Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Kreu socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzimet me tenderat në institucionin që ai drejton.
Ndaj Isait rëndojnë një sërë akuzash si veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Bashkë me të janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe një biznesmen.
Hetimet po kryen nga prokurori Dritan Prençi, ku procedimi penal është regjistruar pas kallëzimit të avokatit Esmerald Xhafa, teksa bisedat e zbardhura nga telefonat e sekuestruar kanë hedhur dritë mbi abuzimet me tre tendera, më konkretisht:
Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-69427-08-21-2020
Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-75548-10-14-2020
Ndërtimi i ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave, faza e dytë nga burimet e Kozelit – REF-68285-08-11-2020
Autoriteti kontraktor për rrugën Korçë-Ersekë ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar, por mësohet se Bashkia Kolonjë e drejtuar nga Erion Isai ka patur rol aktiv në projektimin e rrugës, si dhe në mbikëqyrjen e punimeve.
Firma projektuese e rrugës ka qenë “A&E ENGINEERING” me administratore dhe pronare shtetasen Entela Çano, kompani e cila kishte lidhje me Erion Isain, teksa aksionerë të saj më parë kanë qenë edhe Albert Metaj dhe Arian Shtembari.
Kompania e Entela Çanos ishte edhe mbikëqyrëse e punimeve, pra që do të garantonte cilësinë e punimeve, por një pjesë e rrugës u shemb pasditen e 18 shkurtit të vitit 2024, ende pa nisur qarkullimi i mjeteve.
Rruga Korçë – Ersekë është gjithsej 35 kilometër e gjatë, standard normal i kategorisë C, me vetëm një korsi. Ndërtimi i aksit u nda në dy pjesë. Pjesa e parë me gjatësi 18 kilometra u bë gjatë qeverisjes demokrate me kosto totale 15 milionë euro.
Ndërsa pjesa e mbetur me gjatësi 17 kilometra u tenderua nga qeveria aktuale me një vlerë fillestare 5 miliardë lekësh ose gati 48 milionë euro. Por, faturës së kripur iu shtuan dhe 9,4 milionë euro përmes dy procedurash modifikimi të kontratës. Pra, Qeveria “Rama” e ndërtoi gjysmën e rrugës me mbi 3 herë kosto më të larta se Qeveria e Berishës.
Me këto ndryshime, kosto totale e rrugës shkoi në 72,4 milionë euro pa TVSH. Rruga Korçë-Ersekë duhet të përfundonte në qershor të vitit 2023. Por afati u shty me një vit dhe teksa pritej inagurimi, një pjesë e rrugës u ‘shkërmoq’ ende pa nisur qarkullimi i mjeteve. Punimet për këtë aks rrugor u kryen nga kompania “A.N.K ” e familjes së ish-deputetit Ndue Kola.
Kompania “A&E ENGINEERING” ka qenë fituese e paracaktuar edhe e tenderave të ujësjellësit në Bashkinë Kolonjës, që u zbulua nga një bisedë në Whats App mes pronares Entela Çano dhe Erion Isait.
Lexo edhe: “Shoqeeee”/ Zbardhen përgjimet e Erion Isait me Entela Çanon, "miku" donte verë të mirë
Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme ...
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një takim me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe krerët e komisioneve parlamentare. Mësohet se në...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pasi u paraqit për herë të fundit tek Shërbimi i Provës, duke e cil&...
Ervin Salianji është paraqitur për herë të fundit në shërbimin e provës, pasi u lirua me kusht nga burgu i F...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë të tjera pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Krahas videos, kryeminist...
Duket se kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar pas më shumë se dy muajsh me vonesë, në lidhje me ultimatumin e Edi Ram&eu...
Gazetarja Ola Xama ka komentuar shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, duke e cilësuar qeverisjen e tij si “mode...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit ka përfunduar dënimin dhe sot lë qelinë e burgut. Dako, u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim ng...
Analisti Andi Bushati u deklarua i prerë për qëndrimin që duhet të mbajë opozita në zgjedhjet e pjesshme vendore në disa...
Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, ka botuar një libër ku përmendet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij në...