Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TURQIA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shprehur nevojën për më shumë diplomaci për zgjidhjen e konfliktit në veri të Sirisë, gjatë një bisede telefonike që zhvilluan më 3 dhjetor pas rinisjes së luftimeve. Sipas njoftimit për media të lëshuar nga zyra e Erdoganit, udhëheqësi turk tha se Siria nuk duhet të shndërrohet në burim të paqëndrueshmërisë së madhe.
“Presidenti Erdogan theksoi se përderisa Turqia vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Sirisë, po ashtu kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme në Siri”, i tha Erdogan Putinit gjatë bisedës telefonike, tha zyra e udhëheqësit turk në një njoftim të publikuar në X.
Ai po ashtu tha se është e rëndësishme të hapen më shumë hapësira për diplomaci në rajon dhe se regjimi sirian duhet të angazhohet në procesin e zgjidhjes politike. Erdogan është zotuar se Turqia do të mbajë qëndrimin e saj sa i përket luftës kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), që është shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara dhe “zgjatimeve” të saj që po tentojnë të përfitojnë nga zhvillimet e fundit në Siri, u tha në njoftim.
Erdogan dhe Putin zhvilluan këtë bisedë telefonike në kohën kur rebelët sirianë po avancojnë kundër forcave qeveritare, pasi morën nën kontroll Alepon javën e kaluar. Më 3 dhjetor, rebelët i janë afruar qytetit Hama, thanë rebelët dhe Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha më 3 dhjetor se numri i viktimave nga ofensiva e rebelëve në veri të Sirisë ka arritur në 602, përfshirë 104 civilë.
Sulmi ndaj qytetit Hama do të rriste presionin ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin Rusia dhe Irani e mbështesin kundër forcave opozitare. Ky qytet është nën kontrollin e Qeverisë që kur nisi lufta civile më 2011. Kremlini tha se Putini theksoi nevojën për “një përfundim të shpejtë të agresionit terrorist kundër shtetit sirian nga grupet radikale”. Të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e koordinimit të ngushtë mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit për këtë çështje, u tha në njoftimin e lëshuar nga Kremlini.
“Dy presidentët do të vazhdojnë të jenë në kontakt në kontekstin e kërkimit të hapave për të ulur tensionet”, u tha në njoftim.
Lufta civile siriane për vite të tëra ishte e fjetur deri në ofensivën e madhe që nisën militantët në veriperëndim të Sirisë, që ringjalli konfliktin. Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe aleatët e tij javën e kaluar morën nën kontroll shumicën e qytetit të Alepos dhe zonat rurale përreth. Kjo është ofensiva më e madhe që është zhvilluar në Siri në vitet e fundit.
HTS është grup militant islamik që kërkon krijimin e një shteti në Siri që do të qeverisej nga ligji islamik. Ky grup, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, besohet se ka ndërmjet 5.000 deri në 10.000 luftëtarë, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane./ REL
BRITANI E MADHE- Media britanike Daily Mail ka renditur shumë shqiptarë, që i përcakton si autori të rrezikshëm ...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të martën se Rusia e konsideron anëtarësimin e mundshëm të Ukrain&e...
Biden ne Angola SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden refuzoi të komentonte mbi ngjarjet e zhvilluara në Korenë e Jugut pasi ligjvënës...
trupat ushtarake KORE E JUGUT- Vetëm pas orës 1 të mëngjesit me orën lokale në Seul, pasi ligjvënësit votuan pë...
SHBA- Përgatitja e shtëpive dekorative me biskotat tradicionale me xhinxher të Krishtlindjeve, të njohura si ‘gingerbread’, &e...
LONDËR- Princesha e Uellsit, Kate Middleton, u kthye në detyrat e saj mbretërore pas përfundimit të trajtimit të kancerit. ...
luftimet GAZA- Izraeli ka vazhduar të godasë Gazën, duke vrarë dhjetëra dhe duke lëshuar kërcënime të reja eva...
Woo Won-sik KORE E JUGUT- Ligjvënësit që u mblodhën në parlamentin e Koresë së Jugut votuan për të bllokuar de...
Obrien-Vucic BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka biseduar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit p&eu...
Vucic-Kallas BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbardhur bisedat që u zhvilluan në takimin e sotëm n...