Dorian Teliti ngre shqetësime mbi mungesën e reagimit të qeverisë shqiptare përballë krizës së pritshme ekonomike, duke theksuar se vendi rrezikon të përballet me pasoja të rënda, sidomos në kushtet e konfliktit në Iran. Teliti kritikoi qasjen pasive të institucioneve, duke theksuar se ndryshe nga vendet e tjera europiane dhe të rajonit, Shqipëria vijon të mos marrë masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve.
Dorian Teliti: Faleminderit që trajtojmë një temë kaq sensitive, e cila duhet të marrë gjithnjë e më shumë vëmendje, pikërisht për faktin sepse dhe ne do të jemi pjesë e atyre vendeve të cilët do të prekemi, do të kemi efekte negative si pasojë e konfliktit që po ndodh në Iran. Shiko, flitet për krizë, po kriza është prezente prej vitesh në tryezat tona. Ke 42% të shqiptarëve që janë në varfëri ose rrezik varfërie.
Thjesht tashmë, duke qenë se ata po braktisen dhe do vazhdojnë të braktisen, siç u deklarua sot dhe nga ministrja e Ekonomisë, e cila doli në emër të qeverisë dhe tha ne thjesht do konstatojmë se çfarë do ndodhi, po nuk tha asnjë masë që do merret, sidomos për të mbështetur shtresat vulnerabël dhe bizneset shqiptare që mund të jenë nën rrezik falimenti, kjo pastaj e bën akoma dhe më të trishtueshme situatën. Pra në parim e kemi të qartë, çdo vend do preket nga kriza, edhe Shqipëria nuk do bëjë përjashtim. Diferenca cila është?
Masat që do merren, që duhet të merren nga aktorët e tregut dhe kryesisht nga aktori kryesor që është shteti, qeveria, për të minimizuar në maksimum këto efekte negative. Spanja i ka marrë masat, i miratoi dhe në parlament. Italia i mori masat, i miratoi dhe në parlament. Greqia mori masat gjithashtu. Vende të tjera, Serbia gjithashtu. Në të paktat vende që s'kanë marrë masat, si gjithmonë, renditet Shqipëria, aty në krye të listës, e cila bën thjesht konstatim, sikur të ishte zyrë, zyrë statistikash dhe jo ministre e ekonomie. Sikur të kemi nevojë për të konstatuar, ndërkohë që konstatimin e faktit që çmimet janë rritur, nuk ka nevojë të na thotë qeveria, por po e shohim ditë për ditë, edhe sot po e shohim kur blejmë produkte për tryezën tonë.
Ajo që neve duam të dëgjojmë është, me këtë 9.1 miliardë euro buxhet që ke, ku 800 milionë euro i ke vetëm shpenzime operative, luksi për udhëtime, për mirëmbajtje zyrash, ku ke me qindra miliona euro investime të cilat ti i prokuron mbi fond tre, katër herë, pesë herë, deri në 10 herë krahasuar me çmimet e vendeve të rajonit, kur ti ke shpërdorime nga më të ndryshmet dhe zëra në buxhet të cilat, sidomos në kuadër të krizës nuk duhet të ekzistojnë, a nuk duhet sot të dilte qeveria dhe të prezantonte praktikisht ndryshimin rrënjësor të buxhetit të shtetit të vitit 2026?
Pasi nga njëra anë shpallin krizën, dhe duke shpallur krizën, justifikohet edhe ngritja e bordit për karburantet, por nga ana tjetër nuk bëjnë dot asgjë tjetër. Kur duhet të ishte masa e parë dhe kryesore do të ishte rishikimi i paketës fiskale në fuqi dhe njëkohësisht rishikimi i buxhetit të vitit 2026.
Nga njëra anë, paketa fiskale duke reduktuar disa zëra taksash dhe tatimesh për t'i ardhur në ndihmë sipërmarrjeve shqiptare, siç është ulja e taksës së qarkullimit në nivelet që ka qenë në vitin 2013, rishikimi i akcizës në nivelet e mëparshme, kompensimi i një pjese së kostove të TVSH-së, të cilat do mbushin arkën e shtetit sepse çmimet janë rritur.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Mars17:20
“Kërkesat e opozitës mbeten pa përgjigje”/ Bardhi: Shumica po zhbën Kuvendin për të shmangur kontrollin
Në Tryezën e nivelit të lartë “Forcimi i Qeverisjes Demokratike dhe Ndryshimit Transformues”, të organizuar nga Ambasada Br...
POLITIKE
27 Mars17:11
Sherr çakenjsh për tenderin 1.4 mln euro/ KPP dhe Ujësjellësi i Gjirokastrës zihen se kush do të shpallë fituesin
Komisioni i Prokurimit të Publik dhe Ujësjellësi i Gjirokastrës janë përfshirë në sherr për një tender me vl...
POLITIKE
27 Mars16:22
Raporti/ DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria e Kosova në Nivelin 2!
Në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare, përfshirë zhvillimet në Irani, Departamenti Amerikan i Shteti...
POLITIKE
27 Mars16:16
Dokumentet/ Akuzat për Metën, Blushi: Provat që çmontojnë kallëzuesin e rremë, (sekserin)
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka postuar në faqen e tij ne facebook dokumente që sipas tij &c...
POLITIKE
27 Mars14:36
“Pas datës 20 të çdo muaji s’ka më analiza në QSUT”, Berisha: Ministrja Evis Sala tha të vërtetën. Paratë u vodhën nga Rama, Beqaj dhe Manastirliu
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala sa i takon faktit se pas datës 20...
POLITIKE
27 Mars13:39
“Datën e protestës do ta caktojmë shumë shpejt!”, Berisha: Çështja “Balluku” s’mbyllet kurrë për opozitën!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se opozita do të vendosë shumë shpejt për da...
POLITIKE
27 Mars13:37
Berisha: Çështja e Irena Gjokës u mbyll me urdhër të kryeministrit! Raporti fshihet
Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot në konferencën e radhës me gazetarët në selinë blu, edhe për kërkesën e S...
POLITIKE
27 Mars13:08
Berisha thirrje bankave të huaja: “Ngrini” llogaritë bankare të Lubisë dhe Ramës, ato janë para të shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku ka pasur në menaxhim 12 mld euro për infrastrukturën, por k&eum...
POLITIKE
27 Mars12:58
Denoncimi i Berishës: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës! Edi Rama u ka dhënë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, për përfshirje në çë...