POLITIKE

"E gjithë banda e Xhabaftit është e pajisur me badge e KQZ-së", Noka: Ku është policia, ku është SPAK?

n.f Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 13:17

"E gjithë banda e Xhabaftit është e pajisur me badge e

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dalë në deklaratë para mediave pas konfliktit të regjistruar me disa votues në Vlorë. Noka shprehe se nuk është parë asnjë polic apo përfaqësues i SPAK në qendrat e votimit, pavarësisht tensioneve dhe ndërhyrjeve të grupeve të dhunshme.

Ai akuzoi bandën e Xhabaftit dhe patronazhistët se janë te pajisur me badge të falsifikuara të KQZ-së, të cilët sipas tij, lëvizin lirshëm nëpër qendra votimi. Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime për të rrëzuar, pushtetin e bandave dhe trafikantëve. Sipas tij sot është dita e qytetarëve dhe se nesër do të jetë fundi i bandave.

"Keni parë ndonjë polic ju këtu, ju keni gjithë ditën këtu, keni parë ndonjë polic te qendra e votimit? Ku është policia, ku është SPAK? Normalisht kur intervenon një bandë për të terrorizuar qytetarët dhe për të intervenuar votën, SPAK duhet të ishte këtu. Ka 2 orë që ka ndodhur ngjarja, shikoni SPAK e policë ju këtu? Asnjë. Në bazë të ligjit, duhet të ishin këtu.

E gjithë banda e Xhabaftit është e pajisur me badge e KQZ-së, ka ndonjë reagim për këtë? A e dini ju që janë pajisur të gjithë patronazhistët me badge të KQZ dhe lëvizin nëpër qendra të votimit në Tiranë gjithandej. Keni ndonjë reagim, Celibashi gojarisht thotë që nuk janë badge të prodhuara nga ne, janë fallco. Dhe ja kam referuar policisë, dini ju që policia të shkojë qendër më qendër dhe të sekuestrojë këto badge dhe të arrestojë personat që falsifikojnë vulat e institucioneve shtetërore?

Çfarë tregojnë këto, tregojnë se ata kanë vetëm një shpresë, shpresa janë bandat. Ta harrojnë, sot i bëj thirrje çdo qytetari, dilni në votime, në Vorë, këtu dhe kudo, dilni në votime. Tmerri i bandës së [pushtetit] dhe i bandave si Xhabaftet këtu, janë vota e lirë. Dilni në votime dhe jepni një mësim, duhet rrëzuar ky pushtet horrash dhe banditësh, ky pushtet trafikantësh, sepse ky tregon atë që s’e ka treguar as diktatura.

As diktatura dikur nuk imponoi me banda por me ligjërim të dhunshëm. Nëse ju keni parë një polic këtu, një reagim të shtetit, ka 2 orë që ka ndodhur ngjarja… Qytetarëve u them edhe një gjë, rrini të qetë, dilni në votime, janë përpëlitjet e fundit të tyre, janë përpëlitjet e fundit të tyre. Askush nuk i trembet më atyre, dita e qytetarëve po vjen, dita e bandave merr fund sot. Nesër do të gdhihet dita e qytetarëve. Dilni masivisht në votime sepse vota juaj u jep fund kurtheve dhe bandave," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë