i lëndëve me me piper e të tjera, janë të tejkaluara dhe siç e shpjegoi Mandi, janë përbëjnë edhe një armë kundër një një populli në mënyrë disproporcionale që dënohen si akt agresioni ndaj ë popullit. Prandaj, ka arritur ka arritur domethënë pikën kritike kjo opozitë, e cila ka bërë denoncimin e hapur për të gjitha fenomenet. Unë mendoj që nuk ka kohë më për dialog me këtë qeveri.

Kjo qeveri i ka kapur jo vetëm institucionet e shtetit, por nuk detyron dhe të vetmin institucion që është drejtësia, të zbatojë, domethënë, të zbatojë planin e veprimeve të saj për të parandaluar vjedhjet masive që kjo qeveri bën. Pra, ne jemi përpara një situate që nuk mund të sillemi më as si europian, as si danez, as si vende të tjera. Domethënë, këtu kemi të bëjmë me një regjim jo vetëm autokratik, por të lidhur dhe me krimin e organizuar.

Pra, a duhet të mendojë pak ndryshe edhe opozita? Unë jam që duhet të mendojë edhe lëvizjet, sikur edhe lëvizjet e ndryshme nga populli, s'ka nevojë që të pritet komanda, që ai njeri që me shumë guxim qëndroi atje në tribunë dhe bravo i qoftë, që tregoi shembullin e tij për të treguar që ky regjim duhet përmbysur, nuk do të thotë që duhet të digjen institucionet ose të bëhen, por diçka duhet bërë. Sepse ndryshe ne nuk mund të lejojmë dhe nuk mund të jetojmë dot me një regjim të tillë si të Edi Ramës. Prandaj, ka ardhur një pikë kritike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?