Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...

TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se farsat nuk fitohen kurrë nga opozita. Ai tha se kanë zgjedhur rrugën e qëndresës për votën e lirë të shqiptarëve. Berisha shtoi se rruga e zgjedhur nga opozita është rruga në të cilin ne marrin pjesë në proces, paraqesim të gjitha dokumentet e vërteta, sipas tij, që ishte farsë dhe ftojnë shqiptarët të luftojnë për votën e tyre.
"Rruga tjetër është rruga që ndjekim ne. Rruga në të cilin ne marrim pjesë në proces, paraqesim të gjitha dokumentet e vërteta që ishte farsë dhe ftojmë shqiptarët të luftojnë për votën e tyre. Të dyja janë të vështira, por kjo e dyta ka një mbështetje ndërkombëtare. E para mund ta krijojë, por fillimisht nuk ka. E dyta po, ja ku janë raporti, ja ku janë rezolutat. Është pra një betejë e vështirë, por jo e pashpresë", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Tani, çfarë mund të them sot unë. Unë mund të them sot atë që kam thënë shumë e shumë herë më parë, se me Edi Ramën, zgjedhje të lira kurrë nuk mund të ketë. Kjo nuk është asgjë e re. E kam thënë para këtyre zgjedhjeve, e them edhe sot me bindjen më të madhe pasi Edi Rama ka krijuar shtet elektoral dhe zhvillon farsë elektorale. Imagjinoni ju pak, në Durrës janë 50 mijë vota të diktuara nga krimi. Se nuk është vetëm ky, është Ani Dyrmishi, është Drazhi, janë disa. Po ky ka qenë stari, se ky ishte projektuar për Ministër të Brendshëm.
Dhe tani këtu 2-3 ditë, meqë u kompromentuan rëndë, po bëhet beteja për kryetar bashkie në vend të Sakos. Kjo është e vërteta. Pra, për të dalë tek pyetja juaj. Në qoftë se me këto fakte që paraqesim, këto denoncime që bëjmë, duam t’u them shqiptarëve se me shtet elektoral ka vetëm farsë elektorale dhe se Edi Rama zhvillon vetëm farsë elektorale. Dhe se farsat nuk fitohen kurrë nuk nga opozita. Farsa nuk fitohet nga opozita. Atëherë ka një qëllim, që çdo qytetar shqiptar, që beson se këto zgjedhje ishin farsë dhe se farsa nuk fitohet kurrë nga opozita, të pyesë veten a është i gatshëm të sakrifikojë për votën e lirë.
A është i gatshëm të angazhohet në një betejë për t’u rikthyer shqiptarëve të drejtën e votës së lirë. Çka nënkupton të gjitha përpjekjet, të gjitha sakrificat për ata që besojnë se kjo është një farsë. Për ata që besojnë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe natyrisht largimi i Edi Ramës duhet të jetë qëllimi më madhor i shqiptarëve...Farsa nuk fitohet kurrë nga opozita. Ka dy rrugë. Ka një rrugë, bojkoti i zgjedhjeve. Në qoftë se ju lexoni rezolutën e 30 prillit, të votuar nga 82 parti politike të qendrës së djathtë të Europës, parti që qeverisin Europën sot, aty është e qartë se 11 Maji do jetë një farsë, sepse Edi Rama gjatë fushatës po blinte vota me lekë, po blinte vota me kanabis, po blinte vota me prokurime, po blinte vota me punësime.
Dhe se drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk qëndronte ndaj gjithë këtyre krimeve. Përveç kësaj, u zhvillua një hearing në Parlamentin Europian i të gjithë spektrit politik të parlamentit. Dhe në këtë hearing, zgjedhjet u quajtën një emergjencë. Tani, në qoftë se ishim para dy rrugëve, pjesëmarrje ose mospjesëmarrje. Në qoftë se nuk merr pjesë, do zgjedhësh rrugën e dhunës ose rrugën e shuarjes. Ose do pranosh se këtu nuk do merrem më me politikë, ose do merrem dhe do përdor forcën ndaj kësaj qeverie që të merr liritë.
Është njëra rrugë. Rruga tjetër është rruga që ndjekim ne. Rruga në të cilin ne marrim pjesë në proces, paraqesim të gjitha dokumentet e vërteta që ishte farsë dhe ftojmë shqiptarët të luftojnë për votën e tyre. Të dyja janë të vështira, por kjo e dyta ka një mbështetje ndërkombëtare. E para mund ta krijojë, por fillimisht nuk ka. E dyta po, ja ku janë raporti, ja ku janë rezolutat. Është pra një betejë e vështirë, por jo e pashpresë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Berish...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se kandidat...
TIRANA- Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit sot në gjyqin në GJKKO, i marrë i pandehur për pen...
KOSOVA- Media britanike "The Times" shkruan se Mbretëria e Bashkuar do t’i kërkojë Kosovës të pranojë emigrantët...
TIRANË- Gazetari i njohur i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens shprehu skepticizëm të thellë ndaj mundë...
TIRANË- Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke ...
TIRANË- Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka deklaruar se procesi zgjedhor ...
KOSOVË- Ka dështuar sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Për herë të 21 deputetët jan&e...
TIRANA- Njëzet e tetë vjet më parë, Edi Rama, një artist shqiptar i mërguar në Paris, shkroi një opinion të ashp&...
TIRANË- Më 28 prill 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u ndal në një miting në fshatin Petrelë t&e...