
Zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan këtë të diel në 5 bashki të vendit, shënuan numrin më të ulët të pjesëmarrjes në votime, të regjistruar në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri. Në bashkitë e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut dhe Matit votuan vetëm 18.72% e qytetarëve me të drejtë vote. Ky është rekordi më negativ përsa i përket përfshirjes së qytetarëve në procesin më të rëndësishëm vendimmarrës për pushtetin vendor, atë të zgjedhjes së kryetarit të Bashkisë.
Referuar zgjedhjeve vendore të vitit 2023, pjesëmarrja ishte 38.23%, ndërsa në vitin 2019 kur Partia Socialiste votoi e vetme pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bojkotuan zgjedhjet. pjesëmarrja ishte 22.96%.
Por cilat janë arsyet e bojkotit të zgjedhjeve të 9 nëntorit?
Sipas një analize, një nga arsyet pse qytetarët nuk dolën të votojnë është injorimi i procesit nga partitë politike. Si rrallëherë, asnjë nga partitë e mëdha nuk u angazhua në fushatë dhe asnjë nga drejtuesit e lartë të tyre nuk doli në terren. Teksa vëmendja e dy partive të mëdha u fokusua tek zgjedhjet në Tiranë, megjithëse vijonte beteja ligjore në gjykatën Kushtetuese, ku ish-kryebashkiaku Erion Veliaj kishte ankimuar vendimin e shkarkimit, në 5 bashkitë e tjera nuk u zhvilluan takime elektorale, hapje apo mbyllje të fushatës, asnjë debat televiziv.
Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, opozita nuk kandidoi në zgjedhjet e 9 nëntorit me kandidatët e saj por mbështeti disa kandidatë të pavarur, duke mos arritur ta angazhojë drejtpërdrejt elektoratin e saj.
Në këtë mënyrë, partitë politike nuk bënë asgjë për të motivuar qytetarët, duke i dhënë kështu një goditje të rëndë morale procesit. Nga rezultatet e publikuara prej KQZ, një kryetar bashkie që zgjidhet me më pak se 20% të votave, nuk mund të përfaqësojë shumicën e qytetarëve të bashkisë që do të drejtojë.
Zgjedhjet e sotme treguan se nëse partitë politike do të heqin dorë nga proceset zgjedhore, qytetarët nuk do t% dëshirojnë të marrin pjesë, duke çuar në dështimin e procesit./bw
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Nëntor19:13
Grupi Parlamentar i opozitës thërret mbledhje urgjente, ndalon pjesëmarrjen në komisione deri në vendim final
Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka njoftuar sot se të gjithë deputetët e grupit duhet të marrin pjesë në një ...
POLITIKE
9 Nëntor18:37
Berisha për ligjin anti-familje: Narko-qeveria po përmbys familjen, moralin dhe të drejtën prindërore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video të shoqëruar me dixhiturën se ligji i propozuar nga qeveria për ...
POLITIKE
9 Nëntor16:55
Ilirjana Kuçani: Vlonjatët kanë braktisur Edi Ramën! Pjesëmarrja më e ulët historike
Nga studioja e Report TV, pedagogia Ilirjana Kuçani ka bërë deklarata të forta në lidhje me pjesëmarrjen e ulët në v...
POLITIKE
9 Nëntor15:04
Berisha për ligjin e “barazisë gjinore”: Narko-qeveria po përmbys familjen, moralin dhe të drejtën prindërore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një postim në Facebook, të shoqëruar me dixhiturën se ligji i prop...
POLITIKE
9 Nëntor14:21
Të dhënat e KQZ. Vlora “refuzon” votimet për kreun e ri të Bashkisë, në Mat pjesëmarrja më e lartë
Në Vlorë, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është tejet e ulët.
Nga të dhënat e Komisionit Qendror t&eum...
POLITIKE
9 Nëntor14:14
Dha dorëheqjen pas përplasjeve me Ramës, Ermal Dredha rikthehet në Vlorë për të votuar
Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka votuar gjatë ditës së sotme në një nga qendrat e votimit në qyte...
POLITIKE
9 Nëntor13:51
Skandal në Vlorë/ Komisionerët e PS nxjerrin informacione për votuesit (Foto)
Në disa qendra votimi të qytetit të Vlorës, komisionerët e Partisë Socialiste janë kapur duke nxjerrë informacion ...
POLITIKE
9 Nëntor13:47
Vlorë/ ‘Ismail Qemali” nuk lejohet të votojë
Ismail Qemali (Ylli Meçaj) erdhi nga Italia për të votuar, por nuk e gjeti emrin në listat e votimit.
Ylli Meçaj artisti vlonjat i...
POLITIKE
9 Nëntor13:34
Shqipëria e pensionistëve, panorama në kutitë e votimit
Duket se zgjedhjet lokale në 5 bashki kanë pak interes për të rinjtë, megjithëse shumica e tyre jetojnë jashtë vendit.
...