Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se në çështjen gjyqësore në fjalë janë evidentuar një sërë problematikash procedurale dhe ligjore, duke ngritur akuza ndaj veprimeve të Prokurorisë dhe SPAK-ut.
Sipas saj, provat për këtë çështje janë kërkuar më herët në Prokurori, Ministrinë e Drejtësisë dhe institucione të tjera të drejtësisë, ndërsa thekson se SPAK nuk ka ushtruar kompetencat e plota në hetimin e rastit.
Deklarata e plotë:
"Në fakt ne këto prova i kemi kërkuar ne edhe në prokurori, edhe në Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk ishte detyra e SPAK-ut. Se ne për çështjet e caktuara lidhje me ushtrimin e detyrës së kësaj gjyqtares (të kriminalizuar tashmë) jo më kot i jemi drejtuar dhe Prokurorisë së Përgjithshme, dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe KLGJ-së.
Ndërkohë SPAK-u ka pasur një detyrë tjetër. Dhe ndryshimet ligjore në 2016-ën i kanë dhënë tagrin dhe legjitimitetin që SPAK-u vetë t'i drejtohej edhe institucioneve greke, por edhe të verifikonte në mënyr♪7 të thelluar të gjithë çështjen që ne i kemi depozituar faktet, provat dhe të gjitha këto në tërësi, jo vetëm krijojnë dyshime të arsyeshme, po ka bindje përtej dyshimit të arsyeshëm, që jemi përpara veprave penale të falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohë që nga ana e SPAK-ut, nuk është hetuar fare për shembull, vepra penale e shpërdorimit të detyrës që ne e kemi kallëzuar. Nga ana tjetër, ne kemi parë që ka komunikuar Irena me tre mbiemra në mënyrë aktive me SPAK-un, ndërkohë që SPAK-u nuk e kishte regjistruar. Pra, ka përplasje të dispozitave ligjore dhe me faktin në SPAK, që ne nuk mund ta telerojmë se është një shkelje shumë e rëndë.
Ajo ka çuar një memo dhe dy kërkesa dhe sipas dokumentacionit të SPAK-ut, është kërkuar nga vetë Irena Gjoka të merret në pyetje, që për mua ligji e ka të ndaluar për sa kohë që këta nuk e kishin Irenën me disa mbiemra as person nën hetim.
Pra, ajo pyetje që i bëmë sot gjyqtares, është për sa kohë që të gjithë personat që thrriten nga SPAK-u për të dhënë deklarime, ju i keni parë të kalojnë këtu? E kemi parë ndonjëherë Irenën të vijë këtu, të kalojë, të futet në SPAK, apo të bëhet me dije mediat që sot ne kemi thrritur Irena Gjokën për të dhënë deklarime.
Ka një problem shumë të rëndësishëm. Ne, me cilësinë e kallëzuesve, nuk u thërritëm asnjëherë. Dhe ajo që ne ngritëm pyetje përpara gjykatës, është që Irena Gjoka është futur nga shkallët e brendshme, nga hyrjet e brendshme dhe prandaj ne kishim kriterin bazë në këtë gjykim, shpalljen e moskompetencës.
Patjetër, kjo është dhe një problem shumë i madh, por të dytën herë rradhazi, prokurori nuk paraqitet në çështje, duke treguar katër sipërish që është në vështirësi objektive për ta mbrojtur atë vendimmarrje të pabazuar në prova dhe në ligj.
Vendimi ose shkresa që erdhi sot nga organi i akuzës, ku pretendohej që është bërë një gabim material lidhur me firmën e OPGJ-së, shkresa mban datën 25 mars. Ndërkohë dosja mua në dispozicion më është vënë me datë 5 prill. Pra, nga data 25 mars, nëse do ta merrshim të mirëqenë si një gabim material, minimalisht, kjo shkresë o do na vijej ne në dispozicion kur na u vu dosja, ose duhet të vinte me datë 21 prill, siç e dini që ishte dhe seanca e parë.
Fakti që shkresa bie sot në dispozicion të gjykatës dhe tonin, tregon që ky dokument është i falsifikuar dhe ne, në referim të dispozitave ligjore, i kemi kërkuar gjyqtares që të referojë kallëzim penal për këtë dokument të falsifikuar.
Pse? Sepse po bëjmë prapë një pyetje tjetër retorike. Për sa kohë që ne kemi kërkuar moskompetencën e kësaj gjykate, kush do ta hetojë Bledar Maksutin? Apo Altin Dumani do hetojë Bledar Maksutin? Kështu që ne jemi përpara një situate që me një vendim korrekt, me një vendim të bazuar në nenet e Kushtetutës, por dhe në Kodin e Procedurës Penale, si dhe në ligjin numër 95 të vitit 2016, kjo çështje duhet të gjykohet në një gjykatë që nuk ka konflikt interesi për shkak të detyrës që vazhdon të ushtrojë, në fakt, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, nga Irena'.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
4 Maj14:45
Bardhi thirrje për protestën e 8 Majit: Situata ekonomike, arsyeja kryesore!
Kryetari i grupit parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht duke theksuar se situata ekonomike në vend është ...
POLITIKE
4 Maj13:27
Propozoi uljen e taksës së qarkullimit të karburanteve, Komisioni i Ekonomisë rrëzon nismën e Enno Bozdos
Komisioni për Ekonominë nuk miratoi projektligjin e paraqitur nga deputeti Enno Bozdo për uljen e taksës së qarkullimit të karbu...
POLITIKE
4 Maj11:36
Aulon Kalaja: RTSH Shkolla po promovon axhendën LGBTQ në prime time
Aktivisti Aulon Kalaja nga studioja e emisionit 'Kafe Shqeto' tha se opozita ka hyrë në një betejë politike dhe ligjore për t&eu...
POLITIKE
4 Maj10:58
'Hetimet e vonuara', Gjokutaj: A po bën SPAK lojë me dosjen Balluku, marrëveshje prapaskene?
Zhvillimet e fundit procedurale nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë rikthyer vëmendjen tek çështja e ish-ministres Belinda Ba...
POLITIKE
4 Maj10:53
Aksident në aksin Fier-Vlorë, dy të plagosur pas përplasjes së automjeteve
Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Vlorë, ku si pasojë janë plagosur dy persona.
T&eum...
POLITIKE
4 Maj10:47
Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Mercenar i Ramës dhe narkoregjimit të tij
Mercenar të Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, e ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumani.
Në nj&eum...
POLITIKE
3 Maj21:30
Aksidenti tragjik në Durrës/ ‘Autori ia mbathi...’, Berisha: Problematik për lagjen, njihej si i përkëdheluri i partisë së krimit!
Një tragjedi të vërtetë e ka cilësuar kryetari i PD, Sali Berisha, aksidentin që u moti jetën dy të miturve, ndërsa...
POLITIKE
3 Maj19:36
Aksidenti që u mori jetën dy fëmijëve, reagon kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetin social X për aksidentin tragjik në Durrës me dy fëmijë që ndërruan jetë, du...
POLITIKE
3 Maj19:01
Tragjedia në Durrës/ Tabaku: Transmetimi i pamjeve të rënda, shkelje e etikës dhe dinjitetit njerëzor
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Medias dhe Drejtave të Njrriut ka reaguar pas tragjedisë së nd...
POLITIKE
3 Maj18:59
Szalai: Veliaj paguante gazetarët për shkrime pro tij, kjo është vetëm maja e ajsbergut
Pavol Szalai, përfaqësues i organizatës ndërkombëtare ‘Reporterët Pa Kufij’, deklaroi se Shqipëria qëndron n...