Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Pavol Szalai, përfaqësues i organizatës ndërkombëtare ‘Reporterët Pa Kufij’, deklaroi se Shqipëria qëndron në fund të zonës së Bashkimit Europian dhe Ballkanit për sa i përket lirisë së shtypit, duke theksuar se vendi nuk është ende gati për anëtarësim në BE.
Duke folur në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Szalai foli dhe për rastin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që sipas tij është vetëm maja e ajsbergut. Veliaj tha Szalai supozohet se paguante gazetarët për raportim në favor të tij, ndërsa tha se, ky rast nuk është i izoluar.
Kjo është vetëm maja e ajsbergut’, tha ai, duke shtuar se të dhënat e pyetësorit mbi bazën e të cilit hartohet indeksi tregojnë qartë se korrupsioni i gazetarëve përbën problem real në Shqipëri.
Ai bëri kujdes të saktësojë se nuk po fliste për përgjithësi, por se ka media dhe gazetarë që shkelin standardet profesionale ose i kanë shumë të ulëta ato.
‘Po, sigurisht ne jemi përqëndruar tek çështja e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe se si u shpalos. Ai supozohej se paguante gazetarët që të raportonin në favor të tij. Mendoj se kjo është vetëm maja e ajsbergut.
Ne mund të shohim tek të dhënat tona për Shqipërinë, në bazë të të cilit hartohet indeksi, në bazë të pyetësorit, korrupsioni i gazetarëve përbën problem, ose ka disa media apo ka disa gazetarë sepse nuk po flas për përgjithësi, ka nga ata të cilët i shkelin standardet profesionale. Në disa raste ata nuk i respektojnë ose i kanë shumë të ulëta këto standarde.
Do të ishte mirë për qeverinë dhe për autoritetet të inkurajonin vetë-rregullimin dhe të merrnin masa për të përmirësuar etikën gazetareske. Për shembull, ne propozuan për median, i cili miraton dhe aplikon standardet ndërkombëtare, të ketë disa përfitime ekonomike. Kjo është një mënyrë për të vepruar, ose sikurse e thashë edhe më herët, do të kemi nevojë për më tepër transparencë, jo vetëm për financimin e medias, jo vetëm për marrëdhëniet mes medias dhe qeverisë, apo për pronësinë e medias, por edhe për konfliktin e interesit.
Pra në qoftë se pronarët e mediave kanë konflikt interesi, duhet ta deklarojnë këtë, në mënyrë që të shmangen presionet mbi gazetarët dhe vetë-censurimi dhe i gjithë publiku mund të shohë se cilat janë këto marrëdhënie. Megjithatë duhet të them se Bashkimi Europian është i vetëdijshëm për këtë dhe do të ishte shumë mirë që Shqipëria të merrte masa.
Indeksi e tregon qartësisht se Shqipëria qëndron në fund të zonës së BE-së dhe Ballkanit. Është poshtë të gjitha vendeve të BE-së në këtë këndvështrim. Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në BE.
Nuk po them që nuk duhet të anëtarësohet, Shqipëria e ka vendin e vet në BE, por duhet të plotësojë disa kushte. Unë e di që ka nisur dialogu për lirinë e shtypit mes shoqërisë civile dhe autoriteteve në kontekstin e integrimit në BE. Ne, si Reporterë pa Kufij, dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar i Gazetarëve ka kontribuar në këtë dialog. Para një viti e gjysmë, ne publikuam një propozim të detajuar të situatës, masave që duhet të përmirësohen.
Referuar situatës politike, pavarësisë së transmetuesve, sigurisë së gazetarëve, transparencës së medias, gjithçka që diskutuam, ne e kemi paraqitur me zgjidhje specifike dhe i referohemi këtij legjislacioni të Bashkimit Evropian ose disa standardeve të Këshillit të Evropës.
Ky ishte kontributi ynë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe se çfarë duhet të bëjë për t'i plotësuar këto kushte. Mund të shohim një progres përsa i përket dekriminalizimit të shpifjes, por mbaron këtu. Për çështjet e tjera nuk ka pasur progres dhe kjo reflektohet pastaj tek renditja e Shqipërisë në indeksin tonë. Dhe tani prej shumë vitesh Shqipëria merr shumë pak pikë nga 100 pikët e plota.
Po them se është shumë e vështirë dhe them se ka një brez gazetarësh në Shqipëri të cilët kanë punuar shumë vite në pozicione të vështira pune dhe nuk kemi diskutuar ende kushtet e punës.’, u shpreh Pavol Szalai në SYRI TV.
Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU), aleanca më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë, ka miratuar rezolut&e...
Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, duke i cilësuar ato si pjesë e 'ri...
Gazeta greke, Protothema shkruan një artikull për 75-vjetorin e Forcave Ajrore Shqiptare, duke nënvizuar se festa u kremtua duke ngritur në...
Procesi për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike, dega Korçë është shoqëruar me tensione dhe debate, çka ka...
Deputeti Saimir Korreshi denoncon një situatë alarmante mjedisore në Savër të Lushnjës, ku një hapësirë ësht&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të në foltoren e Dibrës, deklaroi se kritikat e tij ndaj mediave...
Berisha gjatë një takimi në Dibër, deklaroi se opozita shqiptare ka ndjekur një rrugë të vështirë ndër vite, p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren e mbajtur në Dibër, u shpreh se opozita shqipta...
Policia ka sekuestruar një automjet luksoz tip Audi SQ8, i cili dyshohet se ishte vjedhur në Itali dhe ishte futur në Shqipëri me qëlli...
Nga Belind Këlliçi: Një video e publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, tregon se si në shkelje të çdo rregulli, një band&e...