POLITIKE

‘Durana, shpikja e fundit e kreut të organizatës’, Ahmetaj: Parku virtual në Xhafzotaj u është dhënë 26 kompanive

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 23:53

‘Durana, shpikja e fundit e kreut të organizatës’,

Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të shtetit dhe shpërdorim të fondeve publike, duke vënë në shënjestër figura të larta qeveritare dhe duke ekspozuar skema të dyshuara që prekin sektorë strategjikë dhe infrastruktura kombëtare.

Në intervistën e katërt ekskluzive për Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka denoncuar edhe parkun teknologjik në Xhafzotaj. Ky projekt përshkruhet si një "park virtual", një mekanizëm mashtrimi për të lejuar rreth 26 kompani, të cilat pretendohet se janë të lidhura me pushtetin dhe grupe kriminale, të shmangin taksat. Këto kompani, ndonëse operojnë në zona të tjera si Tirana, regjistrojnë adresën e tyre në këtë park për të përfituar nga përjashtimet fiskale, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar.

Ke një shpikje të re tash që quhet Durana. Çfarë është kjo? Çfarë është kjo? Kjo është pra, Durana është një park teknologjik. Ku e di ti sa kam punuar si ministër? Unë iki nga ora 11:00 e natës në shtëpi Ku është maja e ajsbergut tash. Ky prandaj më do mua të vdekur që bën edhe mallkon edhe shan e... Po patjetër. Se unë depozitë s'kam qenë ndonjëherë i këtij. S'kam qenë ndonjëherë. Po do ishte do ishte turp i madh sikur të më kishte mbrojtur ky mua. Sot, do ishte turpi më i madh për mua, po të më kishte mbrojtur ky. Të isha mbrojtur nga një njeri që e ka shndërruar Shqipërinë në kopshtin e karteleve të drogës. Kopshtin e karteleve të drogës. Dhe aty s'ka ilaçe për onkologjikun. 50 milionë atje, 250 milionë këtu. Kopshti i Edenit se duhet që të... Zoti Peka po të lutem dua që të flas edhe me qytetarët se unë e di që ti do t'i marrësh këto edhe do t'i bësh... Durana duhet të ishte një park siç e thotë ligji 58 i 2022-shit e thotë në mënyrë eksplicite çfarë është park teknologjik dhe shkencor. Është një sipërfaqe e përcaktuar trualli dhe ose ndërtesash e cila me vendim të Këshillit të Ministrave shpallet park dhe gëzon status të veçantë të zhvillimit ekonomik dhe fiskal me kuptim të zonës së lirë sipas kodit doganor.

Pra, parku duhet të ketë kufij gjeografik, duhet të ketë porta hyrëse dhe dalëse dhe funksionim të pikës doganore. Ç'ndodh në Xhafzotaj? Tani, shkurt do t'i bie. Për çfarë është përdorur kjo? Kjo është përdorur për të gënjyer shqiptarët që një grup kompanish të mos paguajnë taksa, kompani të lidhura me pushtetin. Unë kam këtu 26 kompani që kanë përfituar autorizime. Dhe i ftoj shqiptarët të shkojnë në Xhafzotaj të shohin a ekziston apo nuk ekziston ky park. Është park virtual. Ligji nuk flet për park virtual. Që ti me demek regjistron adresën në Xhafzotaj dhe punon te blloku në Tiranë dhe nuk paguan taksa. Mashtrim ndaj shqiptarëve. Dhe ja ku i ke kompanitë. Kompanitë, urdhëro. Ky është model virtual.

Prapë të njëjtët me pushtetin. A janë këta? Ja ku e ke listën e kompanive. Urdhëro. Po ta jap. Prit t'ia u tregoj shqiptarëve njëherë listën se filloi pastaj, fillojnë pastaj e thonë siç e ka zakon një i paguar nga të gjitha anët... Ja, lista e këtyre që përfitojnë përjashtim. Janë të lidhur me AKSHI-n. Kanë paguar taksa zero. Kanë gënjyer shqiptarët në kurriz dhe nuk ka para për onkologjikun. Nuk ka para për pensionet. Jo. Po si do ketë? 50 atje, 50 këtu, 250 atje, 300 këtu. Merr nja ca roni andej, merr ca të tjera ik si këtej dhe Lidl pastaj bëhet fuqi gjeografike, logjistike në portin e ri të Durrësit. Çfarë i ngeli shqiptarëve? Apo koston e portit. Ja kjo i ngeli. Më jep të ta sistemoj pak zoti Peka. Kjo është, kjo ishte Durana, shpikja e fundit e 40 biznese. E shpikja e fundit e Elirës së bashku me kreun e organizatës. Kjo është Durana. Urdhëro, merreni. Le ta investigojnë. Se unë dua, unë dua që të mos ketë fare, sa më pak nga këto. S'dua të kem të drejtë. Në raport me të gjitha këto, është interesante, shikoni një çikë.

Me këtë standard, zoti Dumani duhet t'i kishte të gjithë këta në foto duhet t'i kishte akuzuar, po këta s'janë Ben Ahmetaj. Armiku i kreut. Kombinimi për një nga tenderat sekret ku Igli Tafa i jep Firsit 15 milionë dhe pjesërisht thotë në open data, se mund të ketë akoma dhe unë nuk arrita ta shikoja dot, tender sekret të cyber security, një kompanie e cila praktikisht është akuzuar nga SPAK-u për pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Dhe kontrata është 7/10/2024, pagesa pjesore thotë kontratë numër 4837. Kjo është një nga fotografitë. Fotografia tjetër është kur kanë bërë ligjin Durana, ligjin e Duranës, ja ku e ke Ilira Kokonën me Ermal Beqirin, promovim interes. Dhe te lista e kompanive, ke dy kompani të Ermal Beqirit këtu, tek Durana, ja u tregoj për ilustrim shqiptarëve. Promovon këtë burrin që ju jep tendera, që ju ka dorëzuar AKSHI-n. Kopshtin privat të  vetin. Këtë e bën Ermal Beqiri, shoqata.

Ky i jep tendera, këta i bëjnë promovim. Kjo s'ka vlerë se është Bashkia e Tiranës e dikurshme. Dikujt i prish shtëpinë, dikujt i prish hotelin, dikujt i prish biznesin, të ka e fut në burg. Dikujt shpronëson tokën një pronari privat me 2.9 milionë dhe i jep Karlos. Ndërkohë këtu kam një shkresë për të treguar që sa herë që kam ikur unë, e para njëherë që s'kam pranuar, dhe sa herë që kam ikur unë ka ndodhur e kundërta.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan