POLITIKE

“Dritarja” e diasporës nuk solli dot votim masiv të të gjithë shqiptarëve

m.l Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 07:41

“Dritarja” e diasporës nuk solli dot votim masiv të

TIRANË- Edhe në zgjedhjet e 11 majit, më pak se gjysma e shqiptarëve të pranishëm në listat e zgjedhësve e ushtroi të drejtën e votës. Megjithëse në total, pjesëmarrja vlerësohet pak më e lartë se në zgjedhjet e 2021, ajo nuk ishte aspak mbresëlënëse, duke pasur parasysh edhe faktin që për herë të parë në këto zgjedhje pati mundësinë të votonte edhe diaspora shqiptare jashtë vendit.

Pas numërimit të më shumë se gjysmës së votave, rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 11 majit tregojnë se Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama është drejt një mandati të katërt qeverisës, me shumë gjasa me një shumicë parlamentare edhe më të madhe.

Të dhënat gjithashtu ende paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) treguan për një pjesëmarrje në rënie të zgjedhësve që votuan brenda vendit, me rreth 42.2% të numrit të përgjithshëm të tyre, nga 46.3% që kishte qenë në zgjedhjet e vitit 2021. Duke llogaritur edhe votat e diasporës (rreth 192 mijë të tilla), pjesëmarrja totale në zgjedhje arriti në afërsisht 47.5%.

Megjithëse bëhet fjalë për një rritje të lehtë në raport me zgjedhjet e fundit, gjithsesi pjesëmarrja nuk ishte aspak mbresëlënëse, sidomos duke pasur parasysh pikërisht faktin që për herë të parë në këto zgjedhje pati mundësinë të votonte edhe diaspora.

Censi i fundit i popullsisë tregoi tkurrje të ndjeshme të numrit të përgjithshëm të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke ndikuar natyrisht edhe numrin e përgjithshëm të zgjedhësve që jetojnë brenda vendit.

Duke ballafaquar të dhënat e Censit me ato të listës së zgjedhësve, rezulton se pothuajse gjysma e votuesve jetojnë jashtë vendit. Vetëm një pjesë modeste e tyre u shprehën nëpërmjet votës në këto zgjedhje.

Votuan rreth 80% e shqiptarëve me banim brenda vendit

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, lista përfundimtare e zgjedhësve për zgjedhjet e 11 majit numëronte rreth 3.71 milionë zgjedhës, duke përfshirë ata me banim brenda dhe jashtë vendit.

Ndonëse as për pjesëmarrjen nuk ka ende të dhëna përfundimtare, mbi bazën e numrit të qendrave që kanë raportuar në KQZ, kjo pjesëmarrje vlerësohej në rreth 42.2%.

Duke projektuar këtë përqindje mbi numrin total të votuesve në lista, mund të vlerësohet se afërsisht 1.57 milionë shqiptarë votuan brenda vendit.

Po të shtojmë edhe afërsisht 192 mijë vota të dërguara me postë nga diaspora, numri i përgjithshëm i votuesve arriti në 1.76 milionë, ose afërsisht sa 47.4% e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve të regjistruar në lista.

Megjithëse në pamje të parë, pjesëmarrja nuk ishte shumë e lartë, duhet pasur parasysh sidoqoftë se numri i zgjedhësve rezidentë në Shqipëri vlerësohet të jetë i ulët në raport me numrin e përgjithshëm të tyre.

Sipas Censit 2023, numri i shqiptarëve me moshë mbi 18 vjeç ishte rreth 1.94 milionë. Kjo shifër përbën pak më shumë se 52% të numrit të përgjithshëm të zgjedhësve. Nëse do të vlerësonim pjesëmarrjen vetëm për zgjedhësit me banim në Shqipëri, ajo do të rezultonte mjaft e lartë, pothuajse 81%.

Por vetëm 11% e shqiptarëve jashtë vendit

Risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte mundësimi, për herë të parë, i votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Duke i marrë për të sakta numrat e listës së zgjedhësve, mund të vlerësojmë se rreth 1.77 milionë zgjedhës apo rreth 48% e tyre duhet të jenë me votim jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, vetëm rreth 230 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit arritën të regjistroheshin për të marrë pjesë në zgjedhje.

