POLITIKE

Edi Rama sulmon sërish protestuesit: Nën koren e zezë ku janë mbledhur dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë ka dhe ujë të pastër!

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Korrik 2026, 10:45

Edi Rama sulmon sërish protestuesit: Nën koren e zezë ku

Kryeministri Edi Rama gjatë një eventi ditën e sotme ku u fol mbi administratën publike dhe shërbimin publik, sulmoi sërish protestuesit duke i cilësuar si një kore e zezë ku janë mbledhur gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë.

Megjithatë, Rama shtoi se nën këtë kore ka dhe ujë të pastër, duke marrë rastin e nënës së një shoku të tij, e cila edhe ajo del në protestë.

Rama theksoi se shërbyesit publikë në shumë raste kanë mungesën e njerzillëku dhe i bëjnë bisht shërbimit ndaj njerëzve, çka me të drejtë zemëron qytetarët. Por tashmë, është ngritur sistemi që lufton korrupsionin në shërbimin publik.

Rama: "Uji i pastër nën koren e zezë të asaj që për fat të keq është pjesa e dukshme ku janë mbledhur dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë. Në atë rrjedhë të madhe ka shumë për të mësuar. Nëna e një shoku tim, kishte dalë në protestë. Edhe i biri më tregon se ishte alarmuar kur i kishin thënë që ka shkuar mamaja në protestë. Sepse ajo është në një moshë të caktuar që duke e imagjinuar në mes të një turme njerëzish. Të shkon në mend nëse pengohet mund të ketë dëmtim fizik. Ishte kthyer në shtëpi i alarmuar dhe pyet të ëmën pse në protestë. Dhe e ëma i tregon ajo që është mendoj unë thelbi i zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Të natyrës shëndetësore. I duhet të shkojë në mënyrë periodike në poliklinikë. Duke qenë se si ajo ka dhe të tjerë.

Njerëzit shkojnë atje që në orën 5 apo 6 të mëngjesit. Sepse presin që mjeku të vijë dhe shpresojnë duke qenë para në radhë të kenë mundësi ti shohë. Sepse mjeku nuk vjen në orar, vjen 1 orë më mbrapa. Pra ata njerëz preson nga ora 5 deri në 10. Mjeku nuk rri deri në fund të orarit. Trajton 3 apo 4 dhe ikën. Kjo grua në moshë, gjyshe del në protestë sepse është e fyer. Dhe fyerje është fjalë e lehtë, sepse fyerja është një herë. Ky është poshtërim. Dhe ndjenja e poshtërimit nga njerëzit që duhet të të shërbejnë ty është një ndjenjë që të bësh një përpjekje shumë të vogël ta vësh veten në atë pozitë se është kulmi. Njerëzit nuk ndjehen të fyer apo të poshtëruara se nuk zgjidhin dot një hall. Shumë halle kërkojnë zgjidhje gjyqësore. Administrata nuk bëhet dot gjykatë. Qeveria nuk bëhet dot gjykatë. Ai mjeku është e detyruar që një të sëmuri ti ofrojë gjithë komfortin që vjen nga njerzillëku. Mungesa e njerzillëkut është një mungesë që njerëzit nuk e tolerojnë me të drejtë. Këta nuk janë shumica për fat të mirë. Sepse nuk mjaftohemi me çfarë shikojmë si mendojnë disa në raporte. Bëjmë përpjekje si funksionon administrata edhe kur është jashtë vëmendjes sonë. Me strukturat e antikorrupsionit dhe ndihmën e mekanizmave të tjerë ministrja ndjek ecurinë e këtyre marrëdhënieve dhe me vizita të paparalajmëruara.

Nuk rezulton se në spitale normalja është kjo që thashë për atë mjek. Mjafton ti ndodhë dikujt nuk ka nevojë të tërheqin zvarrë të gjithë njerëzit që kanë diçka për të thënë. Mjafton të tërhiqet njëri zvarrë siç ndodhi me atë momentin skandaloz. Kjo nëna, nuk tërhiqet zvarrë, por te ai njeriu atje ndjehet pjesë sepse ndërkohë është ky mjeku që i tërheq zvarrë atë dhe bashkëmoshatarët e saj, që me të drejtën e Zotit kërkojnë atë shërbimin. Të jesh i vetëdijshëm është e rëndësishme. Për mua personalisht qënia i vetëdijshëm për çfarë njerëzit jetojnë është më e rëndësishmja. Por të veprosh ta ndryshosh këtë është shumë më komplekse se çmendohet. Dhe duhet që sistemi të të mbrojë. Fiks ajo që po ndodh në Shqipëri dhe humbet në mjegullën, është që sistemi për herë të parë po lufton me korrupsionin. Komplet e kundërta e asaj që thuhet badjava. Sistemi po lufton korrupsionin. Është shumë e dhimbshme. Si një therje në sytë e të gjithëve. Krijon turbulli, pisllëk. Sepse faktikisht kjo gjë po ndodh. Po hyhet aty ku nuk është hyrë kurrë."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan