I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është lidhur live mbrëmjen e sotme me emisionin "Çim Peka Live" dhe është përgjigjur kritikave dhe akuzave lidhur me denoncimet në intervistën e tij të tretë, ku ka folur për aferat dhe korrupsionin e qeverisë.
Në përgjigjen e tij, Ahmetaj foli edhe për takimin me gazetarin Baton Haxhiu në Zvicër. Ahmetaj tha se gazetari nuk duhet të merret me akuza dhe ofendime ndaj tij, por duhet të fokusohet te dosjet korruptive, të cilat sipas tij janë "50 milionë dollarë te tuneli i Llogarasë, te Eko Parku, apo AKSHI ku një tjetër dosje 100 e ca milionë i ka ardhur si denoncim". Gjatë deklaratës, Ahmetaj tha se duke treguar për korrupsionet e qeverisë, nuk do të thotë se është "zari i Berishës".
Ai e cilësoi veten si fenomen i "abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr".
Ahmetaj: Unë kam shumë komente në raport me ato që tha Batoni por do t’i lë në pjesën e dytë. Batoni tha që unë do të deshifroja 50 milionshin. Unë e deshifrova 50 milionshin te pjesa e dytë me bilanc financiar të kompanive turke ku tregonte se nuk kishin sjellë asnjë makineri, kishin harxhuar qindarka për menaxhimin e projektit dhe analiza financiare tregonte në raport me atë që ka harxhuar dhe që është faturuar nga Gjoka Sh. A diferenca 50 milionë dollarë. Çfarë është kjo, nuk është deshifrim? Unë nuk jam 007. Unë jam një person që po tregon me gisht me të drejtë jo siç më treguan mua pa të drejtë me gjithë median. Une jam maskara? Se kam marrë çantën dhe fëmijën në kurriz dhe bredh rrugëve të botës se drejtësia e komanduar nxjerr urdhër arresti për 2 muaj?
Për sa i përket asaj që thotë Batoni, nuk do përdor gjuhën e Batonit se kam pasur miqësi, se atëherë nuk kam qënë maskara dhe i keq por gjithsesi tani jam bërë sipas Batonit. Unë edhe sikur të isha ‘zari i Berishës’, por që kam qënë kundërshtar, Batoni në dashamirësi më ka thënë kur u bëra ministër i Rindërtimit më ka thënë mos e merr se do të fusin në burg për këtë. I kam thënë Baton unë kam frikë nga ligji, kam ndërmend të ndihmojë njerëzit dhe të ndihmoj qeverinë dhe kur unë kam bërë ligjin nuk kam pranuar që brenda ministrisë time të mos kishte njesi prokurimesh dhe kam vendosur në ligj që do ta bëjë autoritetet kontraktore, bashkitë e qyteteve dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të gjitha kalonin nëpër komitetin e rindërtimit të përbërë nga 7-8 ministra dhe të gjitha kalonin me vendim qeveri dhe asgjë nuk kalonte në vullnetin tim personal. Unë nuk kam qënë zari i asnjërit. Do i sygjeroja Batonit që të fokusohej te 50 milionshi, të fokusohet te Eko Parku dhe jo te azili im.
Të lutem Baton, kur më quan maskara po të them miqësisht që nuk kam qënë ndonjëherë maskara, nuk i kam nxjerr miqtë në pritë, nuk i kam ngulur thika dhe për atë 4 orësh që kemi kaluar bashkë nuk dua të them që më ke dhënë apo s’më ke dhënë të drejtë, s’më ke bërë asnjë pyetje që nuk të kam dhënë përgjigje. Po deshe e detajojmë. Të kam thënë që kjo është mes meje dhe teje dhe që ne jemi takuar e ke thënë ti. Të kam shpjeguar të gjithë për 4 orë. I dashur mik unë nuk jam maskara, por po tentoj të hedh dritë mbi atë që i bëhet Shqipërisë dhe asaj që më bëhet mua.
Unë jam fenomen i abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr. Dosjet e SPAK me transaksione...Baton ti je gazetar, si mund të thuash që e futi nën karrige, çfarë do të thotë?
Unë nuk ta kuptoj këtë sulm në aspektin profesional dhe njerëzor, ta kuptoj në aspektin politik, je bërë palë dhe ke të drejtën tënde. Por nuk mund të më fyesh se jam maskara, unë nuk jam maskara.
Ahmetaj: Po mirë mo mirë. Merru me Eko Parkun, po atë të AKSHI-t, se ai djali më ka dërguar edhe një dosje tjetër, 100 e ca milionë...
bashkia bulqize BULQIZË- Kryetarja e bashkisë së Bulqizë, Festime Mjeshtri dyshohet se ka përfshirë në listën e p&e...
ali mysliu ELBASAN- Prefekti i qarkut të Elbasanit, Ali Mysliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas raportimeve, largimi nga detyra ka...
sali berisha GJERMANI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Gjermania, ku po merr pjesë në Kongresin e CDU-së. Be...
Balliu TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjat&...
pamje nga kongresi GJERMANI- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në Kongresin elekto...
pamje nga seanca TIRANË- Komisioni i Medias ka mbajtur sot një seancë dëgjimore në lidhje me procesin e zgjedhjes së drejtori...
Foto ilustruese KOSOVË - Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë janë të një rëndësie të madhe p&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në ceremoninë e përurimit të konvikt...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja për Arsimin dhe Sportin,...
TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtet&eum...