Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar një rast të mbetjeve të rrezikshme, pranë një shkolle të fshatin Baltëz të Elbasanit. Dizdari tha se janë rreth 200 tonë mbetje kimikatesh, ndër të cilat cianur dhe arsenik, ndodhen krah murit të shkollës, në një magazinë.
Sipas saj, fëmijët, por edhe të rriturit, kanë shfaqur probleme shëndetësore si alergji, probleme me frymëmarrjen, probleme psikologjike, por nuk mungojnë dhe sëmundjet fatale. Në emër të PD, Dizdari i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për zgjidhjen e kësaj situate.
Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari:
Ndërsa skandali i mbetjeve të rrezikshme, që janë rrugës për tu rikthyer në portin e Durrësit, ende nuk është mbyllur, po bëjmë sot publik një fakt tjetër tronditës, që lidhet me mbetjet e rrezikshme dhe shëndetin e fëmijëve. Rreth 200 Ton mbetje kimikatesh, ndër të cilat cianur dhe arsenik, ndodhen krah një muri shkolle në fshatin Balëz në Elbasan. Siç e tregon kjo foto, ku qartazi duket shkolla e Balzës me qindra nxënës dhe muri ndarës i magazinës që mbledh mbetje të rrezikshme.

Bashkë me mësimet, fëmijët e Balzës marrin çdo ditë falas nga qeveria, edhe një dozë helmi. Kjo ndodh prej vitesh dhe fakti që nuk ka asnjë masë për t’i zhvendosur kimikatet dëshmon pandjeshmërinë e Rilindjes ndaj jetës së fëmijëve dhe banorëve të Balzës, Elbasanit dhe gjithë vendit. Me siguri në Bashkinë e Llatjes dhe qeverinë e Ramës këtë e mendojnë si pjesë të projektit ”Shqipëria 2030”.

“Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve” pas oborrit të shkollës, në qendër të fshatit Balëz, ndodhet rreth 2,5 km larg prej dy institucioneve të rëndësishme të Elbasanit, spitalit dhe Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Fshati Balëz ka mbi 1000 banorë dhe shqetësimi më i madh i tyre është se këto magazina janë ngjitur me shkollën, çerdhen dhe qendrën shëndetësore.
Fëmijët, por edhe të rriturit, kanë shfaqur probleme shëndetësore si alergji, probleme me frymëmarrjen, probleme psikologjike, por nuk mungojnë dhe sëmundjet fatale. Të gjitha këto dëshmojnë se, pavarësisht kushteve të pretenduara të ruajtjes, këto lëndë avullojnë dhe shpërndahen në ajër, apo precipitojnë në tokë ku ndotin tokën dhe ujërat nën të.
Banorët e zonës ankohen se tokat dhe uji i puseve të tyre janë të helmuara nga agjentë të rrezikshëm dhe, për pasojë prodhimet janë të pakta dhe dyshohen të rrezikshme. Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për zgjidhjen e kësaj situate. Qeveria e ka shndërruar Elbasanin dhe zonat përreth në një qendër grumbullimi të mbetjeve të rrezikshme, në një qytet skrapi, në një vend ku digjen gomat masivisht, ku punojnë fabrika solari, ku ajri është i ndotur.
Metalurgjiku i Partisë së Punës është rikthyer për ta vrarë Elbasanin nën Partinë e Zhvatjes. U bëjmë thirrje banorëve të Balzës, Elbasanit dhe zonave përreth, të ngrihen kundër helmeve qeveritare, dhe pro jetës; kundër zhbërjes së fshatrave dhe qyteteve dhe pro Shqipërisë.
Partinë Demokratike do ta kenë në krah!
TIRANA- Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, kanë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka zhilluar një talim me komandantin e Komandës Europiane të Shteteve të Bash...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet me projektet fituese të konkursit të kombëtar të Korporatës Shqiptare t&e...
TIRANA- Ditën e sotme ka nisur konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–...
SHBA- Ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me disa shqiptarë në ...
Beleri STRASBURG- Eurodeputeti, Fredi Beleri ka ardhur drejt Strasburgut ku ka mbajtur fjalën e tij për herë të parë në Parla...
Sa TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te asambleja e fundit e PS-së, ku sipas tij Edi Rama i k...
Evis Kushi TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së diplomave false nga Kolegji Univ...
Gonxhja TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ditën e sotme ka marrë pjesë në sea...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetar...