U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

TIRANA- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka dalë në një deklaratë për media ku tha se është i burgosur politik. Malltezi tha se në asnjë faqe të akuzës nuk ka asnjë dëshmi, nuk del asnjë njeri që të thotë që Sali Berisha, apo Jamarbër Malltezi ka bërë presion për çfarëdolloj gjëje. Ai u ndal dhe te procesi i kthimit të pronës, ku deklaron se nuk është bërë me shpejtësi siç pretendohet, por ka zgjatur 12 vite.
DEKLARATA:
Le të shohim një nga thagmat e radhës të shprehjeve të prokurorëve politikë, shërbyes të Edi Ramës në aktakuzën e tyre. Qysh në faqen 3 kanë bërë një shënim, koment politik në të cilin thonë, Jamarbër Malltezi shfaqet si një person i pushtetshëm, por në asnjë pjesë të aktakuzës nuk kanë asnjë dokument, asnjë letër të Jamarbër Malltezit në asnjë nga institucionet e shtetit shqiptar deri në 2009 që ka mbaruar procesi.
Interesante është që në asnjë nga faqet e akuzës nuk ka asnjë dëshmi, nuk del asnjë njeri që të thotë që Sali Berisha, apo Jamarbër Malltezi ka bërë presion për çfarëdolloj gjëje. Më pas për të mbështetur argumentin e tyre, komentin politik të Edi Ramës, thonë: veprimet janë kryer me shpejtësi. Ky është një mashtrim tjetër sipas urdhrit politik. Le të shohim procesin e kthimit të pronës.
Ky është dokumenti i njohjes dhe kthimit të pronës së familjes Begeja qysh në vitin 1996. Ka patur edhe kthim pjesor, edhe njohje. Dhe ky është vendimi final i 2007. Pra, 12 vjet për një person të pushtetshëm për t’i kthyer pronën. Ndërkohë që ligji ka patur afate 2 dhe 3 mujore për përgjigjen e këtyre. Të merremi me privatizimin e këtyre objekteve. Privatizimi i këtyre objekteve ka filluar nga shkresat e ministrit Anastas Angjeli për fillimin e procedurave të privatizimit dhe përgjigjen e ministrit Blendi Klosi, që bien dakord qysh në korrik të vitit 2005. Thotë: shprehemi dakord për fillimin e procedurave.
Por kur ka përfunduar kjo? Pra, nga korrik 2005. Njëri klub ka përfunduar në nëntor 2008 dhe tjetri në nëntor 2009. Pra, për mbi 3 dhe për mbi 4 vjet. Janë bërë procedurat shpejt, sipas prokurorëve politikë të nënshtruar nga SPAK. Unë jam 1 në 510 mijë shqiptarë të cilëve i është kthyer toka e vjedhur padrejtësisht nga shteti komunist shqiptar. Më është kthyer më pak se 1%, vetëm 410 metra. Por unë jam i burgosur politik, sepse kështu ka urdhëruar Edi Rama dhe falangat e Sorosit në drejtësi. Pse gënjeu SPAK-u, pra? Pse tha SPAK-u që janë bërë shpejt, kur procesi i kthimit të pronës ka marrë 12 vjet, ndërsa privatizimi për mbi 4 vjet. Çfarë halli i shtyu këto prokurorë shërbyes të Edi Ramës të gënjejnë?
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në fjalën e tij në Komisionin e Medias, nuk i ka kursyer kritikat ndaj ministres së ...
Keir Starmer, Giorgia Meloni dhe Edi Rama BRITANI- Kryeministrit britanik, Keir Starmer, i është kërkuar që të mos zëvend&eum...
STRASBURG- Eurodeputeti i Demokracisë së Re, partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e t...
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar sot se nuk ndihet i shqetësuar nga hetimi i SPAK për...
edi rama TIRANË- Në Shqipëri do të zhvillohet konkursi për ndërtimin e godinave të reja për administratën publ...
konferenca e kryetareve TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja ka nisur me debate mes ...
TIRANA- Kreu i Grupit të PS-së, Niko Peleshi në Konferencën e Kryetarëve lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka ...
TIRANA- Dhëndëri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka bërë një sqarim në lidhje...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me drejtuesit politikë t&e...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të t...