POLITIKE

Çështja “McGonigal”, Blushi: Do kërkojmë Komision hetimor. SHBA nxorri zbuluar korrupsionin Rama-Dumani

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 12:32
Çështja “McGonigal”, Blushi: Do kërkojmë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediet u shpreh se raporti i Departamentit të Drejtësisë nxorri hapur korrupsionin e kyeministrit Edi Rama dhe të SPAK-ut.

Blushi theksoi se faktet e publikuara nga SHBA tregojnë se Altin Dumani ka 3 vjet që bllokon qëllimisht hetimin e çështjes “McGonigal”.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit:

Blushi: Do kërkojmë Komision hetimor parlamentar për “McGonigal”. Raporti i Departamenti të Drejtësisë, akuzë për Ramën dhe SPAK, bëri pluhur e hi “Ramaformën” si pjellë e korrupsionit

Raporti tronditës i Departamentit të Drejtësisë për çështjen McGonigal është një akt-akuzë e re zyrtare shumë e rëndë për Kryekorruptuesin, Edi Rama, qartësisht tanimë një Kryeministër i diskredituar ndërkombtarisht, ilegjitim, i inkriminuar dhe “de facto” i rrëzuar nga pushteti.

Ndërkohë që në SHBA publikohen fakte të reja për kreun e Ramaduros, në Shqipëri ka mëse 3 vjet që Altin Dumani bllokon qëllimisht dhe me vetëdije dhe nuk bën asnjë veprim për të hetuar çështjen McGonigal.

Ky bllokim nuk ka qenë i rastësishëm sepse të gjithë e dinë shumë mirë që Altin Dumani, qysh kur të gjitha faktet dhe provat u bënë publike në mediat amerikane, deklaronte se nuk kemi se ku t’i gjejmë fakte dhe se nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë.

Edhe pse me një kallëzim penal mbi tavolinë, Altin Dumani për 3 vite me rradhë ka penguar me vetëdije dhe qëllimisht që Edi Rama zyrtari kryesor përgjegjës për korruptimin e Charles McGongial, të dalë para drejtësisë, deri duke mos guxuar as ta thërrasë njëherë të vetme për ta marrë në pyetje, ndërkohë që të gjitha faktet janë tanimë në dritë të diellit.

Ndërkohë është po i njëjti SPAK që thërret 200 fshatarë për të dëshmuar për një autokombajnë të blerë 30 vite më pare dhe përdor lloj-lloj dëshmitarësh të rremë dhe me probleme me drejtësinë për të sajuar hetime farsë dhe politike kundër liderëve të opozitës dhe që mbështetur mbi hiç-dëshmi, por thjesht dhe vetëm mbi urdhra politikë të Edi Ramës burgos liderët politikë, rrëmben në mënyrë terroriste Presidentin e Partisë së Lirisë dhe vijon ta mbajë atë në izolim ekstrem, pa prova dhe pa fakte penale, prej më shumë se 10 muajsh.

Zbardhja në detaje nga drejtësia amerikane të një prej aferave më të rënda dhe të paprecedenta në historinë politike të një vendi anëtar të NATO-s, fakton katërcipërisht komplotin e mirëfilltë të Edi Ramës kundër demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, si dhe asgjeson çdo alibi të SPAK-ut për të mos vepruar.

Çdo sekondë e humbur nga SPAK rrënon përfundimisht integritetin moral dhe ligjor të këtij institucioni të kapur, e  shpall zyrtarisht Altin Dumanin si mbështetës dhe mbrojtës të krimit shtetëror të nivelit të lartë, si  edhe e bën pluhur e hi të ashtëquajturën “Reformën në Drejtësi”, të shpërfytyruar në “Ramaformën” kriminale me 69 vota, të denoncuar botërisht nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, qëndrimet e drejta të të cilit sot konfirmohen edhe nga gjetjet e raportit të Departamentit të Drejtësisë.

Vet komunikimet e Charles McGonigal të publikuara në gjetjet e raportit të Departamentit të Drejtësisë, fakti se më 9 shtator 2017, ai i dërgoi një mikut të tij personal një fotografi me Kryeministrin Rama, ndërsa një tjetër miku i shkruan se “Kryeministri po reformonte drejtësinë dhe kjo paraqet shumë mundësi”, konfirmon se “Ramaforma” nuk është gjë tjetër veçse një plan i mirëorkestruar për kapjen e sistemit të drejtësisë dhe përdorimin e saj si mjet politik nga Edi Rama për eliminimin e kundërshtarëve politikë.

Konsiderimi nga vet McGonigal i “Ramformës” si një “mundësi” për përfitime personale të kundraligjshme konfirmon tanimë botërisht se Edi Rama nëpërmjet organizatës kriminale SPAK dhe gjyqtarëve nën shantazh po e përdor atë si armë politike për të asgjesuar pluralizmin politik dhe sunduar me metoda mafioze.

Çështja McGonigal është një skandal i qartë korrupsioni ndërkombëtar, ku përzihen interesa personale, përdorim i paligjshëm i funksioneve shtetërore dhe shkelje flagrante e sovranitetit kombëtar.

Përdorimi i McGonigal për të porositur hetime dhe sulme ndaj opozitës shqiptare përbën shkelje të rënda të Kushtetutës së Shqipërisë, të ligjit dhe të parimeve demokratike mbi të cilat duhet të funksionojë një shtet i lirë.

Tanimë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se sulmet ndaj liderëve të opozitës, shpallja “Non grata” e Sali Berishës, rrëmbimi terrorist dhe mbajtja në izolim ekstrem i Presidentit Meta, procesi farsë kundër Fatmir Mediut, janë urdhëruar personalisht nga Edi Rama, janë mundësuar falë korruptimit nga Charles McGonigalët dhe janë zbatuar verbërisht nga Altin Dumanët.

Edi Rama ka tejkaluar çdo kufi të konfliktit të interesit, duke u bërë promotor i një regjimi të korruptuar që synon shkatërrimin e pluralizmit politik dhe instalimin e një narkoshteti kleptokratik.

Rama permendet 14 here ne akuzen e drejtësisë amerikane ndaj McGonigal, që sot ndodhet pas hekurave, por asnjë akuzë nuk ka ndaj tij nga SPAK-u!

Edi Rama është faktuar se e ka shndërruar zyrën e Kryeministrit në një strofull të sigurt për mafian vendase dhe ndërkombëtare, nga Ndrangheta e deri te Sinaloa, ku interesat kriminale të pushtetit të tij mbrohen deri duke korruptuar zyrtarë të niveleve të larta në SHBA.

Edi Rama është faktuar se në mënyrë mafioze ka keqpërdorur informacioneve zyrtare të Qeverisë për të goditur opozitën, duke paguar si mafioz në garazhdet e bodrumet e hoteleve në Amerikë, 225 mijë USD për të korruptuar një zyrtar të larte të FBI për trafik influence dhe për të goditur opozitën, në shkëmbim të përfitimeve financiare, deri duke falur prona publike të shqiptarëve, si në rastin e koncesioneve për oligarkun rus Deripaska, që ishte nën sanksionet amerikane por u shpall investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh dhe pronar licencash hidrocentralesh.

Edi Rama tanimë është nën akuzë për akte shumë të rënda korruptive të provuara nga drejtësia amerikane, është një kryeministër i diskredituar, ilegjitim dhe i rrëzuar, që qëndron në pushtet për shkak se “Ramaforma” e ka shndërruar SPAK-un në një patericë të regjimit, që afërmendsh nuk heton asnjë dosje ku provat e inkriminimit të Kreut të Organizatës janë në dritë të diellit.

Me publikimin e raportit të Departamentit të Drejtësisë, provohet se Shqipëria jo vetëm nuk ka sot Kryeministër por nuk ka as SPAK, por thjesht një organizatë mafioze që ka kapur për fyti drejtësinë dhe e përdor atë si armë për të vrarë opozitarizmin, pluralizmin politik dhe demokracinë në vend.

Departamenti i Drejtësisë përfundimisht e shpall Edi Ramën një kufomë politike mafioze dhe Altin Dumanin një mercenar të diskredituar dhe të kapur në shërbim të verbër të Kreut të Organizatës.

Asnjë përpjekje për të bllokuar të vërtetën nuk do ta ndalë zbardhjen e plotë të çështjes McGongial dhe vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar deri në shpërfytyrim institucionet shtetërore për interesa të ulta personale, korruptive dhe kriminale.

Edi Rama, Altin Dumani, Irena me 5 mbiemra, Dvoranët dhe ortakët e tyre, të kapur me presh në duar si armiq të shtetit të së drejtës dhe opozitës shqiptare në veçanti, do të mbajnë përgjegjësi shumë të rënda përpara ligjit dhe popullit shqiptar.

Në kushtet kur edhe pas raportit të Departamentit të Drejtësisë dhe pas më shumë se dy vite pas burgosjes së Charles McGonigal, Altin Dumani ende nuk ka nisur hetimin e kësaj çështje atëhere lind detyra e Kuvendit të ri që me nisjen e sesionit parlamentar të miratojë me urgjencë ngritjen e një Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal.

Më shumë se tre vjet bllokim nga Altin Dumani është fytyra e vërtetë e SPAK-u që shpik dhe sajon të gjitha llojet e shpifjeve dh gënjeshtrave për të dënuar liederët e opozitës, por akuzat e McGonigalit nuk i prek me dorë.

Që pas publikimit të dosjes i tërë SPAK-u, me Altin Duman dhe dreq e të bir duhet të mos rrinin në zyrat e veta por të sekuestronin, bllokonin dhe të kontrollonin derimë një zyrat e Edi Ramës, për ta marrë të pandehur.

Në të njëjtin SPAK që sillen si persona në dijeni për shou mediatik kushedi sa njerëz, persona të kapur me presh në dorë siç është Edi Rama nuk thirren asnjëherë.

Ndaj dhe raporti i Departamentit të Drejtësisë nga dje e ka zhbërë përfundimisht edhe SPAK-un, krijesën më të shëmtuar të “Ramaformës”.

Asnjë alibi apo përpjekje e dëshpëruar e Altin Dumanit për mbrojtur Edi Ramën, për të fshehur të vërtetën dhe për të relativizuar një komplot të madh kundër sistemit demokratik në vend nuk mund të ndalojë nevojën ulëritëse për dënimin e merituar ligjor jo vetëm të Kryekorruptuesit por edhe të kujtdo prokurori të shndërruar në vegël qorre të tij.

Faleminderit!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan