POLITIKE

Dosja hetimore/ Si përfituan nga fondet e Ministrisë së Kulturës njerëzit e afërt të Ajola Xoxës

I.A Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 12:40

Dosja hetimore/ Si përfituan nga fondet e Ministrisë së

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Një pjesë e dosjes hetimore, tregon se si njerëzit e afërt me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa kanë përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme. 

Në pjesën e mëposhtme të dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet fakti se kushuriri i Ajola Xoxës, Valmir Xoxa ka përfituar 50.000 lekë për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri. Ndërkohë që ky person nuk zotëron asnjë kapacitet teknik apo njerëzor për ofrimin e një shërbimi të tillë.

76.4. Nga këqyrja ka rezultuar gjithashtu fakti se më datë 01.10.2022, është nënshkruar një Marrëveshje Shërbimi ndërmjet Organizatës jofitimprurëse "HARABEL", përfaqësuar ligjërisht nga Drejtor Ekzekutiv Driant Zeneli, i ditëlindjes 25.04.1983, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, mbajtës i letërnjoftimit me nr. personal 130425067Q, dhe shtetasit Valmir Xoxa, shtetas shqiptar, i dti 27.08.1980, lindur dhe banues në Tiranë, me i identifikuar me letërnjoftim me nr. Personal 100827125U.

76.4.1. Objekti i marrëveshjes lidhet me zbatimin e projektit me titull "Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri" mbështetur prej Ministrisë së Kulturës. Palët lidhin këtë Kontratë Shërbimi, me qëllim realizimin e aktivitetit artistik. Sipas kësaj kontrate, Valmir Xoxa, merr përsipër të marrë pjesë në projektin "Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri" duke ofruar shërbimin e tij si Grumbullues të dhënash/researcher, në katalogun që do të publikohet informacioni/studimi i kryer, për 2 muaj, specifikisht muajt tetor dhe nëntor 2022, kundrejt çmimit bruto në vlerën 25.000 lekë (njëzetë e pesëmijë lekë) për secilin muaj. Person 1 x 2 muaj x 25.000 lekë 50.000 lekë, shumë që do t'i paguhet në llogarinë bankare: Banka: Banka Credins, Iban: AL45 2121 1009 0000 0000 0016 3571.

76.4.2. Qendra "Harabel" merr përsipër të paguajë Valmir Xoxa, në vlerën totale bruto 50.000 lekë, çmim ky që përfshin tatimin në burim (15%) si dhe të gjitha kostot shtesë për realizimin e këtij transaksioni. Ky fakt është dokumentuar me anë të dokumentit "Lajmërim Debitimi" lëshuar nga Intesa SanPaolo Bank, më datë datë 01.12.2022, me Përfitues: Valmir Xoxa dhe Informacion shtesë: Shërbim grumbullime/dhëna për digj art bashkëkohor në Shqipëri.

76.4.3. Sa më sipër, shtetasi Valmir Xoxa paguhet nga Qendra "Harabel", e cila kontrollohet në fakt nga shtetësja Ajola Xoxa, për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri. Edhe në këtë rast, sipas organit procedues konstatohet ajo çfarë duket se karakterizon mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike, njëherë që ato janë kaluar në llogaritë e OJF-ve të kontrolluara nga shtetësja Ajola Xoxa. Pra, pasi fondet publike arkëtohen ato degëzohen në shuma të copëzuara në shpk ose siç paraqitet rasti konkret, në individë të afërt me shtetasen Ajola Xoxa. Në rastin e shtetasit Valmir Xoxa, përveç se është kushëri i shtetases Ajola Xoxa, ashtu si edhe në raste të tjera të mëparshme, konstatohet se nuk zotëron asnjë kapacitet SHO teknik apo njerëzor për ofrimin e një shërbimi si ai i përshkruar më lart. Vetë shtetësja Ajola Xoxa pohon se ky shtetas punon si dirigjent.

ajola xoxa erion veliaj valmir xoxa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë