Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje. Një dënim i cili, pritet të çojë automatikisht në një proces të ri zgjedhjesh për Bashkinë e Himarës, ndërkohë që zoti Beleri është zgjedhur si anëtar i parlamentit europian, si pjesë e listës së partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Ai u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet se kishte ofruar para në këmbim të votave në favor të kandidaturës së tij. Sipas Prokurorisë, banorit të Himarës, Arsen Rama, i cili ishte ofruar të bashkëpunonte me autoritetet, i ishin dhënë shuma monetare prej 5 mijë lekësh për 8 persona, emrat e të cilëve ishin në një listë që ai ia kishte dorëzuar Belerit.
Kryetari i zgjedhur i Himarës, ka hedhur poshtë akuzat, duke bërë përgjegjëse prokurorinë se ka manipuluar provat, si dhe duke folur për një burgosje politike të tij. Ai ju drejtua pa sukses, të gjitha shkallëve të gjyqësorit, përfshirë dhe Gjykatën Kushtetuese, për të kërkuar lirimin, apo dhe leje për të bërë betimin si kryebashkiak. Himara, vazhdoi të qeverisej, deri para pak muajsh nga ish kryetari, socialisti Jorgo Goro, i cili po ashtu u arrestua, për abuzime me pronat. Denoncimi për të ishte bërë pikërisht nga Beleri.
Kandidat i opozitës, në zgjedhjet vendore, si përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e njeriut, e cila mbron të drejtat e minoritarëve grek në Shqipëri, rasti Beleri u kthye në një mollë sherri mes Tiranës dhe Athinës, duke përkeqësuar ndjeshëm marëdhëniet mes dy vendeve. Fillimisht Greqi kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar shkelje të të drejtave të minoritetit. Më pas foli për shkelje të të drejtave politike, duke këmbëngulur që zotit Beleri duhej t’i jepej e drejta për të bërë betimin. Autoritetet shqiptare nga ana e tyre, këmbëngulën se bëhej fjalë për një çështje që i përket drejtësisë, dhe se ata nuk mund të ndërhynin.
Dhjetorin e kaluar Athina bllokoi avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, duke vënë veton ndaj hapjes së grup-kapitujve të parë në bisedimet me Komisionin europian. Edhe sot ambasadorja greke në Tiranë, Konstatina Kamitsi, deklaroi pas vendimit se sipas saj “shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje sa i takon objektivitetit të procesit, prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur i zotit Beleri, dënimi jo proporcional dhe mos lejimi i të drejtës së betimit”. Ajo po ashtu kujtoi se “zoti Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian. Është pjesë e shtetit të së drejtës që eurodeputetë e zgjedhur të kenë mundësinë të paraqiten personalisht në të gjitha punimet e Parlamentit Europian duke filluar nga seanca plenare e korrikut që vjen."
Eurodeputetët gëzojnë imunitet të posaçëm. Nëse zoti Beleri do të ishte i ndaluar, në një nga vendet e BE-së, në pritje të procesit, ai do të ishte liruar automatikisht, ndërsa autoritetet e drejtësisë, do të duhej të merrnin autorizimin e parlamentit europian për të vijuar procesin. Por Shqipëria nuk është pjesë e BE-së, e për më tepër, që prej ditës së sotme, zoti Beleri është i dënuar me vendim të formës së prerë./VOA
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të...
komisioni TIRANË- Kryetar i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka zbardhur për mediat listën m...
Foto ilustruese TIRANË- Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji ka reaguar lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik. Në reagimin e saj Gjerg...
fredi beleri GREQI- Media greke "Kathimerini" ka shkruar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të d&eum...
sali berisha, jamarber malltezi TIRANË- Avokatët e liderit të opozitës kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lart&eum...
fredi beleri GREQI- Gjykata e Apelit në GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur fajtor kryeb...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri vendosi të martën ta mbajë në fuqi dënimin e ...
TIRANË- Në korrik të vitit 2018, Stela Gugallja dhe Ilir Dedja u paraqitën në një zyrë noterie në zonën e ish-Bll...
Konstantina Kamitsi TIRANË- Ambasadorja Greke, Konstantina Kamitsi pasi doli nga seanca në Gjykatën e Apelit foli për gazetarë...
Taulant Balla TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ndarë sot një video nga korrja e grurit në Myzeqe. Edhe pse ai nuk ka ...