I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike për Antikorrupsionin,Genta Vangjeli ka denoncuar deputetin Eduard Shalsi se ka shumëfishuar pasurinë personale e familjare. Deklaratën për mediat, Vangjeli e ka shoqëruar me dokumente që sipas saj provojnë se Shalsi nëpërmjet gruas së tij ka shumëfishuar pasurinë.
"Ndërsa shton në mënyrë të paligjshme numrin e pasurive, apartamentet dhe llogaritë bankare, Eduart Shalsi e ka një hall, personal e partiak", u shpreh Vangjeli ndër të tjera.
Partia Demokratike kërkon nga organet e zbatimit të ligjit të hetojnë pasurinë e deputetit Shalsi si dhe ndikimin e tij për përfitimin e parave publike nëpërmjet bashkëshortes së licencuar për eficencën e energjisë dhe konsulencës së saj në investimet shtetërore të implementuara nëpërmjet procedurave në institucionet shtetërore.
Deklarata e zedheneses se antikorrupsionit ne PD, Genta Vangjeli:
Deputeti Eduard Shalsi, në deklarimet e pasurisë pranë ILDKPI, rezulton se ka shumëfishuar pasurinë personale e familjare.

Për vitin 2023 bashkëshortja ka deklaruar blerje pasurie të paluajtshme me vlerë rreth 300 mijë euro me burim financimi të ardhurat nga biznesi privat …

Nëse bëjmë një verifikim të biznesit në fjalë, rezulton se zonja është pronare e një biznesi të formës “person fizik” të rregjistruar në v.2016 me objekt: “Arkitekte, auditim i energjisë në ndërtesa”..

Pasqyrat financiare të mbyllura në 31.12.2021, janë në shkelje të ligjit Nr 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Neni 5 pika 1/dh.
Në Pasqyrat Financiare të deklaruara nuk është zbatuar ky nen, nisur nga fakti se periudha paraardhëse është e mbyllur në 30.04.2021 kurse viti ushtrimor është mbyllur në 31.12.2021.


Në vitin 2021 fitimi i vitit është 8.264.027 lekë për periudhën 01 Janar 2021 deri në 30.04.2021 + 2.987.708 lekë për periudhën 01 maj 2021 deri në 31.12.2021.
Kurse vendimi i asamblesë është vetëm për shumën 2.987.708 lekë
Pasqyrat financiare të vitit 2021 nuk kanë të përcaktuar hartuesin e tyre në bazë të Ligjit 25/2018 datë 10.05.2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” në nenin 3 pika 18.

Pasqyrat financiare të vitit 2022 dhe 2023 nuk kanë as hartuesin dhe nuk janë as të firmosura e të vulosura nga Personi fizik përgjegjës

Në pasqyrën e ndryshimeve në Kapital për vitet 2022 dhe 2023 nuk ka tërheqje dividend.



Në Pasqyrën e Fluksit Monetar për vitet 2021- 2022- 2023 nuk ka tërheqje nga ortaku.

Në Pasqyrën e të Ardhurave dhe Shpenzimeve të vitit 2021 në formatin excel të dhënat për vitin paraardhës janë ZERO, pra sipas këtyre pasqyrave në vitin 2020 subjekti nuk ka ushtruar aktivitet. Ky raportim nuk përputhet me të njëjtën pasqyrë në formatin PDF, e njëjta situatë është edhe me Pasqyrën e Pozicionit Financiar.

Subjekti jo vetëm që nuk ka tërhequr mjete monetare nga aktiviteti tregtar, por e ka ndihmuar biznesin me 35.740.000 lekë, nisur nga fakti që në Pasqyrën e Ndryshimeve në Kapital për vitin 2023 në seksionin II pika 3 ka emetim kapitali, që do të thotë sipas kuptimit të fjalës “emetim”, Personi Fizik ka futur në qarkullim për interes të aktivitetit tregtar 35.740.000 lekë.
Dhe mbërrijmë tek pyetja : Me çfarë parash kreu znj.Shalsi pagesën 300 mijë euro të pasurive të paluajtshme kur nga aktiviteti tregtar me të dhëna të dyshimta, jo që nuk ka tërhequr para për këto blerje, por e ka ndihmuar biznesin me rreth 357 mijë euro …
Nga ana tjetër, kujtojmë z.Shalsi, se nenet 28 dhe 35/2 të ligjit nr.9367, datë 7 Prill 2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, citojnë si antiligjore të ardhurat e krijuara nga ushtrimin i biznesit privat me anë të të cilit deklarohet rritja e pasurisë me të paktën 300 mijë euro.
E ndërsa, shton numrin e pasurive, apartamentet dhe vlerat në llogaritë bankare, propozuesi i komisionit për marrjen në kontroll qeveritar, të veprimtarisë së SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, e ka një hall, personal e partiak…
Partia Demokratike kërkon nga organet e zbatimit të ligjit të hetojnë pasurinë e deputetit Shalsi si dhe ndikimin e tij për përfitimin e parave publike nëpërmjet bashkëshortes së licencuar për eficencën e energjisë dhe konsulencës së saj në investimet shtetërore të implementuara nëpërmjet procedurave në institucionet shtetërore.
Ndërsa KM Rama u predikon besimtarëve shqiptarë se nuk do të ketë xhehnet apo parajsë për të gjithë ata që kryejnë informalitet me bizneset e tyre, bën mire, që këto parime, të fillojë vetë ti zbatojë i pari, së bashku me Rama shokët e tij të qeverisë….
sali berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për pensionet dhe takimin e kryeministrit Edi Rama n&eum...
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi ka qëndruar brenda rreh 30 minu...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për hapjen e negociatave për integrimin e Sh...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u bëri thirrje të rinjve dhe të rejav...
edi rama GREQI- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se të dielën do të zhvillojë një takim në Selanik me shqiptarët ...
benet beci TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është paraqitur në Prokurorinë e Posaçm...
TIRANË- Ndërtimet në Tiranë janë kthyer në një fenomen negativ, për sa i përket zhvillimit të qyte...
Këshilli për Legjislacion TIRANË- Kuvendi në Këshillin e Legjislacionit pranoi sot (1 Nëntor) vendimin e Gjykatës Kushte...
TIRANË- Deputeti demokrat Luan Baçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet en...
TIRANË- E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA, Nancy Vanhorn është shprehur se pwr afro 3 dekada Shtetet e Bashkuara kanë...