Prej tyre, në KQZ erdhën gjithsej brenda afatit 192 mijë vota nga diaspora, ndaj mund të themi se përqindja e votimit mes shqiptarëve me banim jashtë vendit ishte më pak se 11% e numrit të vlerësuar të tyre në listat e zgjedhësve.

Teknikisht, procesi kërkonte që votuesit të regjistroheshin online, nëpërmjet një platforme të vënë në dispozicion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Duke qenë se ky proces u aplikua për herë të parë, ai pati disa vështirësi teknike, të lidhura me nevojën për disa dokumente të nevojshme për të provuar identitetin dhe rezidencën jashtë vendit.

Më tej, zgjedhësve që arritën të kryenin me sukses regjistrimin, iu dërgua me postë fleta e votimit, me anë të së cilës duhet të shprehnin votën e tyre dhe ta dërgonin mbrapsht, po me postë, në KQZ.

Megjithatë, edhe vetë procesi i marrjes në dorëzim dhe kthimit të votave me postë u raportua me probleme dhe vonesa, veçanërisht në Greqi.

Rezultatet konfirmojnë (dhe forcojnë) PS

Rezultatet paraprake (afërsisht gjysma e qendrave të votimit të numëruara) treguan rritje të lehtë të mbështetjes për Partinë Socialiste në pushtet. Megjithatë, për shkak të karakteristikave të sistemit zgjedhor, rritja e mbështetjes në numër mandatesh (nga 74 në 83) është më e madhe se rritja e numrit të votave (nga afërsisht 49% në rreth 53%).

Nëse tendenca e numrave do të konfirmohet deri në fund, Partia Socialiste do të marrë një mandat të katërt, me një mbështetje në rritje.

Një rezultat i tillë e forcon më tej kryeministrin Edi Rama, duke e çuar numrin e mandateve madje në prag të një shumice të cilësuar, prej 3/5. Me një rezultat të tillë, shumica do të ketë hapësirat madje edhe për të ndryshuar ligjet që kërkojnë një shumicë të tillë, qoftë edhe me votat e partive më të vogla.

Humbësja e madhe e zgjedhjeve duket të jetë forca më e madhe opozitare Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që përfshin Partinë Demokratike, por edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nga të dhënat paraprake, kjo aleancë ka pësuar rënie me më shumë se 12% të votave krahasuar me zgjedhjet e 2021, rënie që përkthehet provizorisht në 13 mandate më pak (rreth 50 gjithsej).

Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka pësuar rënie masive të mbështetjes në të gjitha qarqet e vendit, duke përfshirë edhe bastionet e saj historike në Veri të vendit.

Përqindja e votave të humbura nga PD ka shkuar pjesërisht në favor të PS (më pak se 4% e tyre), por në pjesën më të madhe është ndarë mes partive të reja, që morën pjesë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme.

Një mazhorancë më e fortë dhe një opozitë më e dobët shtrojnë sfida në rritje për demokracinë parlamentare në vend.

Por ka shpresë për partitë e reja

Një risi domethënëse në rezultatin e këtyre zgjedhjeve duket të jetë përkrahja e konsiderueshme që kanë marrë alternativat e tjera dhe kryesisht partitë e reja politike.

Të marra së bashku, këto forca kanë marrë rreth 13% të votave, sipas rezultateve paraprake. Përveç Partisë Socialdemokrate, që është konfirmuar faktor i rëndësishëm në disa qarqe të vendit, një mbështetje të konsiderueshme kanë marrë partitë e reja, kryesisht Partia Mundësia, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

Me shumë mundësi, forcat e mësipërme do të arrijnë të sigurojnë mandate përfaqësimi në Parlament. Megjithëse forcat e reja nuk do të kenë një peshë të rëndësishme numerike në Parlamentin e ri (edhe për shkak të avantazhit të thellë të forcës fituese, që nuk pritet të ketë nevojë për koalicion qeverisës), rezultati i partive të reja ishte më domethënës nga sa ka ndodhur në të shkuarën.

Vota e diasporës në veçanti ka ndikuar pozitivisht në rezultatin për disa prej forcave të reja. Të dhënat paraprake tregojnë se Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet apo Lëvizja Bashkë kanë arritur të marrin një përqindje më të lartë mes votave të diasporës, krahasuar me përqindjen e votave që kanë siguruar nga zgjedhësit brenda vendit.

Në votën kombëtare, forcat e reja arritën rezultatin më të kënaqshëm në qendrat e votimit të Bashkisë së Tiranës dhe shpresat për të marrë mandate janë në Qarkun e Tiranës.

Nga rezultati i forcave të reja në Tiranë, mund të arrihet në përfundimin se ato kanë arritur të depërtojnë kryesisht te një segment elektorati që është më fleksibël, pa një histori të votës “militante” dhe më skeptik ndaj forcave që kanë qeverisur vendin në të shkuarën.

Rritja e këtyre forcave jep shpresa që edhe në mjedisin politik shqiptar të arrijnë më në fund të zhvillohen dhe të konsolidohen alternativa të reja politike, apo të ashtuquajtura “pole të treta”. Më në veçanti, rezultati inkurajues i këtyre partive në Tiranë tregon mbi të gjitha se elektorati “gri” ka nevojë për alternativa të reja.

Njollat e procesit: Akuza për blerje dhe fotografim vote, presione ndaj gazetarëve

As ky proces zgjedhor nuk kaloi pa “njollat” e zakonshme, si akuzat për blerje votash, cenimi i fshehtësisë së votës, përplasjet mes përfaqësuesve të forcave politike dhe presioni, deri në akte dhune ndaj gazetarëve.

Për herë të parë, në proces u angazhua Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në ditët e fundit të fushatës, deri në ditën e zgjedhjeve, pati disa procedime ndaj personave të akuzuar për blerje votash.

Ditën e zgjedhjeve, ndërkohë, disa qytetarë u arrestuan për fotografim të votës, madje edhe postimin e saj në rrjetet sociale. Ndryshimet në Kodin Penal, që ashpërsuan dënimet për krimet zgjedhore, nuk i kanë parandaluar plotësisht këto lloj veprimesh.

Sipas këtyre ndryshimeve, shkelja e fshehtësisë së votimit përbën vepër penale, që mund të dënohet deri në katër vjet burg, korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje dënohet deri në pesë vjet burg, ndërsa votimi nëpërmjet kanosjes, falsifikimi apo dëmtimi i materialeve zgjedhore mund të dënohet deri në tetë vjet burg.

Ndërkohë, një deklaratë e rrjetit rajonal të gazetarëve “SafeJournalists” solli disa raste të presionit dhe dhunës ndaj gazetarëve të angazhuar në raportimin e ditës së zgjedhjeve.

Në Tiranë, gazetarja e “Syri TV” u përball me sulme verbale dhe konfrontim fizik nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ndërsa raportonte nga një zyrë e paidentifikuar që dyshohet se përdorej nga punonjës patronazhistë të PS.

Në Pogradec, korrespondentja e “MCN TV” u përball me dhunë fizike në qendrën e votimit. Një person i paidentifikuar i mori me forcë telefonin celular dhe fshiu materialet dhe videot që lidhen me zgjedhjet. Gazetarja raportoi se telefoni iu mor dy herë me forcë, duke çuar në humbjen e plotë të regjistrimeve.

Në Sarandë, gazetari i “EuroNews Albania” u urdhërua nga zyrtarët zgjedhorë në qendrën e votimit që të mos filmonte më shumë se 15 minuta, një kufizim arbitrar që cenon të drejtën e medias për të vëzhguar dhe për të raportuar mbi procesin zgjedhor.

Një situatë e ngjashme u shënua në Durrës, ku anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit nuk lejuan vëzhguesit e akredituar të medias të kryenin raportime mediatike mbi procesin e votimit.

Në Gjirokastër, gazetari i “Apollon TV” u kërcënua gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas “SafeJournalists”, këto raste tregojnë një model shqetësues të pengesave dhe intimidimit ndaj gazetarëve që kryejnë detyrën publike në një moment kyç për demokracinë, siç janë zgjedhjet./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë