BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e kryebashkiakut socialist të Kolonjës, Erion Isai, i cili u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme të martën 23 shtatorit. SPAK po e heton Isain për 4 tenderë abuziv, duke shpërdoruar detyrën.
Dy prej tyre janë mbi një kallëzim të avokatit, Esmerald Xhafa dhe një tjetër për rehabilitimin e një rrjeti ujësjellësi. Sipas organit hetues personi kyç në prokurorimet publike në Bashkinë e Kolonjës është Entela Çano.
Kjo e fundit me dyshime se duke pasur lidhje të afërta me kryebashkiakun Erion Isai ka përfituar tendera. Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Dritan Prençi, Çano kishte fituar një tender publik e po ashtu ka fituar edhe të drejtën e mbikëqyrjes së punimeve, që dukshëm është në konflikt interesi.
A&E ENGINEERING, kompania që “mbikëqyri” pa garë ujësjellësin në Kolonjë dhe përfundoi në SPAK
Piranjat.al kanë shfletuar dokumentet e tenderave nga ku rezulton se A&E ENGINEERING sh.p.k. është kompania që në vitin 2021 mori përsipër shërbimin e mbikëqyrjes së punimeve për tenderin “Shërbim Mbikëqyrje Punimesh për objektin: Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatrat e thellë të Kolonjës (Taç Qendër, Taç Poshtë, Kabash, Kodras, Gjonç, Prodan, Shelegur, Vërçkë, Radanj, Radat, Kolanj, Priftas, Barmash, Mesare, Sanjollas, Blush dhe Boshanj)”.
Kontrata, e tipit shërbim publik, kishte një kohëzgjatje deri në 12 muaj dhe për mbikëqyrjen e saj ishin planifikuar 29 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Tenderi u shënua me “flamur të kuq”, pasi nuk pati garë – i vetmi operator që hyri në lojë ishte pikërisht A&E ENGINEERING sh.p.k.
Administratorja dhe aksionerja e kompanisë është Entela Çano, e cila duhej të garantonte cilësinë e punimeve. Por mbikëqyrja rezultoi shumë larg standardeve, duke u shoqëruar me shkelje që nuk u panë ose u injoruan.
Nga ujësjellësi në Kolonjë te shembja e rrugës Korçë–Ersekë
Emri i kësaj kompanie është rikthyer në qendër të vëmendjes në vitin 2024, kur A&E ENGINEERING dhe A.N.K sh.p.k. u kallëzuan në SPAK pas shembjes së një pjese të rrugës së re Korçë–Ersekë, ende pa u inauguruar.
Pamjet e publikuara në media tregonin se një nga nyjet kryesore të aksit ishte kthyer në një gropë gjigante. Kompania A.N.K sh.p.k., në pronësi të Agim Kolës – vëllai i ish-deputetit socialist Ndue Kola – dhe kompania A&E ENGINEERING sh.p.k., në pronësi të inxhinieres Entela Çano, janë kallëzuar për mënyrën se si u procedua në këtë projekt. Avokati korçar Esmerald Xhafa ka depozituar kallëzim penal në SPAK, duke kërkuar hetim për veprat penale:
Shpërdorimi i detyrës
Falsifikim i dokumenteve
Korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike
Ky rast ngre sërish pikëpyetje mbi praktikën e mbikëqyrjes së punimeve publike dhe mbi mënyrën se si tenderët e shpallur “pa garë” përfundojnë duke u kthyer në skandale me pasoja të mëdha financiare dhe infrastrukturë që shembet pa u përdorur./piranjat.al
SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai. Ai akuzohet për një sërë veprash penale, mes të cilav...
Bashkëpunimi mes fermerëve shqiptarë dhe grosistëve të fruta-perimeve edhe pse jo aq i standartizuar dhe me kontrata serioze afatgjat...
Në historitë me mafiozë dhe banda gangsterësh, rrëmbimi dhe futja e më të dobëtit në bagazhin e makinës, &eu...
“Këtu në Fier-Shegan, mbarë në Myzeqe, mirësevjen mandat i katërt, lulëzon jetë e re. Ta gëzoj Partia Socia...
Të hënën, më datë 15 shtator 2025, gazetari Freard Rista dhe grupi i xhirimit të emisionit “Piranjat” u përball...
Pas investigimit disa javor, në grackën e Piranjave ka rënë një 47-vjeçar, i cili ka nisur një komunikim intensiv me nj&e...
Në portin e Vlorës janë investuar mbi 25 milionë euro para publike, me synimin për ta bërë funksional dhe konkurrues. Megji...
Bashkëpunimi mes fermerëve shqiptarë dhe grosistëve të fruta-perimeve edhe pse jo aq i standartizuar dhe me kontrata serioze afatgjat...
“Këtu në Fier-Shegan, mbarë në Myzeqe, mirësevjen mandat i katërt, lulëzon jetë e re. Ta gëzoj Partia Socia...
Pas investigimit disa javor, në grackën e Piranjave ka rënë një 47-vjeçar, i cili ka nisur një komunikim intensiv me nj&e...