
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Enri Çeno deklaroi se zhvillimet rreth projektit të shumëdebatuar në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe institucioneve amerikane, ndërsa sipas tij po shtohet presioni ndaj familjes së presidentit amerikan për t’u distancuar nga projekti.
Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Çeno u shpreh se mediat ndërkombëtare po i kushtojnë një vëmendje të veçantë protestave qytetare në Tiranë, duke e konsideruar këtë si një zhvillim jo të rastësishëm.
Sipas tij, disa prej mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilat ai i cilësoi si të orientuara politikisht majtas, po i japin jehonë protestës në Shqipëri, ndërsa në të kaluarën kanë treguar mungesë interesi për çështje të tjera me ndikim global.
Duke komentuar përfshirjen e kompanisë “Affinity Partners”, e lidhur me Jared Kushner, Çeno tha se kompania ka bërë një hap pas në raport me projektin, duke sqaruar se nuk ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me procedurat ligjore, nuk ka status investitori dhe nuk është implementuese e projektit.
Çeno shtoi se, sipas informacioneve që disponon, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë nisur të kërkojnë sqarime për të kuptuar më mirë rrethanat që lidhen me projektin dhe akuzat e ngritura publikisht.
Sipas Çenos, nëse çështja vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare, ajo mund të ndikojë edhe në klimën politike amerikane, në një moment kur garat elektorale paraqiten të ngushta sipas sondazheve.
Është, është një çikë problem të hysh në këto marrëdhënie të dashurore trekëndore... treshe... S'ka asnjë problem sepse janë gjithmonë kur ka ego shumë të mëdhaja, pra ne folëm për George Sorosin, e folëm për Donald Trumpin, që janë ego shumë të mëdhaja, për të përballuar pikërisht këto lëvizje të majtas e të djathtas.
Është diçka, është shumë e koklavitur në vetvete, por ne duhet ta themi qartë që pikërisht, kjo media ndërkombëtare e rëndësisë të madhe... por që asetashohet majtas... bëhet fjalë për pikërisht atë media që disa vite më parë nuk shikonte asgjë në lidhje me pandeminë. Pra, një pandemi mënyra se si u krijua, mënyra se si u operua, pra për këtë media nuk ekzistonte gjithçka. Ndërkohë që kanë zbuluar në një vend të vogël si Shqipëria një konspiracion kaq të madh... dhe janë duke i dhënë hov dhe zë një proteste. Ka dhe vende të tjera ku protestohet nëpër botë... Edhe nuk është e rastësishme që pikërisht të gjitha këto media po i japin një zë të shtuar, të veçantë, pikërisht protestës qytetare dhe paqësore që është deri më tani... protestës në Tiranë.
Dakord, nëse do bëjmë një krahasim historik në vetvete. Por nga ana tjetër, vërejtëm dhe deklaratën e 'Affinity Partners', pra kompanisë së Jared Kushner. Ku ata, pyetjes, disa pyetjeve të gazetarëve ndërkombëtarë iu përgjigjën të cilat nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me projektin... Pra kanë bërë një tërheqje pas. Unë kam patur informacione prej kohësh që ata nuk kanë qenë kurrë të atashuar me projektin, edhe pse kemi patur vizitat e Ivankës apo edhe të vetë Jared Kushner, nuk kanë qenë në një farë mënyre të lidhur ligjërisht me procedurat ligjore. Nuk janë as investitorë, pra është kuptuar që investitorët e drejtpërdrejtë janë vëllezër sirianë, dhe nuk janë as implementues të projektit.
Edhe Rama nga njëri krah thotë që nuk ka projekt në lidhje me Nartën dhe nuk është se Jared Kushner është drejtpërdrejt i ndërlidhur. Nga informacionet që unë zotëroj, pra zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, po edhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, kanë filluar të bëjnë pyetje për të kuptuar të vërtetën jo vetëm nëpërmjet agjencive të tyre ligjzbatuese.
Sigurisht që jemi dhe kontaktuar në lidhje me këtë pjesë dhe është rritur një lloj presioni edhe ndaj presidentit të Amerikës për të bërë të mundur që dhëndri i tij dhe vajza e tij të tërhiqen nga një projekt, ku garanti i këtij projekti është vetë kryeministri i Shqipërisë, dhe kryeministri i Shqipërisë, familjes presidenciale të Amerikës i ul me krimin e organizuar. Pra, në një farë mënyre duke e bërë pis vetë familjen dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyjmë në fazën e atyre zgjedhjeve të 'mid-terms' (afatmesme) ku në fakt në të gjitha sondazhet dhe pollet që ekzistojnë, rezultati është mjaft i ngushtë, që mund të bëjë të mundur që edhe një ngjarje e tillë të bëjë që një parti qeverisëse si Partia Republikane në Amerikë mund të humbi dhe zgjedhjet e nëntorit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
11 Qershor08:57
Detajet/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në fokus gjashtë interpelanca
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të enjte seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politi...
POLITIKE
11 Qershor08:56
'Shqiptarët më në fund po reagojnë'/ Muka: Rama pati një tragjikomedi me gazetarët e huaj
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, nën moderimin e Flavio Qarrit, studiuesi Taulant Muka komentoi zhvillimet e fundit p...
POLITIKE
11 Qershor08:50
Ra nga kati i 7-të i një pallati në Lungomare, ndërron jetë në spital 28-vjeçarja
Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë, ku ka ndërruar jetë në spital një 28-vjeçarje q&eum...
POLITIKE
11 Qershor08:47
Protesta e 11-të madhështore për dorëheqjen e Ramës, Lea Ypi publikon pamjet nga tubimi: Shumë krenare!
Akademikja dhe autorja shqiptare Lea Ypi, ka reaguar sërish lidhur me protestën masive që po zhvillohet prej ditësh në Tiranë.
...
POLITIKE
11 Qershor08:29
Nga bulevardi në rrjetet sociale/ Fuqia e memeve të protestës
Përgjatë dhjetë ditëve të protestave masive në Tiranë, të cilët kërkojnë ndalimin e projektit kontrover...
POLITIKE
11 Qershor08:08
Protesta masive për largimin e Ramës, DW publikon pamjet me dron: Pjesëmarrja dhe mobilizimi më i madh
Protestat masive në Tiranë për largimin e kryeministrit Edi Rama janë përcjellë live nga shumë media ndërkombëtar...
POLITIKE
10 Qershor22:48
'Rama jepe dorëheqjen!' jehon dhe tek sheshi 'Willson': Kupa u mbush!
Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Ata u ulën për disa minuta në tokë te kryqëzimi i 21-Dhjetor...
POLITIKE
10 Qershor21:18
'Nesër më shumë, që zëri jonë të mbërrijë deri në Surrel - Rama jepe dorëheqjen!' Marshimi protestë nëpër rrugët e Tiranës
Dita e 11-të e protestës/ Pasi qëndruan 3 orë para kryeministrisë duke kënduar në kor dorëheqjen e kryeministrit Rama, m...
POLITIKE
10 Qershor21:02
Pjesëmarrje rekord në protestë/ Sa më shumë i sulmon Rama, aq më shumë shtohen protestuesit
Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen Edi Ramës, ka shënuar një pjesëmarrje më të m...
POLITIKE
10 Qershor20:58
Protestuesja sfidon Ramën: Eja në shesh nëse je burrë
Një protestuese ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke e ftuar të vijë në shesh.
Gjatë fjalës së saj në podiumin në...