Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me çështjen "Xibraka". Përmes një postimi në "Facebook", Bardhi shkruan se e vërteta është se prokurori i çështjes as nuk ka hetur gjë dhe as ka përfunduar asgjë.
Bardhi shkruan se certifikimin nëse janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi e merr vetëm gjykata dhe jo prokuroria. Ai ngre pyetjen se pse nuk e dërgoi çështjen në gjykatë për çertifikimin prokurori Shehu dhe se çfarë po fsheh ai. Bardhi më tej shkruan se si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë se çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar dhe çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë.
Ai theksoi se transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit.
Reagimi i plotë i Bardhit:
I njëjti prokuror që jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pa zbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bëri të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen Xibraka!
Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe s'ka çfarë veprimesh hetimore të bëjë më shumë, pra ka “pushuar hetimin” për të sa kohë ka dalë me “konkluzion”. E vërteta është që as ka hetur gjë dhe as ka përfunduar asgjë. Pyetja është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën sa kohë ka dalë në konkluzion lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të arrihet në konkluzion?!
Çertifikimin nësë janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria! Pse nuk e dërgoi çështjen në gjykatë për çertifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh? Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë? Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.
Gjithashtu, Bardhi është shprehur se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. Bardhi ka thënë se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë aspak politike por janë pjesë e dosjeve hetimore.
Ai ka thënë në deklaratat e tij se referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që përdor. Sipas tij të gjitha përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës. Gjithashtu ai e akuzon edhe se ka sjellë në Shqipëri asokohe dy kolumbianët Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.
TIRANË-Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së Sali Berisha i cili deklaroi se anëtarja ...
Foto ilustruese TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka reaguar ditën e sotme për mes një letre të gjatë në lidhje me de...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për padi...
hoxha, shalsi TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë roz&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Dy ditë më parë kanë nisur e regjistrimet e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit....
foto ilustruese TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. ...
SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, një nga çështjet që vazhdon të shkaktojë debat është ajo e ligjit për ...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se Shqipëria është rasti më unik ...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Rama. Përmes...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’my’ i është përgjigjur një komentuesi i cili i drejtohet duke...