Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka reaguar ditën e sotme për mes një letre të gjatë në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit, Edi Rama. Salianji shkruan se kjo është letër-përgjigje përsëritësit më tē madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje. Salianji shprehet se deklaratat e Ramës janë një përpjekje për të luajtor rolin e viktimës dhe se nuk dihet se çfarë halli i madh e nxorri ditë të diele për tu vetëviktimizuar.
Ai shtoi se Rama është përsëritës në korrupsion pasi sipas tij nuk kalojnë asnjeherë 3 muaj ku një aferë e re financiare të shfaqet, për të mbuluar të vjetren. Salianji shtoi se Rama është përsërites në mashtrime e dështime pasi sipas tij prej 12 vitesh premton ato për të cilat është betuar që në vitin 2013. Ish-deputeti shtoi se edhe Ramës do ti vijë dita e llogaridhënies dhe se drejtësia vonon por nuk harron.
Letra e plotë e Salianjit:
Letër- përgjigje përsëritësit më tē madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje! Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të vogël në përpjekje skizofrenike për të luajtur rolin e viktimës! Nuk dihet çfarë halli i madh e nxorri ditë të diele për tu vetëviktimizuar!
Nuk i jam përgjigjur këto kohë pavarësisht se nē çdo konferencë a dalje e ka futur gjuhen e ndyrë tek gëzimi i papërmbajtshëm që i sjell urdhëri për të stisur e manipuluar një proçes që më burgosi duke përdorur disa shërbëtorë mjeranë. Gëzon si korb, që me ata sherbetorë vendosi për të më hequr mandatin e fituar nga qytetarët, ndalimin e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme dhe një gjobë thuajse 50 milion lekë, kamufluar si shpenzime gjyqësore!
Ky langaraq me pushtet që është malinj i pangopur, e sigurtë se do të mbytet në detin e ligësisë së tij të pakufishme. Derisa kjo të ndodhë, të shohim pak se çfarë sterkalash të pista shperndan. Thotë që vetëm për rastin tim komenton, se qenkam sipas tij shpifës recidivist, dhe ketu së pari tregon urrejtjen personale dhe vendimmarjen personale dhe se dyti shpifarakun që është, shpif në çdo fjalë që rrotullon në gojë! Qe ta qartesojme, recidivist është perserites, recidivíst,-i emër i gjinisë mashkullore; term në drejtësi; ai që është recidiv, përsëritës.
Nisur nga ky përkufizim, nuk ka përseritës të dytë në Shqipëri sa është Edi Rama në shpifje, afera, abuzim e krim. Një mori të tillash bëri dhe sot. Një nga të cilat, se nuk e zgjedhin keqbërësit e kriminelêt atë, sepse ai i zgjedh bashkëpunêtorët. Në fakt është rrugë me dy korsi. Ai i zgjedh, dhe ata e zgjedhin. Trafikantët e banditët gjithnjë kanë dashur të hyjnë në politikë, po vetem me Edi Ramen ja dolen, pasi gjetën bashkëpunetorin e duhur.
Ti je përsëritës në korrupsion. Nuk kalojnë asnjeherë 3 muaj ku një aferë e re financiare të shfaqet, për të mbuluar të vjetren. Je perserites në mashtrime e deshtime. Mjafton të kujtojmë se premton tash 12 vjet ato për të cilat je betuar që në 2013. Ke hapur nja 5 herê negociatat, kur ato nuk ishin hapur asnjëherê.
Unë as kam pasur ndonjë dënim për shpifje, as kam pasur kurrë ndonjë denim te ndonje lloji dhe as ndonje punë me asnje institucion të drejtesise, as kam pasur as funksion dhe as kam qene në pushtet, e jo me te kem firmosur apo bere zullume si ti!
Po, kam patur dhe unë të bëj me bandite, njerëz me precedentë, por në anën tjetër, sepse i kam luftuar. Ti i bere deputetë e kryetar bashkie, unë i denoncova. Kam pasur gjyqe me shumë prej tyre. Nuk kam humbur asnjehere, as kur mbroje kanabizimin dhe nxorre ne prite Tahirin, dhe isha mes parcelave duke denoncuar atë dhe ty. E doli qe unë kisha të drejte, ndërsa ti përseritës në krim. Ashtu doli dhe kur nxora me radhe, Ndoken, Prengen, Dakon, Beqajn, Bajrin, Rrajat e pafund, gjithe sorrollopin tend e familjen tende reale, sepse këta jane në fakt, familja jote me e dashur!
Sot bere mire qe i ritheksove autorësinë dhe ndonje naivi qe mendonte ndryshe, se drejtesia nuk u soll me vapor nga USA dhe as BE, por je ti qe kur burgos bandidet prej provave që sjellin partnerët, u shfajësohesh në kthina të errëta që skam çu bëj amerikaneve, e kur del ne mexhelis thua qe ti e ke drejtesine. Ashtu është e verteta! Ti e ke. Shkruan pretencën, blen deshmitarët, jep vendimin. Qelia 6 në Fier ta konfirmon autorësinë.
Denoncimi im per trafikantin nderkombetar të droges Agron Xhafaj u konfirmua edhe nga djegja qe kjo te jep ty ne fundshpine, në menyrë përëritëse. Agron Xhafaj ishte i denuar në Itali me 7.4 vite burg pas nje operacioni te DEA, jetonte i lire në Shqiperi me mbrojten tende dhe as nuk arrestohej as deportohej. Kjo, deri diten që publikova investigimin e gazetarit kurajoz, ku trafikanti jot u detyrua qe brenda disa oresh të shkonte te vuante denimin si gjithe të tjerët.
Ndryshe nga ti, unë nuk gezohem kur deren e burgut e shohin edhe kundershtare e armiq politikë, me të cilet pasi kane shkuar në atë destinacion, unë nuk jam marrë më me ta, sepse kur merret drejtesia, politika duhet të reflektojë, mbajë përgjegjësi e të nderhyje me projektligje për, mba të parandaluar çdo mundësi abuzimi ne te ardhmen!
Denimi im eshte faqe gjithe botes i montuar, i falsifikuar dhe duke perdorur gjithe burimet shteterore jo vetem si influence por dhe si fuqi financiare. I pari deputet e politikan që denonem pse lam thënë të vërteten. I pari shtetas që denohem per kete veper penale. I pari qytetar qe denohet pa ligj, i pari rast ku denohesh per kallezim pa kallezuar! Drejtuesit e tu të policise bashke me ish-ministrin tend jane kapur duke paguar si langaraqe, si ti, duke mbushur me para të pista xhepat e ordinerëve të denuar per krime, që te deshmonin kunder meje.
Gjykatesit qe kane dhene denimin jane fiks sorrollopi yt, shembelltyra e tipareve të tua korruptivo-kriminale. Artan Gjermeni i transkriptuar në pergjimet e prokurorise së Torinos si zar e shërbëtor i punëve të pista i bandes se Lushnjes, Iliba Bezati kunata e Ballukes tend e kapur nga sherbimet dhe e dokumentuar si person me kontakte të papershtatshme, Gent Shala ish-perfaqesuesi jot në KQZ dhe sot ortak dhe pronar faktik ne disa biznese me persona me rekorde kriminale, Elona Toro e kallezur ne Spak. Qe neser do të publikoj dhe dokumentet për këto që po të shkruaj! Për fund, mos harro se nese nuk do mbytesh ne detin e ligesise që prodhon vetë, do tē vijë dita e llogaridhënies, drejtësia vonon por nuk harron!
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për padi...
hoxha, shalsi TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë roz&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Dy ditë më parë kanë nisur e regjistrimet e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit....
foto ilustruese TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. ...
SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, një nga çështjet që vazhdon të shkaktojë debat është ajo e ligjit për ...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se Shqipëria është rasti më unik ...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Rama. Përmes...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’my’ i është përgjigjur një komentuesi i cili i drejtohet duke...
Luciano Boci TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vot...
TIRANA- 21 deputetë kanë munguar plot 84 ditë, duke detyruar administratën e Kuvendit tu mbajë pagat. Kështu Kuvendi i...