POLITIKE

Çështja “Balluku” dhe projekti “TID”/ Zhupa: Shteti peng i interesave klienteliste!

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 17:39

Çështja “Balluku” dhe projekti “TID”/ Zhupa:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka komentuar këtë të premte zhvillimet më të fundit politike nv vend teksa vshtë ndalur te imuniteti i Belinda Ballukut dhe projekti “TID” në Durrës.

E ftuar në Syqi TV, ajo deklaroi se opozita nuk do të pranojë, sipas saj, shkeljen e Kushtetutës për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve.

Ajo deklaroi se nuk ka më asnjë pengesë procedurale për mbledhjen e Kuvendit, pasi Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe Balluku është pezulluar nga detyra.

“Dje ishte një seancë plenare patjetër me shumë dallgë brenda saj, sepse opozita nuk mund të pranojë kurrsesi që kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të shkelet, të trajtohet si një leckë për të fshirë djersët që ju dalin nga kërkesa e SPAK-ut për imunitetin e zëvendëskryeministrit apo të ministrit zotit Balluku. Dhe ajo faktikisht që ne kërkonim dje ishte vendosja e një date se kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ndërkohë që thanë do presim Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e ka kryer misionin e saj, megjithëse s’kishte asnjë lidhje po prapë ka mbaruar çështjen dhe zonja zëvendëskryeministre është pezulluar. Tani çfarë e pengon kuvendin për t’u mbledhur dhe për të marrë vendimin për imunitetin e zëvendëskryeministrit”,- tha Zhupa.

Deputetja demokrate foli gjithashtu për protestën e banorëve të Durrës, të cilët kundërshtojnë projektin “TID”, dërsa ka ngritur akuza se shteti ka mbetur peng i interesave klienteliste.

Zhupa deklaroi se projekti është hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) pa konsultime të mjaftueshme me banorët dhe pa respektuar detyrimin ligjor për proces konsultimi, veçanërisht në rastet e mundshme të shpronësimeve.

Ajo theksoi se disa prej banesave të parashikuara për ndërhyrje janë shtëpi karakteristike me vlera historike, të ruajtura ndër vite, dhe se shembja e tyre do të dëmtonte identitetin dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.

“Është një projekt i cili është bërë në një mënyrë totalisht të pakonsultuar, totalisht kundra interesit publik, që nuk i shërben as turizmit, as zhvillimit të Durrësit, siç supozohet që janë qëllimet e shpallura të projektit, por nga ana tjetër e shkatërron identitetin e Durrësit, shkatërron shtëpitë karakteristike të Durrësit, po shkatërron dhe pronat private të këtyre banorëve që kanë qindra vjet që jetojnë brez pas brezi në ato shtëpi. Ai projekt është bërë nga AADF-ja, nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, është bërë pa shkuar në terren, pa i takuar banorët, pa bërë procesin e konsultimeve, që është i detyrueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për shpronësimin, siç do të ndodhin, siç supozohet të ndodhin atje. Ku nuk ka, nuk përputhet realiteti me atë që thotë projekti.

Pra, shtëpi që në projekt duken si shtesa, ndërkohë janë shtëpi karakteristike, të ruajtura, të pandryshuara dhe gjenden të njëjta dhe në dokumentaret e fashiste. Dhe unë e kam ndjekur, e kam ndjekur sepse bëhet fjalë për identitet, për histori, për trashëgiminë, se Durrësi vetë është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, përveç amfiteatrit, edhe shtëpitë karakteristike, që ata në fakt nuk i kanë vënë një gozhdë që mos t’i prishnin autenticitetin dhe këta tani duan t’jau shëmbin. Hajde gjeje një lloj logjike, pse një shtëpi që duhet të ishte e mbrojtur nga shteti dhe nuk i lejohej të bënte asnjë rikonstruksion, sepse quhej brenda një zone të mbrojtur, të pashëmbulluar, të vlerave historike, tani duhet të shëmbet”,- tha Zhupa.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan