Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
TIRANË - Të tjera debate janë regjistruar në mbledhjen me dyer të mbyllura që u mbajt pasditen e kësaj të marte në Komisionin Hetimor për TIMS. Ka qënë kryetari i Komisionit, Ervin Salianji, ai i cili ka refuzuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura duke thënë se gazetarët duhet të ndjekin mbledhjen, ndërsa është shprehur se në këtë mënyrë mazhoranca po pengon hetimet.
Ndërkohë anëtarët e mazhorancës kanë kundërshtuar duke thënë se tre dëshmitarët e thirrur për të dëshmuar (Balla, Muça dhe Rrumbullaku) duhet të dëshmonin me dyer të mbyllura pasi të dhënat janë sensitive dhe nuk duhet të dalin jashtë dyerve të mbledhjes.
Ervin Salianji: I latë gazetarët të presin pas porte.
Toni Gogu: Shiko z. Kryetar se ju e keni zakon që bëni shoë, harruat të njoftoni gazetarët pasi përfundoi dëshminë ministri i Brendshëm dhe tani fajësoni Komisionin. Keni një kërkesë paraprake ose deklaratë paraprake nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që kërkon që dëshmia të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit, të të dhënave sensitive që mund të dalin.
Ervin Salianji: Kanë filluar punë drejtorët në Policinë e Shtetit 20 ditë para se të hapeshin aplikimet, pavarësisht se janë refuzuar. Pavarësisht është në masë arresti, vijon ai të jetë drejtor. Keni kapur këtë elementin e shoë-ut televiziv, këtu, te Rai, te Bildi… Në fakt kjo është katandisja që i keni bërë ju Shqipërisë dhe që po e turpëroni nga dita në ditë. Transparenca than çdo kalbëzim. Ça frike keni nëse nuk ka shkelje? Edhe ju hahet, edhe ju djeg! Thoni që doni ta mbroni paligjshmërinë, ne do e çojmë deri në fund këtë komision, hapur, mbyllur, fshehtas. Nëse doni ta bëjmë në bodrum dhe keni frikë nga drita, ça jemi ne? Lakuriqë nate? Ç’është ky muhabet mo?! Këtu do vendosim bashkë! Tha një propozim nënkryetari i komisionit nga një kërkesë që paskan bërë. Ikën me vrap se mos ishin kamerat herën e kaluar. Ju e njihni këtë fakt prandaj e keni çuar në Këshillin e Rregullores. Si e doni ju ta bëj këtë paligjshmëri, me vullnetin politik?.
Ramadan Likaj: Nëse ky komision vijoi punën 3 orë, iu bënë pyetje ministrit. Ne nuk morëm ndonjë dokument të klasifikuar. Duhet që ne të vazhdojmë seancën e hapur për publikun. Nëse drejtori i përgjithshëm, ka dokumente të klasifikuara, mund të të thotë nuk përgjigjem. Unë mendoj që mazhoranca këkron me çdo kusht seancën me dyer të mbyllura. Për çfarë? Kur ne duam të zbardhim sa më shpejt se çfarë ka ndodhdur me sistemin TIMS. Publiku duhet ta marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë sistem. Dokumente ka sa të duash. Nuk e di ku ishte ai dokument i klasifikuar.
Xhemali Qefalia: Varet si ju e lexoni shkresën…
Ervin Salianji: Parsh e lexojmë, jo mbrapsht!
Xhemali Qefalia: Nëse drejtori i Policisë mendon se mbledhja duhet të jetë e hapur, atëherë po. Pse duhet të bëjmë debat me njëri-tjetrin?!
Ervin Salianji: Gjithçka që është sekret shtetëror ta bëjmë me dyer të mbyllura.
Lefter Gështenja: Edhe dëshmia që dha ministri i Brendshëm nuk kishte asnjë sekret, nuk na u tha ndonjë sekret i klasifikuar. Këtu ishim në komision dhe nuk kishte sekrete. Mendoj se mbledhja duhet të zhvillohet me dyer të hapura, publiku të njihet me atë që ka ndodhur, edhe për hir të transparencës.
Nasip Naço: Dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm përbën sekret, qoftë edhe për atë dëshmitarin tjetër që pret. Pse kërkoni, qoftë edhe pa dashje të shkelni ligjin. Nga dëshmia e drejtorit mund të jepen detaje që mund të ndihmojnë atë dëshmitarin tjetër.
Edi Rama dhe Giorgia Meloni LEZHA- Vijojnë artikujt e mediave të huaja ku i kushtohet vëmendje marrëveshjes për emigrantët me...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme se kryeministri i vendit Edi Rama është përgjegj...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha, deklaroi mbrëmjen e kësaj të marte se dorëheqja e kryeministrit Rama sipas t...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje SHBA mbrëmjen e kësaj të marte të hetojë dip...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e stome para mbështatësv...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha, ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme laboratorin e drogës në "Xibrakë" ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demoratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve tha se ësht...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e kësaj të martë investigimin e emisionit "...
Ina Zhupa TIRANË - Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas kandidaturës së avokates Eris Hysi, të përzgjedhur nga Kuvend...
Komisioni TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku do të dëshmojë me dyer t&...