Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
KOSOVË - Mbi dy javë pas mbajtjes së zgjedhjes parlamentare në Kosovë, sot ka filluar numërimi i një pjese të votave të diasporës, specifikisht i atyre që votuan në përfaqësitë diplomatike.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se “është e pamundur të thuhet se sa do të zgjasë numërimi”, por se rezultatet do të publikohen sapo të kenë përfunduar numërimet e vendvotimeve – si ato të subjekteve politike, ashtu edhe ato të kandidatëve për deputetë.
Më 8 shkurt, për herë të parë Kosova organizoi votimin fizik të pjesëtarëve të diasporës në përfaqësitë diplomatike të shtetit nëpër botë. Votimet u mbajtën në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës.
Në konferencën e mbajtur sot, Elezi tha se në këto vendvotime janë ndjekur të njëjtat procedura të sigurisë si në vendvotimet në Kosovë, për të siguruar integritetin e zgjedhjeve.
Përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile në Kosovë janë ankuar për kohëzgjatjen e procesit të numërimit dhe verifikimit të votave, por KQZ-ja ka insistuar se po ruan integritetin e votave dhe se prioritizon saktësinë para shpejtësisë.
Mbi 73 për qind e të regjistruarve e shfrytëzuan të drejtën e votës, përkatësisht mbi 15 mijë nga rreth 20 mijë personat e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike.
Deri më tani, për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit ka përfunduar numërimi i votave të rregullta për partitë dhe kandidatët për deputetë. Aktualisht janë duke u skenuar listat e votuesve, në mënyrë që të mund të vazhdohet me numërimin e votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë.
Përveç votimit nëpër ambasada dhe konsullata, mërgata ka votuar edhe përmes postës. Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 69 mijë pako me fletëvotime, janë aprovuar gati 63 mijë zarfe, ndërkaq më pak se pesë mijë janë refuzuar.
Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Shembull, 729 zarfe nuk janë vlerësuar fare pasi aplikuesit kishin zgjedhur të votonin fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Arsyet e tjera të refuzimit përfshijnë dërgimin e zarfeve me fletëvotim më shumë se një herë apo sepse pakot nuk kanë pasur vulë postare e të tjera.
Sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.8 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind.
E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara.
Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind./REL
Anuela Ristani TIRANË - Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar ndaj akuzave se Bashkia e Tiranës p...
Sali Berisha TIRANË - Është shtyrë seanca gjyqësore për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me dosjen "...
TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin” diskutoi sot dokum...
Foto ilustruese TIRANË - Është emëruar këtë të mërkurë (26 shkurt) Kryetarja e Komisionit për Furniz...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka aprovuar kërkesat e 49 partive që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit. Nd&eum...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Kosta pasi ka dalë nga amb...
TIRANË- Komisioni Rregullator në KQZ ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike që në zgjedhjet e 11...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij sot në mbledhjen e grupit parlamen...
mbledhja e grupit te pd TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se kryeministri ...
TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak PD, Dorian Teliti në konferencën e zhvilluar me këshilltarët bashkiakë ...