Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Nga Ndriçim Kulla
Fillimisht mendoj se ka arsye, që ne si qytetar kryeqytetas, duhet fillimisht ta falënderojmë Florjanin, për guximin që gjeti tek vetja, për tu përfshirë në këtë sfidë ndaj problemacitetit, që mbart konkurrimi i tij në një klimë politike të nxehtë dhe ekstremisht të politizuar ,ku denoncimet dhe akuzat ndaj regjimit, që i gjuan votat me para, represion dhe marifete të pa imagjinueshme, janë në kufirin e pabesueshmërisë për të fituar. Kam ndjekur në rrjetet sociale dje dhe sot, tërë patronazhistët e regjimit nga janë e nga nuk janë, gjithashtu edhe punëtorët e kulturës woke, të cilët me kapuçe në fytyrë, jo vetëm që kanë filluar të bërtasin, por të ulërasin me zërin e trajtuar nga parat e drogës dhe krimit të organizuar, për te nxjerrë jashtë loje iniciativën dhe kapacitetin që ka Flori për të konkurruar denjësisht, jo vetëm një figure të korruptuar që Edi Rama e nxori pa pritur nga xhepi, por edhe përballë kujtdo kandidati tjetër.
Në gjykimin tim kandidatura e Florjan Binaj duhet marrur me qetësi dhe me shumë respekt.
Në kushtet e një kompleksiteti të tillë, që kanë ndërthurur rrethanat që ka imponuar shteti totalitarist që është krijuar, kandidatura e tij krijon një çlirim energjie për t’iu përqasur një atmosfere të re politike, tek e cila nuk ka arsye që të mos besojmë.
Ne duhet të mësohemi që ta refuzojmë kulturën e dogmave që çfaqin publikisht fanatikët , ku përtej aparencës fshihen arsye të tjera të cilat më shumë janë të lidhura ne interesat e regjimit.
Kandidatura e Florjan Binaj është një zgjidhje shumë e mire, që meriton të mbështetet pa rezerva edhe për një arsye të forta social - politike. Ajo i jep një mesazh shoqërisë shqiptare ekstra të politizuar, që s’ka nevojë të arsyetohet më tej në opinionin tim ,se zgjidhja mund të dal edhe jashtë politikës, sigurisht edhe me mbështetjen e pa shmangshme të politikës.
Ne nuk jemi të parët që po u prijmë eksperiencave të tilla, të cilat kanë krijuar precedentët e ç’tensionimeve të disa situatave të mbarsura me politike të tepruar dhe me mosbesim. Regjisor, aktor novator apo veprimtar me shembujt e tyre të vullnetit të një Xhek Londoni, e kanë kthyer në normale për tu arritur atë që ishte e pa besueshme , kundrejt çdo posti politik deri tek posti i presidentit, Ronald Regani më vjen ndërmend në këto momente. Ishte pjatalarës , aktor dhe producent jo shumë i spikatur dhe u bë president i madh në histori. Arnold Schwarzeneger ishte artist i madh dhe u bë krybashkiak i suksesshëm.
Kryebashkiaku i Hamburgut , që nuk më vjen ndërmend emri i tij, por që më ndrit shembulli i tij i disa i vite më pare; i suksesshëm në këtë post që doli në rrethana të përafërta me Tiranën e sotme, i pa parti dhe që ushtronte profesionin e një biologu. Bëri revolucion në Hamburg. Rastet janë të shumta, ku në se i hyjmë rrugës së shqyrtimit, rasti nuk i ngjan rastit. Gjithashtu edhe i famshmi kryeministri ynë, një ekscentrik i pa administrueshëm, asocial në çdo pike , piktor , ose më mirë pretendonte të ishte i tillë , por u ul në poltronin e kryebashkiakut të Tiranës për 12 vite me radhë. Po Florjani? - mund të lind pyetja. Krejtësisht i pa krahasueshëm, sepse është një njeri social, modern dhe tradicional, i suksesshëm në ekran dhe qytetar i nivelit të parë. Humorist i dashur i shqiptarëve, ku me interpretimet e tij origjinale dhe etike në kushtet e industrisë së kulturës , ka mundur të krijoj jo thjesht personazhe konsumi, por personazhe të cilët kanë art të spikatur në interpretim.
Florjani është një figurë publike përbashkuese, jo vetëm për artin e interpretimit por edhe përpjekjet që ai ka bërë jo pa sukses në jetën publike dhe shoqërore. Emisioni investigativ Piranja që ai drejton sot në median opozitare Syri. Tv është një cv origjinale, e cila shprehë më së miri, se në damarët e tij rrjedh një gjak, që ka në formulën e tij interesin publik të shoqërisë shqiptare.
Ndoshta në këto momente do ishte zgjedhja më unike, që duhej ta mbështetnim ne dhe të gjitha partitë e spektrit opozitar në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Tiranë, si kandidat i opozitës për kryetar.
Në këtë kontekst, unë modestisht jam i prirur të përcjell një mesazh të sinqertë për të gjitha paritë politike të spektrit opozitar.
Duhet të ngrihen në lartësinë e nivelit të interesit qytetar dhe me fisnikëri të mbështesin Florianin. Ky akt do jetë nesër një shpërblim edhe për perceptimin e qytetarëve shqiptar mbi këto parti, ku mund të konvertohet në një shpërblim besimi me rritje elektorati. Nuk e vë në dyshim edhe punën e tyre për të realizuar interesat opozitare dhe në këtë kontekst kanë kandidatët e tyre dinjitoz, por rasti i Florianit është një prurje i veçantë, sepse jo vetëm ka mbështetjen e partisë më të madhe opozitare, që sidoqoftë duhet respektuar edhe për hire të demokracisë, por është një figurë që gëzon mbështetje edhe tek shumica shtresës së të pa vendosurve.
Atë nuk e nxori dikush nga xhepi si Orgetën e korruptuar , që e nxori nga xhepi i korrupsionit kryeministri shqiptar, por vetja e tij që vjen nga përkushtimi i sinqertë për të bërë diçka të mundur për kë vend. Dhe kjo shprehë që në fillim të garës një epërsi të madhe me konkurruesen. Prandaj ne duhet ti besojmë fuqimisht.
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administrat&e...
Transmetuesi publik gjerman MDR ka përgatitur një reportazh për tendencën e Edi Ramës për të pushtuar titujt e medieve nd&eum...
Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e kësaj të marte kryesinë e saj, në një takim organizativ në funksion të...
Në një akt të paprecedentë, Kuvendi i Shqipërisë prodhoi të premten një dokument zyrtar ku nderon mes figurave komb&eu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për situatën e vështirë të pensionistëve në...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes rrjeteve sociale deklaron se qeveria me indeksimin e fundit të masës së p...
Arbana Osmani ka ftuar në episodin e kësaj të enjte në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje” dy moderatorët e “P...
Bashkë-Presidenti i organizatës "Diaspora për Shqipërinë e Lirë", Florian Haçkaj, doli publikisht në mbështetje...
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambient...
Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Florian Binaj si kandidat për kryebashkiak të T...