“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANË- Gazetarja Ola Xama përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të, Ilir Metës. Xama thotë se mbështet punën e një pjese të prokurorëve ndërsa shprehet se puna e tyre dhe drejtësia nuk janë hallka kryesore për një shoqëri të shëndetshme.
Ajo shprehet se baza e kësaj shoqërie krijohet nga respektimi i të drejtave natyrore: jetës, lirisë ekonomike dhe asaj të shprehjes, të drejta absolute ku shteti nuk ndërhyn në asnjë rrethanë. Lidhur me çështjen Meta-Kryemadhi, gazetarja shprehet se është e drejtë që SPAK t'i hetojë, por ky hetim sipas saj duhet të jetë në shërbim të interesit publik dhe jo partisë në pushtet.
Duke hyrë më në detaje të çështjes, që SPAK po heton për ish-presidentit, Xama thotë se është fakt që siç ka qënë i përfshirë në ndikim të paligjshëm me përfitim korruptiv në marrëveshjen Cez-DIA Ilir Meta si ministër i Ekonomisë dhe Energjisë, rezultojnë pagesa që Cez ka bërë drejt DIA-s dhe kur ministria drejtohej nga z.Nasip Naço.
"Nuk dua të bëj me faj askënd, por natyrshëm mund të pyes, po z.Naço përse nuk hetohet? A ka qënë z.Naço ish-deputet i LSI që kandidoi nën siglën e PS në zgjedhjet 2021 duke i dhuruar një mandat në Berat?", shkruan ajo.
Më tej shton se sipas asaj që është konstatuar nga vetë hetimi, përfitues fundor i një shume me vlerë 168 mijë euro nga DIA është kompania ‘Xhenis’ me pronar deputetin Agron Çela.
Xama sërish ngre pyetjet "Po z.Çela përse nuk hetohet? A është fakt që braktisi LSI dhe iu bashkua Partisë Socialiste duke dhënë kontribut për fitoren e Shkodrës në zgjedhjet vendore 2023? Në kallzimin e bërë, por dhe në një pasazh shumë të vogël të vendimit të gjykatës, shihet se një pagesë për kompaninë e lobimit McKeon Group është bërë nga Vangjel Tavo, ish deputet i LSI dhe sot kryetar i bashkisë Himarë i Partisë Socialiste. Po për të përse nuk është bërë hetim?"
NJOFTIMI I PLOTË:
Unë nuk hyj te ajo pjesa që beson se dora e hekurt e disa prokurorëve e bën këtë vend. Megjithatë mbështes punën me integritet të një pakice të tyre, sepse e di se sa e vështirë është të punosh i pavarur në këtë vend.
Jam totalisht kundër gjuhës ofenduese që politika po përdor këto kohë ndaj një pushteti të pavarur (qoftë dhe i varur po të ishte), sepse këto tone nuk i shoh as si zgjidhje dhe as si model për shoqërinë.
Thënë këto, do të mbështet gjithmonë çdo kauzë që ka si qëllim mbrojtjen e interesit publik, zbardhjen e aferave korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të njerzve me pushtet në dëm të xhepave tanë, ekonomisë dhe shansve të munguara. Por pavarësisht kësaj, insistoj te ideja se sistemin politik dhe shoqëror nuk e bën drejtësia dhe pse është një hallkë e rëndësishme e tij.
Baza e një shoqërie të shëndetshme vjen nga respektimi i të drejtave natyrore: jetës, lirisë ekonomike dhe asaj të shprehjes, të drejta absolute ku shteti nuk ndërhyn në asnjë rrethanë. Pasi të jenë bërë këto, atëherë mund të flasim për zhvillimin e tregut, mirëqënies sociale dhe pavarësisë ekonomike, ku individi është i lirë të zgjedhë sipas asaj që i intereson, dhe jo për të mbijetuar.
Ndaj në çështjen e familjes Meta-Kryemadhi mendoj se është e drejtë e SPAK që t’i hetojë, por është në të drejtën tonë si qytetarë për të pyetur nëse qëllimi i hetimit është në shërbim të interesit publik apo të përfitimit politik të Partisë Socialiste.
Fakt është që kreu i partisë më të madhe opozitare PD, është në arrest shtëpie 5 muaj përpara zgjedhjeve në një kohë që forcat politike kanë nisur fushatën.
Fakt është që dhe kreu i një tjetër partie opozitare është vënë në pranga dhe po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe deklarim të rremë. Me këtë veprim, prokuroria ka të drejtë ta mbajë në burg për 1 vit dhe të vendosë nëse do t’i ngrejë apo jo akuzë.
Fakt është një premtim që vetë kryeministri Rama ka bërë për zgjedhjet e ardhshme, se do të marrë mbi 84 vota dhe opozita do të jetë më keq se në 97’. Disa mund të thonë se votat e Partisë së Lirisë mund të shpërndahen te partitë e reja. Kjo më duket një ëndërr e bukur, sepse kam bindjen se votuesi i kësaj force priret të shkojë drejt partisë që ka se ç’ti ofrojë.
Për të hyrë në brendësi të argumentimit që Prokuroria e Posaçme ka dhënë përpara gjykatës për këtë çështje, është fakt që siç ka qënë i përfshirë në ndikim të paligjshëm me përfitim korruptiv në marrëveshjen Cez-DIA Ilir Meta si ministër i Ekonomisë dhe Energjisë, rezultojnë pagesa që Cez ka bërë drejt DIA-s dhe kur ministria drejtohej nga z.Nasip Naço. Nuk dua të bëj me faj askënd, por natyrshëm mund të pyes, po z.Naço përse nuk hetohet? A ka qënë z.Naço ish-deputet i LSI që kandidoi nën siglën e PS në zgjedhjet 2021 duke i dhuruar një mandat në Berat?
Sipas asaj që është konstatuar nga vetë hetimi, përfitues fundor i një shume me vlerë 168 mijë euro nga DIA është kompania ‘Xhenis’ me pronar deputetin Agron Çela. Po z.Çela përse nuk hetohet? A është fakt që braktisi LSI dhe iu bashkua Partisë Socialiste duke dhënë kontribut për fitoren e Shkodrës në zgjedhjet vendore 2023?
Në kallzimin e bërë, por dhe në një pasazh shumë të vogël të vendimit të gjykatës, shihet se një pagesë për kompaninë e lobimit McKeon Group është bërë nga Vangjel Tavo, ish deputet i LSI dhe sot kryetar i bashkisë Himarë i Partisë Socialiste. Po për të përse nuk është bërë hetim?
Mund të vazhdohet me pyetje të shumta se përse për dhënien e lejes së punimeve kompanisë ‘UniFi’ fajin e ka Kryemadhi dhe Pirro Xhixho, por jo kreu i KKT-së Rama, apo kur Ligji për Sektorin Minerar propozohet nga një deputet i PS, votohet në shumicë nga mazhoranca, por përgjegjësia i mbetet një deputeti?!
Nuk do të kisha vënë në dyshim asnjë rezultat hetimor, sidomos kur flitet për zyrtarë të lartë, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për gjendjen ku ndodhet vendi, por kur shoh se peshorja e drejtësisë anon, nuk mund të mbyll sytë.
Nuk i mbyll sytë as përpara deklaratave të ndërkombëtarëve se duhet që t’i besojmë SPAK-ut qorrazi. Këtë e thonë ata, që filozofinë e sistemit të tyre politik e bazojnë te parimi “besoji sa më pak njeriut, duke i lënë sa më pak pushtet”.
Për mua, të gjithë ata që zgjedhin të mbështetin stabilitetin autokratik që kemi, nuk e duan Shqipërinë. Stabilitet do të thotë stanjacion, të mos ndryshojë asgjë, madje të bëhet më keq dhe të mos e flasim.
E kundërta do të ndodhte po të kishte rotacione të shpeshta në qeverisje, që dhe mund të sillnin kriza të përkohshme, por do të pastronin partitë e qeveritë nga politikanët e korruptuar. Vetëm se pastrimi do të vinte me votë, dhe jo me SPAK.
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dhënë një intervistë në ceremoninë e 80-vjetorit të themeli...
TIRANA- Arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ku e ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e sotme në fabrikën e avionëve lu...
TIRANA- Komisioni Rregullator ka miratuar sot me 5 voto "pro" rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitj...
TIRANA- Ironi e fatit apo jo, por fakt është se me një kërkim të thjesht në faqen zyrtare të SPAK në web cilido m...
Enkelejd Musabelliun TIRANA- Këshilli i Ministrave, ka emëruar sot në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë...
STRASBURG- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Agron Gjekmarkaj është shprehur se kanë vënë në dijeni ba...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se nëse në makinën që udhëton...
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në një konferencë ...
STRASBURG- Deputetët e grupit parlametar të Partisë Demokratike të cilët ndodhen në Strasburg kanë takuar dhe biseduar...