
Pas ndryshimeve në qeveri, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 Kryesinë e Partisë Socialiste.
Në fokus të mbledhjes do të jetë caktimi i datës të Asamblesë të PS-së. Ky takim i socialistëve vjen pak ditë pas mbledhjes së Grupit të PS, ku dhe u kryen ndryshimeve të mëdha në qeveri, si edhe shkarkimi nga detyra e Belinda Ballukut, e cila mbante postin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke e lënë në duart e SPAK, pasi është vënë zyrtarisht nën akuzë për abuzime me tenderat dhe për të cilën ka kërkuar arrestimin.
Gjatë ditës së djeshme Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimit që u zhvillua në Pallatin e Brigadave, Kryeministri Rama i paraqiti Kreut të Shtetit propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Rama e Begaj u takuan për afro 40 minuta në Pallatin e Brigadave, ku kreu i qeverisë i dorëzoi për dekretim shkarkimet dhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar.
Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e shkarkimeve dhe emërimeve të reja në kabinetin qeveritar, të cilat më pas kalojnë për votim në Parlament, ku për miratimin e tyre nevojiten 71 vota. Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj betohen tek Presidenti Begaj për të marrë detyrën e re.
Shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj u njoftuan në mbledhjen e përbashkët të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me kabinetin qeveritar që u mbajt më 26 shkurt, ku Edi Rama vendosi të zëvendësojë zëvendëskryeministren Belinda Balluku me Albana Koçiun, e cila duhet të lërë Ministrinë e Brendshme që drejton aktualisht.
Vakancën e krijuar nga largimi Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do ta plotësojë Enea Karakaçi, i cili ka mbajtur deri më sot postin e Drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Elisa Spiropali, e cila mbajti detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme, do të zëvendësohet nga diplomati i karrierës, Ferit Hoxha, të cilit më herët i janë besuar detyra të rëndësishme si ajo e ambasadorit në OKB e BE.
Toni Gogu do të udhëheqë një tjetër portofol të rëndësishëm, atë të Ministrisë së Drejtësisë, në vend të Besfort Lamallarit, i cili shkon sërish në dikasterin ku ka shërbyer prej vitesh, por kësaj radhe si drejtues i Ministrisë së Brendshme.
Deputetja e re e qarkut të Vlorës, Erjona Ismaili, do të ulet në karrigen e lënë bosh nga Toni Gogu, duke kryesuar Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin. Sakaq, pjesë e rokadës së ndryshimeve në qeverinë e re është edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili zëvendësohet nga Ermal Nufi, që mban detyrën e zv.Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, ndërsa më herët ka qenë shef kabineti i zv.Kryeministres Balluku.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Mars22:36
"Plasi sytë" - Debati për grabitjen e pronave në Rrjoll, Agron Shehaj përplaset me Taulant Ballën
Deputeti Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kolegët socialistë lidhur me protestat e banorëve të fshatit Rrjoll, ...
POLITIKE
2 Mars21:59
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Ja çfarë na kërkoi
Meri Kumbe, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael ka zbuluar detaje nga mbledhja “online” me kryeministrin Edi Rama.
“Kryeministr...
POLITIKE
2 Mars21:55
Shkullaku: Rama po negocion me kreun e SPAK-ut, kërkon arrest shtëpie për Ballukun për të shmangur 'Ahmetaj 2'
I ftuar në emisionin 'ÇIM PEKA LIVE', gazetari Armand Shkullaku foli mbi zhvillimet e fundit politike dhe krizën e hapur mes Edi Ramës dhe...
POLITIKE
2 Mars21:36
Bushati: Kur demokracia ngushtohet duhet përdorur zjarr dhe dhunë, i bindur për këtë!
Fati i godinave të trashëguara nga periudha e komunizmit vazhdon të jetë një temë e nxehtë debati, duke ndarë opinionin ...
POLITIKE
2 Mars20:17
Pakti Rama-Vuçiç/ Gazetari gjerman bën deklaratën e fortë: Rruga drejt BE-së është e mbyllur
Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Armela Ferko në SYRI TV.
Ai komentoi propozimin e përbashk&eum...
POLITIKE
2 Mars19:42
Berisha: Rama shkroi me padronin e tij Vuçiç një faqe të tërë në gazetën më të madhe të Europës
Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e së hënës para Kryeministrisë, akuzoi kryeministrin Edi Ra...
POLITIKE
2 Mars19:33
Berisha njofton protestën e radhës: Ditën e diskutimit të imunitetit të Lubi Ballukut, të gjithë tek Parlamenti!
Në përmbyllje të fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, lideri demokrat Sali Berisha ftoi shqiptarët t’i b...
POLITIKE
2 Mars19:14
Deputeti Muçi i fokusuar në lojën e shahut ndërkohë që deputetja e PD flet për Jug-Lindjen e bllokuar
Deputeti i partisë Lëvizja Bashkë Redi Muçi është filmuar teksa luante shah ndërkohë që në foltore po mbante...
POLITIKE
2 Mars19:04
Berisha për ndryshimet në qeveri: Rama skllav i Lubisë, ministrat asistentë të Ballukut
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në foltoren para Kryeministrisë e ka cilësuar kabinetin e ri qeveritar si “kabineti Balluku&r...
POLITIKE
2 Mars19:01
Berisha nuk i kursen batutat: Rama u shpall brend ndërkombëtar korrupsioni nga blogeri afrikan
Kryetari i PD, Sali Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit, se lufta kundër korrupsionit ësht&...