Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00, Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë. Mësohet se tre janë pikat për të cilat Kryesia do të diskutojë, çështjet organizative, axhenda e vazhdimit të aksionit opozitar dhe çështje të tjera.
Në takim pritet të mbajë fjalën edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa pritet të merren një sërë vendimesh. Kjo mbledhje vjen disa ditë pas protestës kombëtare të 7 tetorit dhe dy ditë para zhvendosjes së protestës në dyert e Parlamentit Europian në Strasburg.
Sikurse kishin paralajmëruar, 30 deputetë do të protestojnë më 23 tetor para Parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian. Me këtë protestë, deputetët e PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe për burgosjet politike, sipas tyre, të përfaqësuesve të kësaj force.
Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen 26 deputetët:
1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. Zheni Gjergji
Aksioni opozitar është përshkallëzuar pas vendimit të gjykatës së Apelit për burgosjen me një vit burg të Ervin Salianjit, i akuzuar për "kallëzim të rremë". Ndërkohë në Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare opozita nuk lejon zhvillim normal të punimeve. Disa deputetë të opozitë janë përjashtuar, pasi dogjën karriget në oborrin e Kuvendit. Ndërsa vetëm një ditë më parë pati tensione dhe kaos brenda dhe jashtë parlamentit.
Çfarë ndodhi në protestën e 7 tetorit?
Më 7 tetor u zhvillua dhe protesta kombëtare e thirrur nga opozita zgjati 2 ore e 30 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione dhe kaos. Tubimi ka nisur para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë hedhur disa herë molotov drejt godinës dhe fishekzjarre. Gjithashtu ka pasur një përplasje edhe mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor. Pas kryeministrisë, protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste, ku po ashtu është hedhur molotov. Në një moment ka marrë flakë dhe hyrja e selisë, ndërsa është djegur dhe banderola me foton e Ramës, në hyrje të godinës. Po ashtu nuk kanë munguar edhe përplasjet me efektivët.
Situata më e tensionuar u paraqit në rrugicën ku ndodhet bashkia e Tiranës dhe ministria e Brendshme, ku dhe është hedhur sasia e madhe e molotovit. Policia iu është kundërpërgjigjur qytetarëve me sasi të madhe gazi lotjsellës dhe spraji neutralizues. Si pasojë mbetën të lënduar qytetarë, mes tyre dhe një fëmijë i mitur. Ndërkohë policia bëri me dije se 10 efektivë po ashtu janë lënduar. Destinacioni tjetër i protestuesve ishte Kuvendi, ku kësaj here protestuesit nuk janë lejuar të afrohen fare pranë perimetrit të parlamentit për shkak të një sasie të madhe të hedhur nga efektivët e policisë.
Foto ilustruese DURRËS- Ish-deputeti, Jurgis Çyrbja pasi qëndroi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë s&...
Foto ilustruese DURRËS- Detaje të reja janë publikuar pas arrestimit të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Mësohet...
Foto ilustruese DURRËS- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Dyshohet ...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të Prokurorisë s...
Foto TIRANË- SPAK ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja. ...
Foto ilustruese SHBA- Këshilli gjerman për politikën e jashtme, DGAP ka publikuar më 16 tetor një analizë se si zgjedhjet n&e...
Posteri NJU JORK- Dega Manhattan e Vatrës për mes një posteri ka bërë me dije se duan të presin me protestë takimin...
Foto ilustruese TIRANË- Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prok...
taulant balla AUSTRI- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht drejtuesi politik i PS p&eum...
foto ilustruese TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli , ka folur në një deklaratë p&eu...