Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para emigrantëvë shqiptarë në Brescia është shprehur se PD ka kaluar një opozitë të gjatë dhe një proces rithemelimi të vështirë. Berisha më tej theksoi se PD ka luftuar për 3 vite me radhë me qëllimet e kundërshtarëve për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë.
Ai theksoi se qeverisja e kryeministri Edi Rama njihet si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë. Berisha falenderoi Forza Italia qëndruan me PD që mbështetën dhe vazhduan traditën e Silvio Berlusconi të cilin e quajti një mik të madh të shqiptarëve dhe Shqipërisë.
"Të dashur miq! Nëse ka një forcë politike në Shqipëri që mishëron këto trajta shqiptare që ju mishëroni, kjo është Partia Demokratike. Vërtetë kaluam një opozitë të gjatë, kaluam një proces rithemelimi të vështirë, vërtetë u luftuar me egërsinë më të madhe 3 vite me radhë, me qëllimin më të lig për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë. Po ashtu si ju, ashtu si ju, si diaspora që fitoi çdo sfidë dhe ne kaluam çdo pengesë. Ne u ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë, mbrojtëm demokracinë, mbrojtëm interesin kombëtar dhe do të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e dytë.
Diktatura e Edi Ramës, tashmë botërisht i njohur si drejtues i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Por edhe në këto ditë të vështira, më të vështira, miqtë tanë italianë udhëheqës dhe drejtues të Forza Italia qëndruan me PD, na dhanë zemër, na mbështetën dhe vazhduan traditën e të pavdekshmit, italianit të madh Silvio Berlusconi që ishte miku më i madh i PD dhe jo vetëm, miku më i madh i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Miq, sot ne mbyllim një javë të jashtëzakonshme në historinë e opozitës. Një javë të rëndësishme për mbrojtjen e votës së shqiptarëve. Një javë që ka ofruar shqiptarët më afër se kurrë me fitoren në 11 maj. Unë vij tek ju me tre lajme shumë të mira nga kjo javë. Miq të mi, fasada ra. Së pari dua tu them se të hënën që kaloi u prita në Asamblenë Parlamente në Këshillin e Europës, tempullin e madh të demokracisë evropiane, në dy ndëgjesa, në dy grupet kryesore parlamentare kushtuar Shqipërisë dhe para një seri takimesh të veçanta përfshirë këtu, kryetarin e asamblesë së Këshillit të Europës dhe delegacione të vendeve anëtare, në të cilat unë isha zëri i shqiptarëve.
Paraqita narkodiktaturën e Edi Ramës. Njoha miqtë tanë në Europë se narkodiktatori për të marrë një mandat të 4-të arrestoi, burgosi liderët e tre partive kryesore opozitare. Për të marrë një mandat të 4-të licencoi mbjellje të reja të kanabisit. Për të marrë një mandat të 4-të ka aktivizuar bandat e krimit të organizuar në Shqipëri, në Dubai, në Aruba, kudo që janë. Por informova miqtë e mi europianë se përsëri ne do të fitojmë. Informova se nuk ka dhënë politike, nuk ka bandit dhe banda, nuk ka krim të asnjëlloji që mund të mposhtë shqiptarët në diasporë, në Itali dhe në botë. Se ata me 11 maj firmosin fundin e Edi Ramës, fundin e narkodiktaturës. Në këto takime, në këtë vizitë, gjeta atë që smund të ma priste mendja kurrë.
Gjeta që kreut të narkoshtetit shqiptar në Këshillin e Europës ja kishin anuluar darkën zyrtare që do të shtrohej për nder të tij, sepse ishte sjellë në mënyrë të padenjë në tempullin e demokracisë. Darka ju anulua sepse ai foli aty si nipi i xhelatit Spiro Koleka. Se ai foli aty sikur të ishte i biri i Muhamer Gadafit. Se ai foli aty si narkodiktator, por jo vetëm kaq, por kishte marrë bandit të cilët më pas i kërcënuan me qindra mesazhe, ata që i anuluan darkën. I marrë, mendoi se do të trembte Europën me banditë të tij. Kjo ishte historia e tij në Këshillin e Europës miqtë e mi," tha ai.
ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me emigrantët shqiptarë në Brescia. Berisha gjatë fjal&eum...
ITALI- Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij para emigrantëvë shqiptarë në Brescia.&...
ITALI- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano, iu drejtua demokratëve duke iu th...
ITALI- Kryeminstri Rama gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano ka ironizuar paritetë e reja duke thën&e...
ITALI- Kryeminstri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano ka ironizuar Berishën duke për...
MILANO - Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, kryeministri Edi Rama njoftoi finalizimin e marrëveshjes për njohjen e...
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para emigrantëve në Milano u zotua se në Shqipërinë 2030 t...
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me emigrantët shqiptarë në Milano u shpreh se vota për zgje...
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano ka shprehur rëndës...
MILANO- Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me emigrantët shqiptarë në Milano. Rama gjatë fjalës së...