POLITIKE

'Çdo vonesë është rrezik për jetën', PL ngre alarmin: Shëndetësia në kolaps, pacientët po lihen pa trajtim

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Mars 2026, 13:06

'Çdo vonesë është rrezik për jetën',

Zëvendëspresidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat u shpreh se sistemi shëndetësor në vend ndodhet në një situatë alarmante, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Ajo ngriti shqetësimin për izolimin e zonës juglindore pas shembjes së segmentit në Dragostunjë të Librazhdit, duke theksuar se pacientë kronikë, onkologjikë dhe persona me urgjenca shëndetësore po mbeten pa akses në trajtim

Xhixho akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë, ndërsa solli në vëmendje raportin e Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi mungesën e barnave tumorale, kushtet e papërshtatshme në spitalet publike dhe dështimet në ofrimin e shërbimeve jetike.

Sipas saj, situata në spitale, përfshirë problematikat në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, tregon për një kolaps të sistemit dhe mungesë përgjegjësie institucionale.

Deklarata e deputetes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho.

Të nderuar qytetarë!

1-Urgjenca e pacientëve të zonës juglindore sot është alarm kombëtar. Qindra qytetarë të sëmurë kronikë, pacientë në hemodializë, të sëmurë onkologjikë që presin seanca kimioterapie, si dhe persona me ndërhyrje kirurgjikale të planifikuara apo emergjenca akute, janë lënë realisht pa akses në trajtim për shkak të izolimit të krijuar nga shembja e segmentit të rrugës kombëtare në Dragostunjë të Librazhdit, pjesë e Korridorit 8.

Kjo situatë nuk është një fatkeqësi natyrore . Është pasojë e papërgjegjshmërisë, neglizhencës dhe korrupsionit qeveritar. Çdo vonesë për këta pacientë mund të jetë fatale. Çdo orë pritje është rrezik për jetën.

Në këto kushte, është e domosdoshme që Ministria e Shëndetësisë të sqarojë se cilat janë masat konkrete të marra për të garantuar transport të sigurt dhe të menjëhershëm për këta pacientë? A ka një plan emergjent apo po improvizohet me jetët e njerëzve?
2-Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për barnat tumorale përbën një akuzë të pakundërshtueshme ndaj kësaj qeverie dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë periudhës 2021–2025, 46% ose 116 barna tumorale, jetike për jetën e qytetarëve, nuk janë importuar kurrë në vend. 
Pacientët me kancer detyrohen të trajtohen me barna të skaduara sipas KLSH, kjo nuk përbën thjesht paaftësi por dhe krim shtetëror.

Në Spitalin Onkologjik mungon prej 12 vitesh brakiterapia, trajtim jetik për gratë me kancer gjinekologjik. Premtimi i Ministres së Shëndetësisë, do të jetë funksionale Brenda viti 2026, është një deklaratë skandaloze dhe që tregon shkëputje totale nga realiteti. Kanceri nuk pret kalendarin e propagandës qeveritare, por duhet të jetë në funksion sot për gjithë gratë që vuajnë me kancerin gjinekologjik.

Pacientët me kancer detyrohen të marrin kimioterapi në kushte të papranueshme, pa ngrohje dhe pa kushte minimale dinjitoze. Kjo është pamje e një sistemi që ka humbur prioritetin e tij kryesor: mbrojtjen e jetës.

Situata nuk është më pak dramatike në neurologji: nuk kryhet as trombektomi, as arteriografi, dhe pacientët që kanë nevojë për këto ndërhyrje referohen te sektori privat , duke paguar shuma të konsiderueshme për të njëjtin shërbim që mjekët publikë mund ta kryenin. Kjo përbën jo vetëm një vjedhje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, por edhe rrezik të menjëhershëm për jetën e tyre.

3-Ndërkohë, çmimet e ilaçeve janë rritur ndjeshëm, ndërsa ministrja deklaron se nuk i di, sepse “nuk ka qenë e sëmurë”. Kjo nuk është gafë. Kjo është pranim publik i dështimit dhe mungesë e thellë përgjegjësie. Shëndetësia nuk është çështje përvoje personale, por detyrim ndaj çdo qytetari.
Shqipëria shpenzon vetëm rreth 2.9% të PBB-së për shëndetësinë, niveli më i ulët në rajon, ndërsa qytetarët paguajnë rreth 60% të kostove nga xhepi i tyre, një barrë e rëndë dhe e padrejtë. Kjo është politika reale e kësaj qeverie dhe jo shendetsia falas: pak fonde për shëndetësinë, shumë propagandë për sukseset imagjinare.
4-Kriza në sistemin shëndetësor nuk fillon këtu dhe për fatin e keq të shqiptarëve, as nuk ndalet këtu. Ajo është e rrënjosur thellë  brenda vetë sistemit. Le të kujtojmë një tjetër krizë të pak javëve më parë që tregoi qartë dështimin e sistemit.  Në QSUT pati  ndërprerje energjie në reanimacionin qendror dhe në sallat kirurgjikale, një fakt tronditës për çdo vend që pretendon standarde minimale sigurie. Urgjenca ka funksionuar pa defibrilator. Akseleratorët linearë kanë dalë jashtë funksionit për disa ditë, duke lënë pa trajtim pacientët me kancer, për të cilët çdo ditë ka peshë jetike.

Këto nuk janë incidente të veçuara. Janë prova të një kolapsi të sistemit shëndetësor. Mungesë pajisjesh jetike, furnizim problematik me barna, dyshime për barna të skaduara dhe mungesë transparence në menaxhimin e fondeve publike.

Në këto kushte, kam kërkuar të zhvilloj me urgjencë një interpelancë parlamentare me Ministren e Shëndetësisë për të sqaruar përgjegjësitë institucionale, masat emergjente dhe planin konkret për të ndalur këtë degradim që po rrezikon përditë jetë njerëzish. .

Sot nuk kemi të bëjmë thjesht me administrim të dobët. Kemi të bëjmë me një situatë që po dëmton dhe rrezikon jetën e qytetarëve shqiptarë. Dhe për këtë duhet përgjegjësi politike, jo justifikime.

Faleminderit!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë