POLITIKE

Edi Rama e etiketoi si ‘shtrigë’, si ja hodhi SPAK Majlinda Bufi për krimet zgjedhore

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 21:42
Edi Rama e etiketoi si ‘shtrigë’, si ja hodhi SPAK Majlinda

Majlinda Bufi është një nga personazhet më interesant të “Rilindjes” së Edi Ramës. Zonja nga Roskoveci, gjatë 12 viteve të fundit është një prej të përkëdhelurave të Kryeministit të vendit, i cili pasi e bëri deputete në vitin 2013, dy vjet më pas i besoi edhe drejtimin e Bashkisë Roskovec. Si kryetare bashkie, nuk janë të pakta denocimet publike ndaj Majlinda Bufit, dhe për një nga këto denoncime sot kryetarja e bashkisë është marrë e pandehur nga SPAK.

Në muajin maj të vitit 2023, emisioni investigativ Piranjat në Syri Televizion, publikoi një seri denoncimesh për Majlinda Bufin, ku kryebashkiakja në detyrë, shfaqej hapur duke intimiduar qytetarët por edhe vartësit e saj për shkak të bindjeve të tyre politike. Në një prej denoncimeve, Majlinda Bufi shfaqej duke intimiduar një sanitare të një shkolle në Roskovec, për shkak se zonja kishte marrë pjesë në një miting elektoral të Partisë Demokratike. Një javë më vonë, emisioni Piranjat publikoi një denoncim edhe më skandaloz. Majlinda Bufi i bënte presion qytetarit Gazmend Borgji, pasi ky i fundit gjithashtu kishte marrë pjesë në takimet elektorale të PArtisë Demokratike. presionet dhe intimidimi kaloi deri në kërcënim me shembjen e banesës ndaj këtij qytetari, nëse ai do të vijonte të aktivizohej në fushatë elektorale për kandidatin e opozitës.

Pas këtij denoncimi Publik, SPAK regjistroi procedim penal ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, e cila edhe pse kishte bërë një krim të hapur elektoral u hetua në gjendje të lirë dhe pa asnjë masë sigurie. Madje, aq të fshehtë e mbajti SPAK hetimin ndaj Majlinda Bufit, sa qytetarët u informuan se kryebashkiakja e Roskovecit ishte marrë e pandehur, ,më 14 nëntor 2025, ditën që Prokuroria e Posaçme vendosi të kalojë dosjen për gjykim.

SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal. Nga analiza e akteve dhe provave të  administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, Gazmend Borgji, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.

Pra, edhe pse denoncimi i emisioni Piranjat ishte një provë e pakundërshtueshe për krim elektoral, SPAK-ut iu deshën dy vite për ta pranuar dhe për të ngritur akuzën ndaj kryebashkiakes së Roskovecit për krime elektorale. E megjithatë, SPAK ka marrë të pandehur vetëm Majlinda Bufin, e cila me gjasë do të gjykohet në liri dhe do të vijojë të firmos tendera, ndërsa bashkëpunëtoren e ngushtë të Majlinda Bufit, atë që kërcënonte qytetarin me shembje banese dhe gjobë mijëra euro, ish-drejtoreshën e IKMT, Zeqine Caushin, SPAK e ka amnistuar.

Nga vetëm kaq, është e dukshme që edhe Zeqine Caushi, ylli rilindas në Kuvendin e Shqipërisë, i mandatit të katërt të Edi Ramës, jo vetëm që nuk është marrë e pandehur, por gjatë kohës që ngrihej akuza për ish-shefen e saj, Zeqineja nuk i kursente komplimentet ndaj Altin Dumanit./syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë