Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
TIRANË- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) njoftoi më 31 janar se do të ndërpresë ndihmat për Shqipërinë. Zvicra theksoi se do të heqë gradualisht programin e saj dypalësh të zhvillimit në Shqipëri deri në fund të vitit 2028.
Të kontaktuar nga Dosja.al, ambasada zvicerane në Tiranë ka folur eksluzivisht për arsyet e marrjes së këtij vendimi, i cili erdhi pak pas vendimit të SHBA për ndërprerjen e fondeve për Shqipërinë deri në një moment të dytë. Në përgjigjet e tyre, ambasada shprehet se Zvicra nuk po pret të gjithë ndihmën për Shqipërinë, por deri në vitin 2028 programet e financuara nga SDC do të mbyllen gradualisht, ndërsa programet e financuara nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO do të vazhdojnë.
Ambasada ka komentuar dhe përse ishte vetëm Shqipëria i vend në rajon, së cilës iu ndërprenë fondet, ku u shpreh se “Nevojat aktuale në terren” është një nga kriteret për të vendosur për vendet prioritare për bashkëpunimin zviceran për zhvillim. Sipas tyre, këto nevoja krahasohen në mbarë botën, sipas niveleve të varfërisë dhe zhvillimit, ndërsa shtojnë se Shqipëria është në kategorinë e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe për këtë arsye ka arritur një nivel relativisht të lartë të performancës ekonomike.
REAGIMI I PLOTË I AMBASADËS SË ZVICRËS PËR DOSJA.AL:
1. Pse është marrë ky vendim?
Parlamenti zviceran mori vendimin për të riorganizuar buxhetet në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar të Zvicrës dhe për të prezantuar reduktime në shkallë globale. Për Shqipërinë kjo do të thotë vetëm një reduktim i fondeve të ofruara nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Është e rëndësishme të theksohet se Zvicra nuk po pret të gjithë ndihmën për Shqipërinë, por deri në vitin 2028 programet e financuara nga SDC do të mbyllen gradualisht, ndërsa programet e financuara nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO do të vazhdojnë.
Vendimi bazohet në situatën financiare në Zvicër, nevojat e vendeve partnere dhe vlerën e shtuar të programit të bashkëpunimit zviceran në krahasim me ato të vendeve të tjera.
2. A ka të bëj me vendimin e marrë nga SHBA për të pezulluar fondet ndërkombëtare?
Këto nuk kanë asnjë lidhje. Vendimi i Zvicrës për të reduktuar programin e saj të bashkëpunimit me Shqipërinë në vitin 2028 nuk ka të bëjë fare me vendimin e administratës amerikane për të ngrirë fondet për agjencitë e saj ndërkombëtare të zhvillimit.
3. Pse i janë ndërprerë fondet vetëm Shqipërisë dhe asnjë vendi tjetër në rajon?
Shqipëria është konsideruar si një vend prioritar për më shumë se 15 vjet nga SDC dhe SECO - dy agjencitë kryesore të zhvillimit ndërkombëtar të Zvicrës. Normalisht është njëra ose tjetra.
“Nevojat aktuale në terren” është një nga kriteret për të vendosur për vendet prioritare për bashkëpunimin zviceran për zhvillim. Këto nevoja krahasohen në mbarë botën, sipas niveleve të varfërisë dhe zhvillimit. Shqipëria është në kategorinë e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe për këtë arsye ka arritur një nivel relativisht të lartë të performancës ekonomike.
Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm drejt integrimit evropian, gjë që çon në modalitete të reja në bashkëpunimin zhvillimor. Programi i mbetur pas vitit 2028 – financuar nga SECO – do të vazhdojë të mbështesë fushat që janë të rëndësishme për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, duke përfshirë stabilitetin makroekonomik, forcimin e institucioneve financiare, mjedisin e biznesit, rritjen e sektorit privat, shërbimet e infrastrukturës dhe ndryshimet klimatike (axhenda e gjelbër). Reduktimi i financimit të një agjencie ende i lejon programit të bashkëpunimit zviceran të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e Shqipërisë. Zvicra e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm dhe angazhimi dhe mbështetja jonë vazhdon.
Më 31 janar, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) njoftoi se do të ndërpresë ndihmat për Shqipërinë. Me anë të një vendimi të publukuar online, Zvicra thekson se do të heqë gradualisht programin e saj dypalësh të zhvillimit në Shqipëri deri në fund të vitit 2028. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) thekson se ky vendim ka ardhur për shkak të shkurtimeve buxhetore në planin financiar të Zvicrës 2026–2028 për bashkëpunimin zhvillimor. Ministria e Jashtme e Zvicrës njofton se vendimi i qeverisë për të hequr ndihmat prekin tre vende, Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian.
Në fund të dhjetorit, parlamenti zviceran bëri shkurtime prej 110 milionë frangash zvicerane (116.4 milionë euro) në buxhetin e vitit 2025 dhe 321 milionë franga zvicerane (340 milionë euro) në planin financiar 2026–2028 për bashkëpunimin zhvillimor dypalësh dhe shumëpalësh. Financimi për programe të tjera të vendit dhe tematike, si dhe për organizata të ndryshme, gjithashtu do të reduktohet deri në fund të vitit 2028, ravijëzon njoftimi i autoriteteve zvicerane.
Rama MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp para n...
edi rama SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp në Madrid ku është pyetur nëse po d&eu...
belinda balluku LUSHNJE- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ishte në Lushnje ku vizitoi një prej pikave të grumbullimit produ...
takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në selinë blu ditën e djeshme një delegacion prej 19 d...
SHBA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ndodhet në Washington dhe ka njoftuar përmes rrjeteve sociale s...
WASHINGTON- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington ka bërë të ditur se është takuar me...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se Edi Rama nuk ka guximin të largo...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët tha se opozita nuk do të votojë amendam...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët e cilësoi reformën në dr...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot kanë propozuar që emigrantët të mos paguajnë postën....