Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Mediat greke i kanë kushtuar hapësirë në artikujt e tyre idesë së deklaruar nga kryeministri Edi Rama për një shtet të pavarur bektashi brenda territorit shqiptar. "Eleftheros Typos" shkuan në një astikull se Shqipëria planifikon të ndërtojë një version mysliman të Vatikanit në Tiranë.
Po ashtu artikulli shton se nëse gjithçka shkon sipas planit, i ashtuquajturi "Shteti Sovran i Rendit Bektasi" do të bëhet shteti më i vogël në botë, vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit. Gjithashtu media greke shton se shteti i ri do të lejojë alkoolin, do t'i lejojë gratë të veshin atë që duan dhe nuk do të vendosë rregulla në stilin e tyre të jetesës, duke reflektuar praktikat "progresive" të Urdhrit Bektashi.
Artikulli i plotë i "Eleftheros Typos":
Shqipëria planifikon të ndërtojë një version mysliman të Vatikanit në Tiranë. Një raport i New York Times raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , pritet të shpallë së shpejti planet për të krijuar një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar që do të ndiqte praktikat e rendit Bektashi – një rend mistik i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, i ashtuquajturi "Shteti Sovran i Rendit Bektashi" do të bëhet shteti më i vogël në botë, vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit. Me një sipërfaqe prej vetëm 100 hektarësh do të ketë administratën, pasaportat dhe kufijtë e saj.
Shteti i ri do të lejojë alkoolin, do t'i lejojë gratë të veshin atë që duan dhe nuk do të vendosë rregulla në stilin e tyre të jetesës, duke reflektuar praktikat "progresive" të Urdhrit Bektashi. Edi Rama tha se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit për të cilin Shqipëria krenohet. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe të cilën nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha ai për New York Times.
Shqipëria planifikon të ndërtojë një version mysliman të Vatikanit në Tiranë. Një raport i New York Times raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , pritet të shpallë së shpejti planet për të krijuar një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar që do të ndiqte praktikat e rendit Bektasi – një rend mistik i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, i ashtuquajturi "Shteti Sovran i Rendit Bektashi" do të bëhet shteti më i vogël në botë, vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit. Me një sipërfaqe prej vetëm 100 hektarësh do të ketë administratën, pasaportat dhe kufijtë e saj.
Një traditë e gjatë mistike në Shqipëri
Historia e bektashinjve daton që nga krijimi i Perandorisë Osmane, por gati një shekull më parë, selia e Urdhrit u zhvendos në Tiranë pas ndalimit të vendosur në Turqi nga Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i Republikës Turke. Urdhri Bektashi ka një traditë të gjatë mistike në Shqipëri. Ajo u mbështet nga jeniçerët, ushtarët elitë të Perandorisë Osmane, të cilët ishin rekrutuar kryesisht nga zonat e krishtera të Ballkanit. Besimi sufist nuk i detyron besimtarët t'i përmbahen standardit të Islamit tradicional.
Megjithatë, toleranca nuk çoi në mbrojtje nga persekutimi. Për qindra vjet, besimtarët u persekutuan - qofshin nga udhëheqës të krishterë, myslimanë apo ateistë - gjë që i çoi ata në zonat fqinje si Kosova dhe Maqedonia pasi Perandoria Osmane pushtoi Ballkanin në shekujt 14 dhe 15. Emri zyrtar i bektashizmit është 'Urdhri i Fshehtë Filozofik i Murgjve Dervish'. Dervishi Baba Mondi është udhëheqësi aktual shpirtëror i urdhrit. Ai është i njohur për ndjekësit e tij me titullin e tij zyrtar, "Shenjtëria e tij Haxhi Dede Baba".
Baba Mondi do të jetë udhëheqësi i shtetit sovran të rendit Bektasi. Në një intervistë për Euronews në vitin 2018, ai tha se “të jesh bektasi do të thotë të jesh njeri. Ne ndërtuam komunitetin tonë bazuar në parimet e paqes, dashurisë dhe respektit të ndërsjellë”. Një grup ekspertësh po harton legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë. Duhet ta miratojë edhe Partia Socialiste në pushtet e Ramës.
Baba Mondi shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore do ta njohin sovranitetin e shtetit të tij. “Ne meritojmë një shtet”, tha ai për New York Times, “Ne jemi të vetmit në botë që themi të vërtetën për Islamin” dhe “mos e ngatërroni atë me politikën”.
Gjithashtu ndër mediat e tjera greke që kanë shkuar janë dhe Protothema, Ta Nea, Demokracia, Kontra etj. Ta Nea, me titullin “Vatikan” islamik në Tiranë”, shkruan se ky shtet krijohet me mbështetjen e Edi Ramës dhe Rexhep Erdoganit.
“ProtoThema” nga ana tjetër shkruan: “Reagojnë bektashinjtë ndaj planit të Edi Ramës për një shtet të pavarur në Shqipëri”, teksa artikulli ju referohet deklaratave të kreut të Federatës së Alevitëve të Turqisë, Zeynel Abedin Koç, sipas të cilit bektashinjtë e Turqisë nuk miratojnë në asnjë mënyrë një shtet që bazohet në një besim dhe për më tepër në Shqipëri ku jetojnë rreth 115 mijë bektashinj, ose 5% të popullsisë së vendit.
Gazeta “Kontra” shkruan se “ky është plani i Erdoganit dhe Ramës për të krijuar një qendër për infiltrimin e myslimanëve në Ballkan”. “Një Vatikan i Islamit po krijohet në Shqipëri”, thuhet në artikull. Sipas gazetës shteti i pavarur do të ketë bankën e tij dhe do të presë udhëheqës fetarë nga Turqia dhe vendet arabe.
Ndërsa media “Demokracia” ka shkruae artikullin me titull “Rama planifikon një mekë të re për fanatikët myslimanë. Çfarë rreziqesh lindin për vendin tonë, reagon Turqia”.
TIRANA- SPAK kërkon pushimin e dosjes që lidhet me konfrontimin fizik të deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledion Nallbati në seanc&...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është pyetur nëse Monika Kryemadhi do të jetë k...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët. Meta foli edhe...
genc burazeri TIRANË- Ish-anëtari i Komisionit të tenderit të sterilizimit, Genc Burazeri po jep dëshminë e tij para komision...
ervin salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji,...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka delaruar se PD sot është partia opozitare kryesore në vend. I ftuar n&eu...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji...
TIRANA- Deklarata e kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi ka zënë hapësirë dhe në një artikull t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur poshtë të gjitha citimet e prokurorëve të SPAK n...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar edhe arsyen se pse, sulmon SPAK-un. Gjatë intervistës së dhënë ...