POLITIKE

DW: PS e sigurtë drejt mandatit të katërt

E.D Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 09:03

DW: PS e sigurtë drejt mandatit të katërt

TIRANË- Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, pas numërimit të rreth 60% të kutive të votimit, tregojnë një epërsi të qartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, e cila ka siguruar 52.5% të votave ose 83 mandate.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike dhe aleatët e saj me 33.9% të votave ose 51 mandate. Si forcë e tretë në Kuvend pritet të jetë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me tri mandate, ndërsa për herë të parë, tri formacione të reja politike – "Mundësia” e Agron Shehajt, "Nisma Shqipëria Bëhet” dhe "Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit – janë në kufirin e votave për të siguruar nga një deputet secila.

Berisha akuzon PS për manipulim të procesit zgjedhor

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, renditi përpara gazetarëve akuza të forta ndaj Partisë Socialiste për parregullsi dhe manipulim të zgjedhjeve. Ai tha se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta dhe të ndikuara nga veprime të qeverisë që, sipas tij, synonin të orientonin votën. "Në qoftë se e patë faljen e rreth 150 milionë euro gjobave të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë” – u shpreh Berisha, duke e cilësuar këtë një formë presioni elektoral.

Lideri i opozitës u shpreh ndër të tjera se socialistët kanë blerë vota, si dhe kanë përdorur administratën publike në favor të partisë. "Kur mbillen dhjetëra hektarë kanabis për votë, kur punësohen me mijëra persona për të blerë vota, kur ngrihen zyra ilegale të PS pranë qendrave të votimit, kjo nuk është më garë e ndershme” - deklaroi Berisha. Kryeopozitari nuk dha një përgjigje të qartë, nëse do ta kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, duke deklaruar se "po presim rezultatin përfundimtar për të bërë një vlerësim të situatës dhe për të përcaktuar qëndrimin tonë.”

Zgjedhje të qeta, por jo të barabarta në mundësi

Ndonëse zgjedhjet e 11 maji ishin të qeta dhe të menaxhuara mirë, përsëri pati mangësi në aspektin e barazisë në garë, thuhet në raportin paraprak të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it.

"Zgjedhjet parlamentare ishin konkurruese dhe të organizuara në mënyrë profesionale, por u zhvilluan në një klimë të polarizuar. Po ashtu pati edhe sulme nga drejtuesit kryesorë të partive politike, sidomos online” – u shpreh për mediat drejtuesi i misionit të OSBE, Lamberto Zannier. Vëzhguesit vunë në dukje se partia në pushtet përfitoi nga burimet publike dhe forca institucionale, ndërsa u raportuan edhe raste presioni ndaj votuesve, veçanërisht për punonjësit në sektorin publik.

PS dhe PD dominuan mbulimin mediatik gjatë fushatës

Sipas raportit, dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dominuan mbulimin mediatik gjatë fushatës, duke lënë pak hapësirë për aktorët e rinj politikë. Zgjedhjet e këtij viti konsiderohen nga partnerët ndërkombëtarë si një test i rëndësishëm për progresin demokratik të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

"Forma demokratike dhe integrimi europian ecin krah për krah. Vonesat ndikojnë tek njëra-tjetra,” u theksua në deklaratat e OSBE/ODIHR. Problemet e përsëritura si transparenca në financimin e partive dhe përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, sipas tyre, mbeten sfida kyçe që duhet të zgjidhen për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE.

Vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësuan gjithashtu rolin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në hetimin e krimeve zgjedhore. Deri tani SPAK-u ka hapur 39 çështje lidhur me zgjedhjet e 11 majit: 33 prej tyre për korrupsion aktiv në zgjedhje, katër për korrupsion aktiv dhe pasiv, një për përdorim të funksionit publik për qëllime politike dhe një për shpërdorim detyre./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë